Saturday, March 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Shqipëria e projekteve të mëdha”/ Berisha: Nëse PD vjen në pushtet, vendi do të shndërrohet në epiqendër të teknologjive më të larta

Editor by Editor
March 5, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Shqipëria e projekteve të mëdha”/ Berisha: Nëse PD vjen në pushtet, vendi do të shndërrohet në epiqendër të teknologjive më të larta
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur këtë të mërkurë mbi programin e qeverisjes së PD. Në një deklaratë për mediat Berisha deklaroi se nëse PD vjen në pushtet vendi do të shndërrohet në epiqendër të teknologjive më të larta.

Lideri demokrat theksoi ndër të tjera se “Shqipëria madhështore”, synon projekte të mëdha si shndërrimin e vendit në epiqendër të teknologjive më të larta, më të avancuara, dataqendrave, internetit 3, blockchain, bitcoin, kriptomonedha dhe inteligjencë artificiale.

Berisha thotë se këto janë të gjitha shtyllat e programit, me të cilat PD do paraqitet çdo ditë, para qytetarëve.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Shqipëria Madhështore mund të mos jetë Shqipëria e projekteve të mëdha. Unë e di se edhe ndaj këtij premtimi ka skeptikë. Por skeptikëve u rikujtoj se Shqipëria e viteve 2005-2008 u bë Shqipëria e projekteve më të mëdha në fushën e energjisë në Europë. A nuk ishte TAP projekti më i rëndësishëm dhe strategjik për energjinë në Europë? A nuk ishte Kaskada e Devollit projekti i hidrocentralit më të madh që po ndërtohej në kohën e vet? A nuk u firmosën 434 kontrata për hidrocentrale? A nuk kishte pra në këtë projekt madhështi, aq sa ftoj mediat të rrëmojnë në arkivat e tyre dhe të gjejnë se si opozita e asaj kohë dhe të tjerët talleshin, kur ne shpallnim Shqipëria superfuqi energjetike rajonale.

Ku jemi sot? Ato projekte, ajo moto bëri që sot ato hidrocentrale të ndërtuara, të firmosura në atë periudhë, të përbëjnë bazën e rritjes së prodhimit të energjisë me 70 përqind. Shqipëria Madhështore nënkupton pra projekte të mëdha si shndërrimin e vendit në epiqendër të teknologjive më të larta, më të avancuara. Dataqendrave, internetit 3, blockchain, bitcoin, kriptomonedha, inteligjencë artificiale. Prapë, kërkoj nga mediat të rrëmojnë në të shkuarën e afërt të kësaj force politike që premton këto. Në vitin 2005, penetrimi i internetit në Shqipëri ishte 4.8 përqind. Në fund të vitit 2005 deklarova se do sjellim Shqipërinë në moshën dixhitale. Reagimi ishte përqeshje dhe nënqeshje, jo vetëm nga kundërshtarët, por edhe nga mediat.

 E vërteta është se në vitin 2013, Shqipëria arriti një penetrim interneti prej 63 përqind. Shqipëria u bë një nga vendet me aksesin më të lehtë në internet në botë. 1250 qendra u hapën në të gjithië vendin ku qytetarët mund të përdornin internetin falas. Pra, nuk u ndala në asgjë tjetër në këtë të shkuar, për të treguar se disa herë më madhështore do jetë Shqipëria e viteve që vijnë se ajo që unë citova. Se Shqipëria dhe shqiptarët janë të aftë të realizojnë projektet më madhështore dhe këtë e kanë faktuar. Kush e mendonte se vendi më i izoluar i planetit dhe më i pasigurt do bëhet anëtar i NATO-s? Ajo u bë realitet. A nuk ishte madhështi kalimi i shqiptarëve nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta te grupi i vendeve me të ardhura të mesme të larta, që u quajt një kërcim kuantik? Pra, këto janë të gjitha shtyllat e programit, me të cilat ne do paraqitemi çdo ditë, çdo orë para qytetarëve.

