Sunday, March 8, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shkon në 28 numri i të vdekurve nga shpërthimi në portin iranian

Editor by Editor
April 27, 2025
in AKTUALITET, BOTË, Lajmi Fundit, Vendi
0
Shkon në 28 numri i të vdekurve nga shpërthimi në portin iranian
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një shpërthim i fuqishëm, i cili thuhet se lidhet me një ngarkesë të përbërësve kimik që përdoren për prodhimin e lëndës djegëse të raketave, ka vrarë të paktën 28 njerëz dhe ka plagosur mbi 800 të tjerë në qytetin port, Bandar Abbasit, në jug të Iranit.

Autoritetet në Iran nuk kanë dhënë shpjegim të qartë për shkakun e shpërthimit të shtunën në portin Shahid Rajaei, megjithatë ekspertë të pavarur thanë se duket se është shkaktuar nga ruajtja e papërshtatshme i perkloratit të natriumit, një përbërës që përdoret në lëndën djegëse të raketave.

Të dielën, mediat shtetërore raportuan se shpërthimi është vënë nën kontroll.

Porti Shahid Rajaei është më i ngarkuari në Iran, pasi deri në 80 për qind e trafikut detar të vendit kalon nëpër të.

Hossein Zafari, zëdhënës i organizatës së Iranit për menaxhimin e krizave, duket se për shpërthimin e fajësoi ruajtjen e papërshtatshme të kimikateve në kontejnerët e portit.

“Shkaktar i shpërthimit ishin kimikatet brenda kontejnerëve”, i tha ai agjencisë së lajmeve ILNA.

“Më parë, drejtori i përgjithshëm i menaxhimit të krizave kishte dhënë paralajmërime për këtë port gjatë vizitave të tij dhe kishte theksuar mundësinë e rrezikut”, shtoi Zafari.

Sipas firmës private të sigurisë, Ambrey, porti kishte pranuar një ngarkesë me “lëndë djegëse raketore” në mars, e cila do të përdorej për të rifurnizuar rezervat raketore të Iranit pas sulmeve direkte ndaj Izraelit gjatë luftës me Hamasin – i cili është i shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Rripin e Gazës.

Teherani nuk e ka pranuar zyrtarisht se e ka pranuar një ngarkesë të tillë, por të dhënat e gjurmitit të anijeve të siguruara nga Associated Press tregojnë mjete lundruese që besohet se transportonin këtë kimikat pranë portit në mars.

Ministria e Brendshme e Iranit tha se ka nisur një hetim për shpërthimin në port.

Incidentet vdekjeprurëse e kanë goditur infrastrukturën energjetike dhe industriale të Iranit edhe në vitet e kaluara – si shpërthime gazi dhe zjarre në rafineritë e naftës – dhe për shumë për to neglizhenca është cilësuar si shkaktar.

Megjithatë, Teherani e ka fajësuar gjithashtu armikun e tij të përbetuar, Izraelin, për disa prej incidenteve, pasi ai ka kryer sulme në tokën iraniane duke synuar programin bërthamor të vendit.

Vitin e kaluar, Izraeli bombardoi gjithashtu mbrojtjen ajrore të Iranit.

Irani akuzoi Izraelin për një sulm ndaj tubacioneve të gazit në shkurt 2024, si dhe për një sulm të madh kibernetik ndaj portit Shahid Rajaei në maj 2020, i cili shkaktoi kaos në transport për disa ditë pas kolapsit të sistemit kompjuterik të portit.

Porti Rajaei ndodhet rreth 1.050 kilometra në juglindje të kryeqytetit Teheran, në ngushticën e Hormuzit, gryka e ngushtë e Gjirit Persik përmes së cilës kalon 20 për qind e gjithë naftës që tregtohet globalisht.

