RTSH e kanë kapluar shkeljet e rënda të ligjit, pasojat e të cilave po tregojnë qëllimin e vërtetë të Alfred Pezës në krye të RTSH. Burime nga brenda RTSH, na informojnë se ditët në RTSH pas mbledhjes së datës 11 Shtator 2023 të Këshillit Drejtues, nuk kanë qenë aspak të qeta. Goditja që mori nga Këshilli Drejtues e ka tërbuar Alfred Pezën dhe shpurën e tij. Ai e ka humbur qetësinë, duke thelluar paligjshmërinë në të gjitha nivelet e institucionit të RTSH.
Alfred Peza nuk po e drejton veprimtarinë e RTSH në përputhje me kërkesat e Ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të Statutit të RTSH. Alfred Peza duhet të përgjigjet për paligjshmërinë në veprimtarinë e RTSH.
Provat shkresore të mëposhtme, e denoncojnë çdo ditë paligjshmëri.
Alfred Peza hap konkursin per Drejtor të Drejtorisë Juridike.
Shikoni dhe lexoni me vëmendje: shkrimtari i romaneve horror, është drejtor juridik që në datën 7 Korrik 2023 (e premte). Ku supozohet që Kandidatët për Drejtor të Drejtorisë Juridike kishin afat deri më dat 14 Korrik të sillnin dokumentacionin. Por me sa duket ky konkurs ishte një farsë, sepse Drejtori Juridik ishte përzgjedhur që më datë 7 Korrik 2023.
Ndërkohë, deri në datën 14 Korrik 2023, pozicioni “Drejtor” i Drejtorisë Juridike është vakant. Apo me saktë duhet të ishte vakant por paligjshmëria që Alfred Peza dhe të besuarit e tij, kanë instaluar në RTSH nuk njeh imagjinatë dhe as kufi.
“Në prezantimin me stafin, ditën e parë, kapteri Peza iu tha punonjësve: Dua që tju shkëlqejnë sytë kur të më shihni,.në kuptimin e punës”, dhe se nuk do heq njeri nga puna.
Ndërkohë që, shkrimtari i romaneve horror Enkelejd Lamaj, bazuar në urdhërin e Alfred Pezës, rezulton Drejtor Juridik që në datën 7 Korrik 2023.
Sipas burimeve zyrtare dhe korrespondencës me emaile të punonjësve, Enkelejd Lamaj me Urdhër të Alfred Pezës, sillen në RTSH si në pronën e tyre dhe nuk njohin as Kushtetutë, as ligje, as institucion shtetëror.
Enkelejd Lamaj ka organizuar takime zyrtare në prani të Drejtuesve të tjerë edhe të së besuarës Anila Agalliut Drejtoreshës së Burimeve Njerëzore, në datën 4 korrik 2023 për lëvizjen nga puna të një prej Moderatoreve të Lajmeve.
Pra tre ditë para se të merrte ligjërisht detyrën, Enkelejd Lamaj i është prezantuar në 4 korrik moderatores së lajmeve si Drejtor Juridik, në shkelje të hapur të Kodit të Punës, duke drejtuar bisedën i ka komunikuar se me Urdhër të Alfred Pezës ajo duhet të lironte vendin e punës si moderatore e lajmeve, për dy miqtë e tij Marjus Merhori dhe Ornela Ceka, dhe të kalonte gazetare në terren.
Skandale njëri pas tjetrit, sesi kapterr Peza largon punonjësit profesionistë dhe punëson miqtë e tij, duke i bërë presion moderatores së lajmeve të mëngjesit të kalojë në detyrë tjetër, të cilën ajo e ka refuzuar dhe nuk e ka pranuar.
Përmes procedurave të paligjshme, Alfred Peza dhe shpura e tij, nuk e lejonin të jepte lajmet edhe pse ligjërisht paraqitej në punë, si ta kishin RTSH-në pronë private, pa e larguar akoma ligjërisht nga puna, e zëvendësoi dhe nxorri në lajme dy miqtë e vet.
Gjithashtu moderatorja e lajmeve me arsimim dhe përvojë edhe si juriste i bëri rezistencë paligjshmërisë së Alfred Pezës duke u ankuar edhe në Këshillin Drejtues dhe në institucione të tjera, duke vënë në pikëpyetje të mëdha motivin përse Alfred Peza e spostoi nga lajmet dhe më pas e hoqi nga puna, duke përdorur si justifikim strukturën, e cila nuk është miratuar akoma nga Këshilli Drejtues, kur asnjë nga moderatorët e tjerë të lajmeve nuk janë lëvizur në pozicione të tjera, përveç dy miqtë e Alfred Pezës që janë shtuar në vend të saj.
