Thursday, November 13, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqipëria ”koshi” ku derdhen paratë e pista/ 50 mijë hyrje bosh por numri i familjeve pa shtëpi është rritur me 87%

Editor by Editor
July 3, 2024
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
0
SHARES
44
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Numri i shqiptarëve që nuk kanë banesë në pronësi është rritur në mënyrë dramatike në Shqipëri gjatë dekadës së fundit, tregues ky i politikave abuzive në sektorin e ndërtimit dhe i përmasave dramatike të pabarazisë. Të dhënat e Censit 2023 tregojnë se afro 132 mijë familje ose gati një në çdo gjashtë familje jeton me qira ose jeton në banesë me pronësi të tjetërkujt me marrëveshje me pronarin.

Të dhënat e Censusit 2011 tregonin se familjet e kësaj kategorie ishin gjithsej 71 mijë. Përgjatë dymbëdhjetë viteve të fundit, numri i familjeve pa pronë është rritur me 87%. INSTAT ka publikuar deri më sot vetëm të dhëna të përgjithshme të Censit, ku përfshihen të dhënat e popullsisë në nivel bashkie si dhe të dhënat e banesave në nivel kombëtar. Të dhënat mbi banesat në nivel qarku apo bashkie nuk janë ende të disponueshme, kështu që nuk është e mundur të dihet me siguri se në cilat zona janë banesat bosh dhe në ciliat gjenden familjet që nuk kanë banesë nën pronësi.

Nëse krahasojmë numrin e banesave bosh me numrin e familjeve pa pronësi banese, atëhere mund të themi se ka 2.5 banesa bosh për çdo familje pa banesë.

Banesa bosh ka! Por numri i familjeve pa shtëpi është rritur me
Banesa bosh ka! Por numri i familjeve pa shtëpi është rritur me

INSTAT ka numëruar gjithsej afro 1.08 milionë banesa dhe 756 mijë familje. Aritmetika e thjeshtë tregon se 327 mijë banesa ose 33% e totalit janë të pabanuara. Por llogaritë në rang kombëtar nuk janë shumë shprehëse në këtë drejtim për shkak se popullsia e Shqipërisë është zhvendosur në mënyrë masive nga fshati në qytet dhe, ndonëse në rang kombëtar ka banesa boshe me bollëk, nuk është e mundur të dihet aktualisht se sa prej këtyre janë banesa të popullsisë së zhvendosur nga fshati në qytet dhe sa janë banesa bosh në zonat urbane.

Gjithsesi, nëse shihet se të gjitha bashkitë, përfshirë Bashkinë Tiranë, kanë një shkallë emigrimi që varion nga 30% në 70%, atëherë mund të supozohet se banesa të pabanuara gjenden gjithkund në territorin e vendit, si në qytet, ashtu edhe në fshat. Vetë Bashkia Tiranë, e cila ka njohur rritje të popullsisë, sërish ka një diferencë në masën 33% mes popullsisë së regjistruar në Regjistrin Civil dhe popullsisë së numëruar nga Censi.

Numri i banesave bosh ka gjasa që do të rritet në mënyrë domethënëse gjatë viteve në vijim në rast se moria e pallateve në proces aktual ndërtimi do të përfundojnë. Gjatë pesë viteve të fundit, janë dhënë leje ndërtimi për sipërfaqe të përgjithshme banimi prej 8.7 milionë metrash katrore. Bumi i ndërtimit në fakt është i përqendruar vetëm në Tiranë, ku janë dhënë pjesa më e madhe e lejeve të ndërtimit.

INSTAT pyeti të intervistuarit e Censit nëse e kishin banesën nën pronësi apo jo dhe nëse jo, me çfarë marrëveshjeje banonin. Në rang kombëtar, 82.5% e 756 mijë familjeve e kishin banesën nën pronësi. Një dekadë më parë, në Censusin e vitit 2011, familjet që e kishin banesën nën pronësi ishin 89 për qind. Familjet që nuk e kanë nën pronësi banesën ndahen në dy kategori: në të parën janë familjet që jetojnë me qira dhe këto janë 67 mijë. Në kategorinë e dytë janë familjet që jetojnë pa qira në banesa të dhëna në përdorim nga pronarët. Këta janë 65 mijë.