Previous Post

Rikthehet ‘lufta’ e vjetër? Rezarta Shkurta ‘diss’ Rozana Radit, nxjerr foton

Next Post

Fonde miliona lekë brenda familjes/ Trinomi Arbër Veliaj, Ajola Xoxa dhe Valbona Xoxa

Next Post
Fonde miliona lekë brenda familjes/ Trinomi Arbër Veliaj, Ajola Xoxa dhe Valbona Xoxa

Fonde miliona lekë brenda familjes/ Trinomi Arbër Veliaj, Ajola Xoxa dhe Valbona Xoxa

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare Thoma Berberi, një nga figurat kryesore të eksplorimeve nënujore.

Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare Thoma Berberi, një nga figurat kryesore të eksplorimeve nënujore.

March 21, 2026
Erdogan i dërgon një mesazh Iranit: Shmangni veprimet provokuese mbi hapësirën ajrore turke.

Fjalimi i Erdogan në përfundim të Ramazanit: Situata në Lindjen e Mesme është e tensionuar, Izraeli do përballet me pasojat.

March 21, 2026
“Kaini dhe Abeli, pasardhësit e Adamit” paraqiten në skenë / Një ngjarje biblike e lidhur me aktualitetin, e trajtuar në shfaqjen e regjisorit Rafael Hoxhaj.

“Kaini dhe Abeli, pasardhësit e Adamit” paraqiten në skenë / Një ngjarje biblike e lidhur me aktualitetin, e trajtuar në shfaqjen e regjisorit Rafael Hoxhaj.

March 21, 2026
Robotët “amvisa” në provë nga Kina, mund të kryejnë detyrat e përditshme në shtëpi.

Robotët “amvisa” në provë nga Kina, mund të kryejnë detyrat e përditshme në shtëpi.

March 21, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare Thoma Berberi, një nga figurat kryesore të eksplorimeve nënujore.
Lajmi Fundit

Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare Thoma Berberi, një nga figurat kryesore të eksplorimeve nënujore.

by timoni.al
March 21, 2026
0

Ndahet nga jeta Thoma Berberi, pionieri i botës nënujore në Shqipëri, në moshën 76-vjeçare. Ai njihej si një ndër themeluesit...

Read moreDetails
Erdogan i dërgon një mesazh Iranit: Shmangni veprimet provokuese mbi hapësirën ajrore turke.

Fjalimi i Erdogan në përfundim të Ramazanit: Situata në Lindjen e Mesme është e tensionuar, Izraeli do përballet me pasojat.

March 21, 2026
“Kaini dhe Abeli, pasardhësit e Adamit” paraqiten në skenë / Një ngjarje biblike e lidhur me aktualitetin, e trajtuar në shfaqjen e regjisorit Rafael Hoxhaj.

“Kaini dhe Abeli, pasardhësit e Adamit” paraqiten në skenë / Një ngjarje biblike e lidhur me aktualitetin, e trajtuar në shfaqjen e regjisorit Rafael Hoxhaj.

March 21, 2026
Robotët “amvisa” në provë nga Kina, mund të kryejnë detyrat e përditshme në shtëpi.

Robotët “amvisa” në provë nga Kina, mund të kryejnë detyrat e përditshme në shtëpi.

March 21, 2026
“Goditen 8000 objekte ushtarake”/ Komanda Qendrore e SHBA-së: Aftësia e Iranit për të kërcënuar Ngushticën e Hormuzit është dobësuar

“Goditen 8000 objekte ushtarake”/ Komanda Qendrore e SHBA-së: Aftësia e Iranit për të kërcënuar Ngushticën e Hormuzit është dobësuar

March 21, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare Thoma Berberi, një nga figurat kryesore të eksplorimeve nënujore.

Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare Thoma Berberi, një nga figurat kryesore të eksplorimeve nënujore.

March 21, 2026
Erdogan i dërgon një mesazh Iranit: Shmangni veprimet provokuese mbi hapësirën ajrore turke.

Fjalimi i Erdogan në përfundim të Ramazanit: Situata në Lindjen e Mesme është e tensionuar, Izraeli do përballet me pasojat.

March 21, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al