SHBA- Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Uashingtoni e kundërshton fuqishëm planin e presidentit francez, Emmanuel Macron për të njohur shtetin palestinez, ndërsa administrata e presidentit amerikan, Donald Trump njoftoi se nuk do të marrë pjesë në konferencën e ardhshme të Kombeve të Bashkuara që synon zgjidhjen me dy shtete për palestinezët.
Në rrjetin X, Rubio kritikoi vendimin e Macronit, duke e quajtur atë një vendim të pamatur dhe duke thënë se ai vetëm i shërben propagandës së Hamasit dhe pengon paqen.
https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdGltZWxpbmVfbGlzdCI6eyJidWNrZXQiOltdLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2ZvbGxvd2VyX2NvdW50X3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9iYWNrZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19yZWZzcmNfc2Vzc2lvbiI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZm9zbnJfc29mdF9pbnRlcnZlbnRpb25zX2VuYWJsZWQiOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X21peGVkX21lZGlhXzE1ODk3Ijp7ImJ1Y2tldCI6InRyZWF0bWVudCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3Nob3dfYmlyZHdhdGNoX3Bpdm90c19lbmFibGVkIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdXNlX3Byb2ZpbGVfaW1hZ2Vfc2hhcGVfZW5hYmxlZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdmlkZW9faGxzX2R5bmFtaWNfbWFuaWZlc3RzXzE1MDgyIjp7ImJ1Y2tldCI6InRydWVfYml0cmF0ZSIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfbGVnYWN5X3RpbWVsaW5lX3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9mcm9udGVuZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1948551777504174570&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fdosja.al%2Fdraft%2Fshba-i450944&sessionId=39e0e515adfb29c13dbc969000df0004e7903137&theme=light&widgetsVersion=2615f7e52b7e0%3A1702314776716&width=550px
Macron ka deklaruar se do ta formalizojë vendimin e Francës për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator.
“Në përputhje me angazhimin historik për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, kam vendosur që Franca të njohë Shtetin e Palestinës”,shkroi Macron në rrjetin X.
Të paktën 142 nga 193 shtetet anëtare të OKB-së e njohin ose planifikojnë të njohin shtetin palestinez. Disa vende perëndimore me ndikim, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë, e kanë refuzuar një gjë të tillë. Nga ana tjetër, anëtarë të Bashkimit Evropian si Norvegjia, Irlanda dhe Spanja njoftuan në muajin maj se kishin nisur procesin e njohjes së shtetit palestinez.















