Sunday, November 9, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore të Islamit në Tiranë: Toleranca dhe bashkëjetesa fetare në shoqërinë shqiptare për t’u marrë shembull nga mbarë bota

Editor by Editor
March 30, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore të Islamit në Tiranë: Toleranca dhe bashkëjetesa fetare në shoqërinë shqiptare për t’u marrë shembull nga mbarë bota
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore të Islamit, Muhamed Bin Abdulkerim El-Isa, ishte i pranishëm në ceremoninë e faljes së Namazit të Fitër Bajramit në sheshin Skënderbej në Tiranë. Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se populli dhe shoqëria shqiptare po jeton një tolerancë dhe harmoni fetare që është për tu lavdëruar në mbarë botën. Ai bëri thirrje që këto vlera të përhapen edhe brezat e rinj.

Sipas tij konfliktet e shpërthyera në botë herë pas here burojnë nga divergjenca apo qasje të ndryshme që mund të jenë fetare, kulturore, politike dhe të tjera, ndërsa shtoi se bota duhet të ndjekë shembullin e shoqërisë shqiptare

“Jam i lumtur që jam sot këtu me besimtarët myslimanë shqiptarë, për të ndarë gëzimin e Fitër Bajramit me të gjithë ju. Që arrita të ndaj me bashkëbesimtarët e mi mesazhet dhe faljen e namazit Fitër Bajramit. Ajo që desha të ndaja me ju dhe bashkëbesimtarët e mi, është rikujtimi i diçkaje që bota e di shumë mirë. Rikujtimi i faktit se shoqëria shqiptare, se populli shqiptar, ndan apo jeton një tolerancë dhe bashkëjetesë fetare që është për t’u lavdëruar në mbarë botën. Këto burojnë nga vlerat, nga morali që ky popull ka manifestuar brez pas brezi dhe ka arritur t’i përçojë edhe te brezat e sotshëm.

Sot e dimë shumë mirë se kemi konflikte në të katër anët e botës, që herë pas here burojnë nga divergjenca apo mendime të ndryshme, qasjeve të ndryshme që mund të jenë fetare, kulturore, politike dhe të tjera. Ndaj bota ka nevojë që të ndjekë shembullin e mrekullueshëm që jep shoqëria shqiptare nëpërmjet vlerave të saj, bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare. Vlerat që përmendëm, vlerat e bashkëjetesës, neve në mbarë botën, si bashkëbesimtarë të vëllezërve dhe motrave shqiptarë, na bëjnë të lumtur, të gëzuar dhe mundohemi që t’i promovojmë ato. Mundohemi t’i reklamojmë ato kudo jemi. Prandaj kam edhe një thirrje së fundmi, që këto vlera të mrekullueshme që ju keni dhe manifestoni me shoqërinë tuaj, të bëjmë të pamundurën që të përhapen edhe te brezat dhe brezi i ri, në mënyrë që edhe ai të ecë në hapat e brezave të mëparshëm.

Ta dini që gjithashtu udhëheqja që keni, përsa i përket vlerave dhe shumllojshmërisë, bashkëjetesës fetare, është udhëheqje pothuajse e përkryer, e mrekullueshme, që ofron maksimumin e shërbimit të saj, që këto vlera të transmetohen, promovohen dhe konservohen te brezat e rinj.”, tha ai.

Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin, pas mbylljes së muajit të madhërishëm të Ramazanit, një muaj agjërimi dhe sakrifice. Mëngjesin e sotëm mijëra besimtarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të kryer ritet dhe faljen e madhe të namazit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë. 

Previous Post

Trump takohet me presidentin e Finlandës, diskutojnë për blerjen e akullthyesve nga SHBA

Next Post

Luiz Ejlli ankimon vendimin e gjykatës për falsifikim dokumentesh, ja kur do jetë seanca

Next Post
Luiz Ejlli ankimon vendimin e gjykatës për falsifikim dokumentesh, ja kur do jetë seanca

Luiz Ejlli ankimon vendimin e gjykatës për falsifikim dokumentesh, ja kur do jetë seanca

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Arrestohet 46-vjeçari prift, i cili shiste kokainë dhe kanabis, drogën e fshehiste në kishë.

Arrestohet 46-vjeçari prift, i cili shiste kokainë dhe kanabis, drogën e fshehiste në kishë.

November 9, 2025
Zgjedhjet në pesë bashki, Celibashi: Janë evidentuar çështje në Cërrik dhe Vlorë, sipas një vëzhguesi...

Zgjedhjet në pesë bashki, Celibashi: Janë evidentuar çështje në Cërrik dhe Vlorë, sipas një vëzhguesi…

November 9, 2025
Vetëm 10% e qytetarëve të Vlorës kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar deri tani, sipas Celibashit: Votimi është një detyrim për secilin qytetar.

Vetëm 10% e qytetarëve të Vlorës kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar deri tani, sipas Celibashit: Votimi është një detyrim për secilin qytetar.

November 9, 2025
Aksidenti mes një makine policie dhe një “Benz”-i në Fier-Patos/ Tre të lënduar, përfshirë dy efektivë policie

KRYESORE

Arrestohet 46-vjeçari prift, i cili shiste kokainë dhe kanabis, drogën e fshehiste në kishë.

by timoni.al
November 9, 2025
0

Një prift 46-vjeçar, i njohur si një personazh në YouTube, është arrestuar në Rodos, Greqi, për akuzat e trafikimit të...

Read moreDetails
Zgjedhjet në pesë bashki, Celibashi: Janë evidentuar çështje në Cërrik dhe Vlorë, sipas një vëzhguesi...

Zgjedhjet në pesë bashki, Celibashi: Janë evidentuar çështje në Cërrik dhe Vlorë, sipas një vëzhguesi…

November 9, 2025
Vetëm 10% e qytetarëve të Vlorës kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar deri tani, sipas Celibashit: Votimi është një detyrim për secilin qytetar.

Vetëm 10% e qytetarëve të Vlorës kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar deri tani, sipas Celibashit: Votimi është një detyrim për secilin qytetar.

November 9, 2025
Aksidenti mes një makine policie dhe një “Benz”-i në Fier-Patos/ Tre të lënduar, përfshirë dy efektivë policie

Aksidenti mes një makine policie dhe një “Benz”-i në Fier-Patos/ Tre të lënduar, përfshirë dy efektivë policie

November 9, 2025
Nesër mbahen zgjedhjet në 5 bashki/ Më shumë se 334 mijë qytetarë kanë të drejtë vote, baza materiale shpërndahet në KZAZ.

Zgjedhjet mbahen në 5 bashki, me mbi 334 mijë qytetarë që kanë të drejtë vote! Vlora regjistron numrin më të ulët të pjesëmarrësve.

November 9, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Arrestohet 46-vjeçari prift, i cili shiste kokainë dhe kanabis, drogën e fshehiste në kishë.

Arrestohet 46-vjeçari prift, i cili shiste kokainë dhe kanabis, drogën e fshehiste në kishë.

November 9, 2025
Zgjedhjet në pesë bashki, Celibashi: Janë evidentuar çështje në Cërrik dhe Vlorë, sipas një vëzhguesi...

Zgjedhjet në pesë bashki, Celibashi: Janë evidentuar çështje në Cërrik dhe Vlorë, sipas një vëzhguesi…

November 9, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al