Të dyja kategoritë kanë pësuar rritje dramatike në krahasim me vitin 2011. Familje me qira në atë kohë ishin 41 mijë, ndërsa familje pa pronë dhe pa qira ishin 30 mijë. Censi zbuloi gjithashtu se, në vitin 2023, ende 29 mijë familje nuk kanë banjë brenda banesës ndërsa 103 mijë familje nuk kanë ujë të rrjedhshëm./BIRN

Previous Post

I kërkuari arrestohet në lokal pranë SPAK-ut

Next Post

Mes duartrokitjeve, lotëve dhe luleve i jepet lamtumira e fundit Kadaresë

Next Post
Mes duartrokitjeve, lotëve dhe luleve i jepet lamtumira e fundit Kadaresë

Mes duartrokitjeve, lotëve dhe luleve i jepet lamtumira e fundit Kadaresë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Modelja Sara Gjoka tregon për përndjekjen e saj me makinë: Më kanë ndjekur për të…

Modelja Sara Gjoka tregon për përndjekjen e saj me makinë: Më kanë ndjekur për të…

November 13, 2025
Shqipëria në rrugën drejt BE-së: Rama parashikon se deri në 2028, marrëdhëniet me Greqinë do të përmirësohen, pa nevojën për të tërhequr veshin Kyriakos.

Shqipëria në rrugën drejt BE-së: Rama parashikon se deri në 2028, marrëdhëniet me Greqinë do të përmirësohen, pa nevojën për të tërhequr veshin Kyriakos.

November 13, 2025
Futbollisti i papritur nuk do të marrë pjesë në ndeshjen kundër Serbisë, Thomas Tuchel e lë jashtë skuadrës 22-vjeçarin.

Futbollisti i papritur nuk do të marrë pjesë në ndeshjen kundër Serbisë, Thomas Tuchel e lë jashtë skuadrës 22-vjeçarin.

November 13, 2025
Rama: Italia ka të drejtë të kërkojë nga Shqipëria çfarëdo, e do ta bëja atë marrëveshje 100 herë

Rama: Italia ka të drejtë të kërkojë nga Shqipëria çfarëdo, e do ta bëja atë marrëveshje 100 herë

November 13, 2025
Modelja Sara Gjoka tregon për përndjekjen e saj me makinë: Më kanë ndjekur për të…
AKTUALITET

Modelja Sara Gjoka tregon për përndjekjen e saj me makinë: Më kanë ndjekur për të…

by timoni.al
November 13, 2025
0

Në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, modelja Sara Gjoka ka ndarë mendimet e saj mbi mënyrën se si...

Read moreDetails
Shqipëria në rrugën drejt BE-së: Rama parashikon se deri në 2028, marrëdhëniet me Greqinë do të përmirësohen, pa nevojën për të tërhequr veshin Kyriakos.

Shqipëria në rrugën drejt BE-së: Rama parashikon se deri në 2028, marrëdhëniet me Greqinë do të përmirësohen, pa nevojën për të tërhequr veshin Kyriakos.

November 13, 2025
Futbollisti i papritur nuk do të marrë pjesë në ndeshjen kundër Serbisë, Thomas Tuchel e lë jashtë skuadrës 22-vjeçarin.

Futbollisti i papritur nuk do të marrë pjesë në ndeshjen kundër Serbisë, Thomas Tuchel e lë jashtë skuadrës 22-vjeçarin.

November 13, 2025
Rama: Italia ka të drejtë të kërkojë nga Shqipëria çfarëdo, e do ta bëja atë marrëveshje 100 herë

Rama: Italia ka të drejtë të kërkojë nga Shqipëria çfarëdo, e do ta bëja atë marrëveshje 100 herë

November 13, 2025
Dy automjete përplasen në Durrës, dy të moshuar mbeten të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën "Aleksandër Goga" në Durrës, ku janë ndodhur dy përplasje mes automjetesh.

17-vjeçari në Vlorë procedohet pas aksidentit që rezultoi me plagosjen e katër të miturve.

November 13, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Modelja Sara Gjoka tregon për përndjekjen e saj me makinë: Më kanë ndjekur për të…

Modelja Sara Gjoka tregon për përndjekjen e saj me makinë: Më kanë ndjekur për të…

November 13, 2025
Shqipëria në rrugën drejt BE-së: Rama parashikon se deri në 2028, marrëdhëniet me Greqinë do të përmirësohen, pa nevojën për të tërhequr veshin Kyriakos.

Shqipëria në rrugën drejt BE-së: Rama parashikon se deri në 2028, marrëdhëniet me Greqinë do të përmirësohen, pa nevojën për të tërhequr veshin Kyriakos.

November 13, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al