Një nga tragetet e linjës Sarandë-Korfuz ka shpërthyer në flakë dhe aktualisht po digjet në portin e Sarandës.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve ndërsa tymi ka mbuluar zonën.
Ende nuk dihen shkaqet përse trageti ka marrë flakë.















