Wednesday, June 18, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Shqetësim serioz!” BE dënon sulmet e qeverisë ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt

Editor by Editor
June 17, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Shqetësim serioz!” BE dënon sulmet e qeverisë ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt
0
SHARES
31
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA– Komisioni Europian i sheh me shqetësim sulmet e orkestruara nga mazhoranca ndaj Prokurorisë së Posaçme pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj në shkurt të këtij viti, ndërsa kërkon që të mbrohet pavarësia e organeve të drejtësisë së re nga puna e komisionit “Xhafaj” në Kuvend.

Moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi i Shqipërisë ngrihet gjithashtu si problematikë për sundimin e ligjit në Shqipëri. Shqetësimet e Brukselit i janë shprehur qeverisë shqiptare përmes dy dokumenteve jozyrtare në mes të majit dhe në fillim të qershorit, si drafte paraprake të vlerësimit për ecurinë e reformave në kapitujt themelorë të negociatave, ku vendin kryesor e zë sundimi i ligjit.

Në dokumentin paraprak që BIRN disponon, BE vë në dukje se pavarësisht përmirësimit të gjyqësorit në përgjithësi, janë shtuar përpjekjet e zyrtarëve publikë ose politikanëve për të ushtruar ndikim të padrejtë dhe presion mbi sistemin gjyqësor.

“Hetimi dhe arrestimi i një zyrtari të zgjedhur, i konfirmuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në shkurt 2025, shkaktoi reagime të paprecedenta publike nga degët ekzekutive dhe legjislative, përfshirë përpjekjet për të ushtruar presion mbi SPAK dhe institucionet gjyqësore. Kjo përbën një shqetësim serioz,” thuhet në dokument.

BE i referohet dhe dy ankesave të SPAK ndaj Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit për dështimin për të forcuar sigurinë dhe për të mbrojtur stafin e SPAK gjatë një proteste përpara godinës së tij kundër arrestimit të Veliajt si dhe rasteve të presionit ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

“Gjatë periudhës së raportimit, gjashtë magjistratë janë vendosur nën mbrojtje – dy gjyqtarë dhe katër prokurorë. Prokuroria e Posaçme nisi një hetim penal për përpjekje për ushtrim presioni ndaj një magjistrati në një çështje që përfshinte një deputet,” thuhet në dokument.

Komisioni Europian ka bërë një skaner të procesit të vetingut, funksionimit të gjykatave dhe problematikave në mungesën e burimeve njerëzore, ndërsa sjell në vëmendje dhe shqetësimet nëse propozimet ligjore për të rregulluar këto problematika nuk janë sipas standardeve europiane.

Në draft-raportin e rrjedhur në media të martën flitet gjithashtu për ‘mangësi’ që lidhen me punën, metodologjinë, transparencën dhe gjithpërfshirjen e komisionit të posaçëm ‘anti-korrupsion’ i drejtuar nga deputeti socialist, Fatmir Xhafaj.

Kuvendi si institucioni më i lartë gjigjvënës kritikohet për nivel të dobët në mbikëqyrjen e ekzekutivit, moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe në mungesën e emërimeve të drejtuesve apo anëtarëve të disa institucioneve.

Gjatë kësaj legjislature, mazhoranca socialiste këmbënguli në moszbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese ku kërkohej dërgimi i mandatit të deputetet Olta Xhaçka për interpretim në këtë gjykatë, pasi bashkëshorti i saj u shpall nga qeveria “investitor strategjik”.

“Kuvendi gjithashtu duhet të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese që ende nuk janë respektuar,”thuhet në vlerësimin e BE-së.

Si pjesë e kapitujve themelorë janë dhe reformat në prokurimet publike, ku BE vijon të vendosë theksin në kontratat me negociim të drejtpërdrejtë të qeverisë, si një procedurë jotransparente.

“Ligji i ndryshuar për Prokurimin Publik përmban një dispozitë kalimtare që i lejon Këshillit të Ministrave të autorizojë negociimin e drejtpërdrejtë të kontratave të shërbimeve në “fusha me interes strategjik” për një periudhë trevjeçare, çka ngre shqetësime mbi përputhshmërinë e saj me acquis-në e BE-së”- vërehet në dokumentin pararendës të draftraportit të BE-së për ecurinë e zbatimit të ligjit.

