Monday, May 12, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shamia në shkollat e Kosovës, me peticione pro dhe kundër

Editor by Editor
August 14, 2022
in AKTUALITET
0
Shamia në shkollat e Kosovës, me peticione pro dhe kundër
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Kosovë është rihapur për të disatën herë tema e mbajtjes së shamisë nga vajzat nëpër shkolla. Që nga paslufta, ky debat është riaktualizuar disa herë, me palët që janë pro mbajtjes së shamisë në shkolla nga vajzat dhe atyre që e kundërshtojnë një gjë të tillë.

Argumenti i kundershtuesve kryesisht ka të bëjë me moshën, ndërsa mbështetësit e shamisë argumentojnë se Udhëzimi Administrativ i lëshuar nga Ministria e Arsimit në vitin 2014 nuk ka të bëjë me mbulesën islame, por i referohet uniformës fetare.

Si rrjedhojë, ka filluar ‘beteja me peticione’.

Dy peticione, pro dhe kundër shamisë

Para disa ditëve është lansuar peticioni online me titull ‘Ndryshoni udhëzimin administrativ për shaminë’. Pasi u siguruan 20 mijë e 152 nënshkrime, ky peticion ka mbaruar.

Në arsyetimin e autorëve të këtoj peticioni thuhet se “Më 28.01.2014 Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka miratuar Udhëzimin Administrativ Nr. 06/2014, i cili në nenin 3 paragrafi 1.13 përcakton se “Ndalohet… veshja e uniformes fetare”. Ndonëse kjo dispozitë nuk i referohet një komuniteti të caktuar fetar në Republikën e Kosovës, praktika ka dëshmuar se kjo dispozitë është përdorur vetëm për të përjashtuar nga procesi mësimor vajzat muslimane që kanë vendosur mbulesën e kokës”.

Image

Ata pretendojnë se kufizimi i lirive dhe të drejtave themelore përmes një akti nënligjor ka pamundësuar qasjen e barabartë në arsim për vajzat e komunitetit musliman.

Gjithashtu, bëhet thirrje për Ministrinë e Arsimit që ta largojë këtë dispozitë.

Më 01.08.2022 është dorëzuar formalisht një kërkeë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, përmes të cilës është kërkuar anulimi i nenit 3 paragrafi 1.13 të Udhëzimit Administrativ nr. 06/2014.
I menjëhershëm ka qenë reagimi nga ‘pala tjetër’.

Është lansuar një tjetër peticion, kësaj radhe që bën thirrje për ndalimin e shamisë në shkolla.

‘Kundërpeticioni’ që mban emrin ‘STOP mbajtja e shamisë nëpër shkolla dhe në Kosovë’, duket se ka qëllim kundërshtues ndaj shamisë në pëergjithësi, jo vetëm nëpër shkolla. Edhe pse, ky peticion duket të jetë privat, ndërsa titulli përmban gabime elementare drejtshkrimore.

Image

Reagimet e ndryshme për shaminë

Analisti Blerim Latifi ishte i ashpër rreth kësaj teme.

“Të drejtat e njeriut, të drejtat e grave, në gojën e talebanëve e vahabëve!
O tempora, e mores!
S’i të drejtat e deleve në gojën e ujqërve”, ka shkruar Latifi.

Gazetari Enver Robelli mori përgjegjësinë që të bazohet në Kuran se mbajtja e shamisë nuk është obligim për vajzat.

“Refuzojeni shaminë si shenjë të injorancës islamiste dhe agjendave politike për shtypjen e grave!
Askund në Kuran nuk kërkohet mbulimi i kokës!
Islamistët me agjendë politike, por edhe besimtarët tepër konservatorë ose naivë thotë se gruaja myslimane duhet të mbulojë kokën me hixhab (ḥiǧāb), domethënë me shami.
Por në suren 33, vargu 59, hixhabi nuk përmendet fare”, ka shkruar Robelli.

Analisti Abdullah Klinaku ka thënë se të drejttat nuk përcaktohen nga mosha por nga vlerat që kultivon sistemi demokratik.

