Detaje të reja kanë dal lidhur me ngjarjen që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin. Sipas burimeve nga Kurbini bëhet me dije se autoretë kanë hyrë në biznesin e z. Ardjan Gjeloshi të veshur me uniforma policie. Autorët i kanë bërë presion rojes së biznesit duke i thënë hape përtën se jemi policia. Autorët e krimit dyshohet se kanë qënë rreth 8 persona të veshur me uniforma policie.
Autorët kanë qënë me dy makina Range Rover si dhe një Mercedez Benz. Për të arritur deri në atentatin e sotëm atentorët dyshohet se kanë paaur edhe ndihmën e shefit të policisë së Kurbin, Shkëlzen Metushi. Metushi disa ditë më parë ka shkuar në biznesin e z. ardjan Gjeloshi duke bërë kontrolle të befasishme si formë presioni.
Shkëlzen Metushi dyshohet se i ka ndihmuar autorët duke hequr kamerat që kishte vendosur biznesmeni Gjeloshi në fshtatin Gurrëz dhe Fushë-Kuqe. Heqja e kamerave nga Shkëlzen Metushi është një ndihmë e fortë që Metushi i ka dhënë atentatorëve. Bashkëpunimi i policisë, më saktë i shefit Shkëlzen Metushi me krimin në Kurbin coi sot në ngjarjen e rëndë ku një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos brenda në biznesin e tij pohojnë burimet nga vendngjarja.
Cfarë ndodhi në Kurbin?!
Ekonomisti i një firme inertesh në fshatin Gurëz në Kurbin është vrarë me armë zjarri mëngjesin e ditës së shtunë, ndërsa i plagosur ka mbetur pronari i firmës.
Sipas policisë ka ndërruar jetë ekonomisti Selman Mihana rreth 70 vjeç dhe ka mbetur i plagosur pronari i firmës Ardjan Gjeloshi, rreth 51 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Personi që shihni në foto është 70-vjeçari Selman Mihana, i cili u vra aksidentalisht këtë të shtunë në vendin e punës në Gurëz të Kurbinit. Ai mbeti i vrarë nga një breshëri automatiku që kishte si ‘shënjestër” pronarin e firmës së përpunimit të inerteve Ardian Gjeloshi. Mihana dhe Gjeloshi kanë qenë duke u futur në zyrë në momentin e të shtënave, ndërsa autorët kanë qëlluar nga jashtë rrethimit dhe janë larguar.

Mihana ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa Gjeloshi është transportuar në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas Policisë, dyshohet se shkak për ngjarjen të jenë bërë mosmarrëveshjet në biznes që mund të ketë biznesmeni i inerteve Ardian Gjeloshi.
Nga plumbat ka shpëtuar roja i objektit, i cili ndodhej pranë Mihanës dhe Gjeloshit. Policia e mbështetur nga Forcat e Sigurisë Kombëtare dhe RENEA kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorëve, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tyre.
Shiko VIDEON sesi policia theu kamerat e banesës së biznesmenit Ardjan Gjeloshi 4 ditë para atentatit që ndodhi në biznesin e tij.👇👇👇