Sunday, June 8, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SHBA përgatit projekt-rezolutë për armëpushim të përkohshëm në Gaza

Editor by Editor
February 20, 2024
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
SHBA përgatit projekt-rezolutë për armëpushim të përkohshëm në Gaza
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA- Shtetet e Bashkuara po qarkullojnë një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që parashikon një armëpushim të përkohshëm në Gazë, pasi hodhi poshtë një projekt-rezolutë të mbështetur nga vendet arabe. Projekt-rezoluta amerikane të cilën e ka siguruar agjencia Associated Press, parashikon një armëpushim të përkohshëm “sa më shpejt të jetë e mundur” dhe kërkon lirimin e të gjitha pengjeve që u morën gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor, si edhe bën thirrje për heqjen e të gjitha kufizimeve në dërgimin e ndihmave humanitare. Sipas propozimit amerikan, të dyja këto veprime “do të ndihmonin në krijimin e kushteve për një ndërprerje të qëndrueshme të luftimeve”, siç kërkohet në një rezolutë të miratuar nga këshilli më 22 dhjetor. Po ashtu në këtë propozim bëhet thirrje që “të mos vazhdojë në rrethanat aktuale” ofensiva e planifikuar nga Izraeli në qytetin jugor të Gazës, Rafah, ku strehohen rreth 1.5 milionë palestinezë. Sipas projekt-rezolutës amerikane zhvendosja e mëtejshme e civilëve, ” përfshirë ndoshta në vendet fqinje”, një referencë për Egjiptin, do të kishte implikime serioze për paqen dhe sigurinë rajonale.

Këshilli i Sigurimit pritet të votojë të martën në mëngjes për projekt-rezolutën e mbështetur nga vendet arabe, të propozuar nga Algjeria, e cila përfaqëson 22 vendet arabe në organin më të fuqishëm të OKB-së. Përveç armëpushimit, propozimi algjerian kërkon lirimin e menjëhershëm të të gjitha pengjeve dhe përsërit kërkesat e Këshillit që Izraeli dhe Hamasi “të respektojnë me përpikëri” ligjin ndërkombëtar, veçanërisht mbrojtjen e civilëve, dhe refuzon zhvendosjen e detyruar të civilëve palestinezë. Ambasadorja e SHBA Linda Thomas-Greenfield tha në një deklaratë të dielën se Shtetet e Bashkuara po punojnë prej muajsh për një marrëveshje për lirimin e pengjeve që do të sillte të paktën një periudhë gjashtëjavore qetësie, nga e cila mund të përfitojmë që të fillojmë të ndërmarrim “hapat për të ndërtuar një paqe më të qëndrueshme.” Ajo tha se presidenti amerikan Joe Biden ka pasur disa telefonata gjatë javës së fundit me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe udhëheqësit e Egjiptit dhe Katarit për të nxitur arritjen e marrëveshjes. Katari tha të shtunën se bisedimet “nuk kanë përparuar siç pritej”.

“Megjithëse mbeten mangësi,” tha ambasadorja Thomas-Greenfield, “elementët kryesorë janë në tryezë” dhe kjo mbetet mundësia më e mirë për të ribashkuar pengjet me familjet e tyre dhe për të mundësuar një pauzë të zgjatur në luftime që do të lejonte arritjen e ndihmave jetike tek civilët palestinezë.

“Rezoluta e mbështetur nga vendet arabe, nuk do t’i arrinte ato rezultate”, tha ajo.

“Për këtë arsye, Shtetet e Bashkuara nuk e mbështesin veprimin për këtë projekt-rezolutë. Nëse del për votim siç është hartuar, nuk do të miratohet.”