“Të drejtat nuk përcaktohen për nga mosha por për nga vlerat që i kultivon sistemi demokratik, kushtetues e njerëzor. Kufizimi i moshës për shami nga politikanët nuk ka asnjë kuptim. Për shami na mësojnë hoxhallarët e jo politikanët.”, ka shkruar Klinaku.

Kërkesë për ndryshim të Udhëzimit Administrativ, në mënyrë që vajzave t’u lejohet mbajtja e shamisë në shkolla, ka bërë edhe Bashkësia islame e Kosovës.

Kryeetari i BIK-ut i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, duke kërkuar të largohet pika 1.13 e nenit 3 në udhëzimin administrative ngase sipas tij është diskriminues.

“Është kërkesë e kamotshme e Kryesisë së BIK-ut, institucioneve të saj dhe besimtarëve myslimanë që të shfuqizohet, respektivisht të hiqet e tëra pika 1.13 e nenin 3, në Udhëzimin Administrativ 06/2014, ngase është diskriminuese, dhe si e tillë në disa raste ka pas tentime që duke u thirr në këtë udhëzim, respektivisht në këtë nen t’u mohohet e drejta e shkollimit nxënëseve që bartin mbulesën myslimane – shaminë”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Kryeministri Kurti ka deklaruar se mosha 16 vjeçare duhet të jetë moshë e pragut për shumë gjëra, e rrjedhimisht, siç thotë Kurti, kjo moshë vlen edhe për shaminë.

E sigurt ështe së kjo temë nuk do të konsumohet asnjëherë, përderisa nuk do të ketë një rregullim ligjor të qartë.

Previous Post

VIDEO/ Kaos në fluturimin Lanarca-Manchester, gruaja e zhveshur vrapon drejt kabinës duke bërtitur ‘Allahu Akbar’

Next Post

Rritja e çmimeve të pasurive të paluajtshme/ Pronat, sa ia vlen të investosh në Tiranë

Next Post
Rritja e çmimeve të pasurive të paluajtshme/ Pronat, sa ia vlen të investosh në Tiranë

Rritja e çmimeve të pasurive të paluajtshme/ Pronat, sa ia vlen të investosh në Tiranë

Vota e Diasporës, tensione te Parku Olimpik në Tiranë! PD konteston votat e ardhura nga Greqia
AKTUALITET

Vota e Diasporës, tensione te Parku Olimpik në Tiranë! PD konteston votat e ardhura nga Greqia

by Editor
May 11, 2025
0

Tensione raportohen te Parku Olimpik në Tiranë, aty ku janë votat e diasporës. PD ka ndryshuar numëruesin. Numëruesit e PD...

Read moreDetails
Nis numërimi i votave të diasporës te Parku Olimpik, hapen të parat kutitë për qarkun e Korçës

Nis numërimi i votave të diasporës te Parku Olimpik, hapen të parat kutitë për qarkun e Korçës

May 11, 2025
KQZ publikon shifrën e orës 19:00 të pjesëmarrjes në zgjedhje

KQZ publikon shifrën e orës 19:00 të pjesëmarrjes në zgjedhje

May 11, 2025
KQZ publikon shifrat: Sa është pjesëmarrja e votuesve nga diaspora

KQZ publikon shifrat: Sa është pjesëmarrja e votuesve nga diaspora

May 11, 2025
Numërohen 14 kutitë e para në Vorë, ja kush kryeson

Numërohen 14 kutitë e para në Vorë, ja kush kryeson

May 11, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Vota e Diasporës, tensione te Parku Olimpik në Tiranë! PD konteston votat e ardhura nga Greqia

Vota e Diasporës, tensione te Parku Olimpik në Tiranë! PD konteston votat e ardhura nga Greqia

May 11, 2025
Nis numërimi i votave të diasporës te Parku Olimpik, hapen të parat kutitë për qarkun e Korçës

Nis numërimi i votave të diasporës te Parku Olimpik, hapen të parat kutitë për qarkun e Korçës

May 11, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al