Napoli ka mposhtur Fiorentinën me rezultatin 2-1.
Ndeshja kishte vlerë për javën e 28-të të Seria A.
Skuadra e Kontes e pa veten në avantazh të dyfishtë në minutën e 60-të, pas golave të Lukakut dhe Raspadorit.
Gudmundson pati vlerë vetëm për të ngushtuar rezultatin.
Napoli qëndron pas Interit me këtë fitore. Aktualisht numëron vetëm 1 pikë më pak.