Atalanta ka shënuar një fitore të rëndësishme në javën e 22-të të Serie A, duke mposhtur 4-0 Parmën në Bergamo. Kjo fitore e ndihmon skuadrën të vijojë garën për një vend në kompeticionet europiane.
Ndeshja nisi mirë për vendasit, të cilët shënuan golin e parë në minutën e 15’ me anë të Scamacca, pas një faulli të fituar nga Zalewski, që rezultoi në penallti. Dominimi i Atalantës vazhdoi dhe në minutën e 24’, kur de Roon dyfishoi rezultatin, falë një aksioni të shkëlqyer të ndërtuar nga De Ketelaere.
Parma, ndonëse u përpoq, nuk arriti të reagojë në pjesën e dytë. Në minutën e 73’, Raspadori shënoi golin e tij të parë me fanellën zikaltër pas një asistimi nga Krstovic, i cili kishte hyrë si zëvendësues. Më në fund, në minutën e 92’, Krstovic vulosi rezultatin me golin e katërt për Atalantën.
Me këtë fitore, skuadra e trajnerit Palladino arrin të grumbullojë 35 pikë, ndërsa Parma mbetet e bllokuar në 23 pikë në renditje.