Zyrtarët lokalë njoftuan se të gjitha shkollat, universitetet dhe zyrat në Bandar Abbas do të mbyllen më 27 prill./Rel

Previous Post

Liverpool ngjitet në majën e futbollit, fiton titullin kampion në Premier League

Next Post

“E ngarkova vetë valixhen në makinë,” Mark Samson ndryshon dëshminë, pikëpyetje të reja për hetuesit: Më ka parë një person!

Next Post
“E ngarkova vetë valixhen në makinë,” Mark Samson ndryshon dëshminë, pikëpyetje të reja për hetuesit: Më ka parë një person!

“E ngarkova vetë valixhen në makinë," Mark Samson ndryshon dëshminë, pikëpyetje të reja për hetuesit: Më ka parë një person!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Babai shiti të gjitha ato që kishim” / Historia prekëse e Malit në Big Brother: Nëna ka bërë shumë sakrifica, kur dëgjoja zhurmat gjatë natës…

“Babai shiti të gjitha ato që kishim” / Historia prekëse e Malit në Big Brother: Nëna ka bërë shumë sakrifica, kur dëgjoja zhurmat gjatë natës…

March 7, 2026
“Miri ka mbështetje”, Juela përplaset me Selin, banorja: Ti nuk e di ta vlerësosh.

“Miri ka mbështetje”, Juela përplaset me Selin, banorja: Ti nuk e di ta vlerësosh.

March 7, 2026
“Arsyeja për të cilën e ftuam Mirin në dasmë”, Selin: Nuk kam më akuza për një lidhje me burrë të martuar.

“Arsyeja për të cilën e ftuam Mirin në dasmë”, Selin: Nuk kam më akuza për një lidhje me burrë të martuar.

March 7, 2026
Juventusi shfaq një paraqitje të jashtëzakonshme, duke triumfuar me katër gola ndaj Pisas.

Lajmi Fundit

“Babai shiti të gjitha ato që kishim” / Historia prekëse e Malit në Big Brother: Nëna ka bërë shumë sakrifica, kur dëgjoja zhurmat gjatë natës…

by timoni.al
March 7, 2026
0

Banori i Big Brother VIP Albania 5, Mali, ka biseduar për jetën e tij të vështirë në një moment emocionale....

Read moreDetails
“Miri ka mbështetje”, Juela përplaset me Selin, banorja: Ti nuk e di ta vlerësosh.

“Miri ka mbështetje”, Juela përplaset me Selin, banorja: Ti nuk e di ta vlerësosh.

March 7, 2026
“Arsyeja për të cilën e ftuam Mirin në dasmë”, Selin: Nuk kam më akuza për një lidhje me burrë të martuar.

“Arsyeja për të cilën e ftuam Mirin në dasmë”, Selin: Nuk kam më akuza për një lidhje me burrë të martuar.

March 7, 2026
Juventusi shfaq një paraqitje të jashtëzakonshme, duke triumfuar me katër gola ndaj Pisas.

Juventusi shfaq një paraqitje të jashtëzakonshme, duke triumfuar me katër gola ndaj Pisas.

March 7, 2026
Sylvinho pa "fat" pas problemeve të Brojës, ndërsa Daku ngjall shqetësim për stafin e kuqezinjve me dëmtimin e tij të fundit…

Sylvinho pa “fat” pas problemeve të Brojës, ndërsa Daku ngjall shqetësim për stafin e kuqezinjve me dëmtimin e tij të fundit…

March 7, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Babai shiti të gjitha ato që kishim” / Historia prekëse e Malit në Big Brother: Nëna ka bërë shumë sakrifica, kur dëgjoja zhurmat gjatë natës…

“Babai shiti të gjitha ato që kishim” / Historia prekëse e Malit në Big Brother: Nëna ka bërë shumë sakrifica, kur dëgjoja zhurmat gjatë natës…

March 7, 2026
“Miri ka mbështetje”, Juela përplaset me Selin, banorja: Ti nuk e di ta vlerësosh.

“Miri ka mbështetje”, Juela përplaset me Selin, banorja: Ti nuk e di ta vlerësosh.

March 7, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al