Monday, May 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Shqipëria ka hyrë në një fazë kritike”, Gonzato: Të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese

Editor by Editor
September 26, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
“Shqipëria ka hyrë në një fazë kritike”, Gonzato: Të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese
0
SHARES
26
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Në takimin që kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka zhvilluar me krerët e institucioneve të pavarura të drejtësisë, ambasadori i BE në vendin tonë, Silvio Gonzato, tha se Shqipëria ka hyrë ë një fazë të rëndësishme të provesot të integrimit. Gjatë fjalës së tij përpara të pranishmëve, Gonzato u shpreh se parlamenti dhe institucionet e tjera të pavarua, përfshirë ato të drejtësisë, kanë një rol kyç në procesin e negociatave.

“Mesazhi im i parë është që të theksoj rëndësinë e parlamentit, gjithashtu institucioneve të pavarura në kontekstin e hyrjes në BE. Shqipëria ka hyrë në një fazë kritike në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe aktualisht janë duke punuar shumë për t’u hapur shumë shpejt negociatat për kapitujt thelbësorë që kanë të bëjnë me funksionimin e institucioneve demokratike, institucioneve gjyqësore, lirinë, sigurinë, por edhe fusha të tjera thelbësore që janë pjesë e shtyllës kurrizore të të gjithë strukturës siç është reforma në administratën publike, statistikat, prokurimet publike dhe kontrolli financiar.

Ky parlament ka një rol kyç për të luajtur duke filluar me komitetin e BE-së që do të rishikojë nesër pozicionin e negociatave që do i paraqiten Këshillit Europian. Në termat konkrete negociatat do të konsistojnë në reforma thelbësore që do ta sjellin Shqipërinë në standardet në të gjitha këto fusha”, tha Gonzato.

Ndërkohë Gonzato duket se dha një mesazh edhe për deputetët e mazhorancës, që nuk iu bindën vullnetit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës. Gonzato tha se është thelbësore që vendimet e kushtetueses të respektohen në një shtet demokratik.

“Parlamenti duhet të raportojë sic duhet kur është e nevojshme për krerët e institucioneve të pavarura apo dhe komisionet e ndryshime. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen sic nxirren nga ajo dhe kjo është thelbësore në një shtet demokratik”, vijoi ambasadori.

Ambasadori vijoi më tej duke thënë se për procesin e anëtarësimit në BE, Shqipëerisë i duhet më shumë dialog mes palëve në Kuvend, si dhe bashkëpunime ndërmjet institucioneve.

“Shpresoj që në parlament, besoj, që integrimi europian do të konsiderohet nga të gjitha forcat politike si një prioritet kombëtar strategjik së pari për Shqipërinë dhe qytetarët e saj”, tha Gonzato. I pranishëm në këtë takim ishte edhe Nick Abbot, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar.

“Besojmë shumë për rolin e këtij parlamenti në ushtrimin e saj që të drejtojë mekanizma, për të theksuar që këto mekanizma të mos bëjnë konfuz procesin, por të garantojnë përfshirjen e të gjitha institucioneve të pavarura. Ka nevojë për llogaridhënie, por gjithashtu ka nevojë për transparencë”, tha ai.

Ndërsa zv/drejtuesja e komanduar e ambasadës së SHBA-së, Kathryn Hammond tha se mbështesin rritjen e bashkëpunimit dhe pavarësinë e institucioneve.

“Ne mbështesim përpjekjet për rritjen e bashkëpunimit dhe pavarësisë së këtyre institucioneve. Institucionet e pavarur duhet të forcojnë mbikëqyrjen e tyre, llogaridhënien dhe të veprojnë me integritet”, tha ajo.

Previous Post

Milani dhe Interi i thonë jo rindërimit të San Siros

Next Post

Shkencëtarët zbulojnë se çfarë e shkakton obezitetin te shumica e njerëzve

Next Post
Shkencëtarët zbulojnë se çfarë e shkakton obezitetin te shumica e njerëzve

Shkencëtarët zbulojnë se çfarë e shkakton obezitetin te shumica e njerëzve

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al