Qeveria dhe mazhoranca nuk e kanë komentuar kritikat dhe sugjerimet e BE-së për ecurinë e negociatave në kapitujt themelorë, ndër një raport final zyrtar pritet të dalë në fillim të korrikut. Ministri i Shtetit për Parlamentin, Taulant Balla dhe nënkryetarja socialiste e komisionit për Çështjet Evropiane, Etilda Gjonaj, thanë se nuk ishin në dijeni sepse nuk kishte akoma një raport zyrtar.

“Ky është një dokument paraprak që i vjen ministrisë së Drejtësisë dhe kjo ministri mbledh komentet e gjithë institucioneve dhe ia dërgon BE-së dhe pastaj përpunohet dhe bëhet publik një raport zyrtar për kapitujt themelorë,” tha Gjonaj duke sqaruar procedurën./ BIRN

Previous Post

Horror në Morgun e Tiranës, trupa të dekompozuar dhe me krimba! 18 trupa ‘palosen’ në dy frigoriferë me 4 vende

Next Post

GBU-57/ Bomba “gjigante” që kërcënon arsenalin bërthamor të Iranit, a do ta përdorë Trump atë në luftë si mjetin e fundit?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Një tragjedi trondit botën e futbollit, lojtari shqiptar i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë

Një tragjedi trondit botën e futbollit, lojtari shqiptar i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë

June 17, 2025
WhatsApp mohon pretendimin e Iranit: Nuk kemi ndarë të dhëna me Izraelin

WhatsApp mohon pretendimin e Iranit: Nuk kemi ndarë të dhëna me Izraelin

June 17, 2025
GBU-57/ Bomba “gjigante” që kërcënon arsenalin bërthamor të Iranit, a do ta përdorë Trump atë në luftë si mjetin e fundit?

GBU-57/ Bomba “gjigante” që kërcënon arsenalin bërthamor të Iranit, a do ta përdorë Trump atë në luftë si mjetin e fundit?

June 17, 2025
“Shqetësim serioz!” BE dënon sulmet e qeverisë ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt

“Shqetësim serioz!” BE dënon sulmet e qeverisë ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt

June 17, 2025
Një tragjedi trondit botën e futbollit, lojtari shqiptar i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë
AKTUALITET

Një tragjedi trondit botën e futbollit, lojtari shqiptar i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë

by Editor
June 17, 2025
0

Një tragjedi ka tronditur botën e futbollit, teksa lojtari me origjinw shqiptare, Mario Bacaj ndërroi jetë në moshën 28-vjeçare pasi...

Read moreDetails
WhatsApp mohon pretendimin e Iranit: Nuk kemi ndarë të dhëna me Izraelin

WhatsApp mohon pretendimin e Iranit: Nuk kemi ndarë të dhëna me Izraelin

June 17, 2025
GBU-57/ Bomba “gjigante” që kërcënon arsenalin bërthamor të Iranit, a do ta përdorë Trump atë në luftë si mjetin e fundit?

GBU-57/ Bomba “gjigante” që kërcënon arsenalin bërthamor të Iranit, a do ta përdorë Trump atë në luftë si mjetin e fundit?

June 17, 2025
“Shqetësim serioz!” BE dënon sulmet e qeverisë ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt

“Shqetësim serioz!” BE dënon sulmet e qeverisë ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt

June 17, 2025
Horror në Morgun e Tiranës, trupa të dekompozuar dhe me krimba! 18 trupa ‘palosen’ në dy frigoriferë me 4 vende

Horror në Morgun e Tiranës, trupa të dekompozuar dhe me krimba! 18 trupa ‘palosen’ në dy frigoriferë me 4 vende

June 17, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Një tragjedi trondit botën e futbollit, lojtari shqiptar i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë

Një tragjedi trondit botën e futbollit, lojtari shqiptar i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë

June 17, 2025
WhatsApp mohon pretendimin e Iranit: Nuk kemi ndarë të dhëna me Izraelin

WhatsApp mohon pretendimin e Iranit: Nuk kemi ndarë të dhëna me Izraelin

June 17, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al