Nisur nga ky rast, ku në mënyrë të qartë janë kryer shkelje të rënda të ligjit, të të drejtave të punonjëses dhe të drejtave të njeriut, Këshilli Drejtues me në krye z.Leka Bungo duhet të hetojë këtë rast, motivin e vërtetë përse Peza largoi nga puna moderatoren e lajmeve, përmes servilit të tij që përgatit fletë rrufetë për largimin nga puna të punonjësve, gazetarit të Vizion +, Nolian Lole për edhe shumë raste të tjera të heqjes nga puna padrejtësisht të punonjësve të RTSH.
Nëse ky rast do bëhej publik në media, mënyra sesi Alfred Peza promovon miqtë e mikeshat, si : Blerta Hajdari, Bora Xhanija, Nolian Lole, etj, me meritën e vetme servilosjen para çdo shefi, largimi nga puna i një profesionisteje për motivin që pretendon dhe egziston vetëm në paranojën e kapterr Pezës, edhe ky rast përbën një skandal mediatik, shkelje të rënda të ligjit, Statutit të RTSH, Kodit të Punës dhe legjislacionit ndërkombëtar.
Pra sipas Kapterr Pezës në RTSH nuk kanë vend profesionistët e arsimit, punës, përvojës por vetëm eskortat, servilët dhe miqtë e tij me të cilët ai ndan përfitime ose interesa personale, të vogla ose të mëdha, ditën ose natën’.
Alfred Peza heq nga puna moderatoren profesioniste të lajmeve që vetë krijonte dhe drejtonte një Emision, kundrejt një page minimale dhe shpërblen miqtë dhe mikeshat e zemrës që së fundi janë zbuluar me vjedhje të rënda si pagë 20 milionë në RTSH, Blerta Tafani, Megi Mëhilli, Noljan Lole, etj.
Të ashtuquajturat Drejtori Juridike dhe Burimet Njerezore të RTSH vijojnë me shkeljen e Ligjit duke iu bindur me verbëri kapterr Pezës, firmosin çdo Urdhër të tij pak rëndësi ka sa i ligjshëm është, duke flakur në rrugë edhe punonjësit profesionistë përmes justifikimeve ligjore të pa bazuara askund, as në Kodin e Punës, në kontrata që nuk janë nënshkruar kurrë, duke mos llogaritur as shkresa, as emaile si përgjigje.
Këshilli Drejtues të evidentojë sa më parë dëmet dhe përgjegjësinë edhe të këtyre besnikëve dhe përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të Alfred Pezës.
Përmes këtyre dokumentave, dhe dhjetëra rasteve provohet se veprimet e Alfred Pezës kanë shkelur parashikimet e Kodit të Punës dhe të Statutit të RTSH, duke sjellë dhe shkeljen e Ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. Alfred Peza ka kryer të njëjtat shkelje ligjore dhe për pozicionet “Drejtor” i drejtorive apo i departamenteve, si dhe për pozicionet “Përgjegjës” i sektorëve apo Njësive.
Përgjegjësia e Alfred Pezës shtohet edhe më shumë nëse shtojmë dëmin e madh ekonomik që i shkaktohet RTSH, si pasojë e shkeljeve të Alfred Pezës. Është e rëndësishme të kuptohet se përgjegjësi ligjore mbajnë dhe Enkelejd Lamaj dhe të gjithë të tjerët, të cilët kanë ushtruar të drejta e detyra, pa pasur asnjë të drejtë për veprime të tilla ose duke shkelur ligjin. Askush nuk mund t’i ikë përgjegjësisë ligjore.
Shkeljet e medha ligjore të Alfred Pezës, nuk lejojnë vazhdimin prej tij të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH.
RTSH është sot në ditët më të vështira, kjo falë veprimeve të Alfred Pezës dhe atyre që e mbështesin.
Këshilli Drejtues duhet të shpëtojë RTSH nga kthetrat’ e Alfred Pezës, ndaj duhet ndërmarrë sa më parë procedurat për shkarkimin e tij nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, në përputhje me parashikimet e Ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe të Statutit si dhe të rregullojë situatën e paligjshmërinë e krijuar prej tij tek RTSH dhe të rikthejë punonjësit e larguar padrejtësisht, gjatë kësaj periudhe.