Vendet arabe, të mbështetura nga shumë prej 193 vendeve anëtare të OKB-së, kanë kërkuar prej muajsh të tërë për një armëpushim, ndërsa ofensiva ushtarake e Izraelit në përgjigje të sulmit të Hamasit është intensifikuar. Numri i palestinezëve të vrarë ka kaluar shifrën 29,000, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës. Ministria që drejtohet nga Hamasi, nuk bën dallime mes civilëve dhe luftëtarëve, por thotë se shumica janë gra dhe fëmijë. Izraeli zyrtarizoi të dielën refuzimin e një “njohjeje të njëanshme” të një shteti palestinez dhe shtoi se një marrëveshje e mundshme duhet të arrihet vetëm nëpërmjet negociatave të drejtpërdrejta. Një ditë më herët, kryeministri izraelit deklaroi se nuk kishte kuptim vazhdimi i bisedimeve me Hamasin. Bisedimet e ndërmjetësuara nga Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur deri më tani vendosjen e një pauze në luftimet në Gazë./ VOA

Previous Post

Mungon vetëm zyrtarizimi, Tirana gjen pasuesin e Julian Ahmatajt

Next Post

Policia kap “mat” 18-vjeçarin që do shiste armë në Sarandë, në pranga edhe bashkëpunëtori

Next Post
Policia kap “mat” 18-vjeçarin që do shiste armë në Sarandë, në pranga edhe bashkëpunëtori

Policia kap “mat” 18-vjeçarin që do shiste armë në Sarandë, në pranga edhe bashkëpunëtori

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Brezi pandemik”, BBC: Si Covid-19 ka lënë një gjurmë afatgjatë tek fëmijët

“Brezi pandemik”, BBC: Si Covid-19 ka lënë një gjurmë afatgjatë tek fëmijët

June 8, 2025
Nën masa të rrepta sigurie, policia shoqëron ekipin e futbollit të Serbisë në Rinas

Nën masa të rrepta sigurie, policia shoqëron ekipin e futbollit të Serbisë në Rinas

June 8, 2025
“Jam krenar për lojtarët, por i zhgënjyer me rezultatin” – Sylvinho flet pas ndeshjes me Serbinë

“Jam krenar për lojtarët, por i zhgënjyer me rezultatin” – Sylvinho flet pas ndeshjes me Serbinë

June 8, 2025
Legjenda e Kombëtares godet Sylvinhon dhe futbollistët pas barazimit me Serbinë: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar

AKTUALITET

“Brezi pandemik”, BBC: Si Covid-19 ka lënë një gjurmë afatgjatë tek fëmijët

by Editor
June 8, 2025
0

BRITANI- Stresi dhe izolimi i pandemisë ka lënë plagë sociale dhe emocionale që tashmë po shihen tek fëmijët, por shkencëtarët parashikojnë...

Read moreDetails
Nën masa të rrepta sigurie, policia shoqëron ekipin e futbollit të Serbisë në Rinas

Nën masa të rrepta sigurie, policia shoqëron ekipin e futbollit të Serbisë në Rinas

June 8, 2025
“Jam krenar për lojtarët, por i zhgënjyer me rezultatin” – Sylvinho flet pas ndeshjes me Serbinë

“Jam krenar për lojtarët, por i zhgënjyer me rezultatin” – Sylvinho flet pas ndeshjes me Serbinë

June 8, 2025
Legjenda e Kombëtares godet Sylvinhon dhe futbollistët pas barazimit me Serbinë: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar

Legjenda e Kombëtares godet Sylvinhon dhe futbollistët pas barazimit me Serbinë: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar

June 8, 2025
Spanja – Portugalia, finalja e madhe e Ligës së Kombeve zhvillohet sonte

Spanja – Portugalia, finalja e madhe e Ligës së Kombeve zhvillohet sonte

June 8, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Brezi pandemik”, BBC: Si Covid-19 ka lënë një gjurmë afatgjatë tek fëmijët

“Brezi pandemik”, BBC: Si Covid-19 ka lënë një gjurmë afatgjatë tek fëmijët

June 8, 2025
Nën masa të rrepta sigurie, policia shoqëron ekipin e futbollit të Serbisë në Rinas

Nën masa të rrepta sigurie, policia shoqëron ekipin e futbollit të Serbisë në Rinas

June 8, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al