Friday, October 31, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Scholz për tarifat amerikane: Ky është sulm ndaj një rendi tregtar që ka krijuar prosperitet në të gjithë globin

Editor by Editor
April 3, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Scholz për tarifat amerikane: Ky është sulm ndaj një rendi tregtar që ka krijuar prosperitet në të gjithë globin
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

GJERMANI- Paketa e re me dogana ndëshkuese e presidentit të SHBA-së,  Donald Trump godet ndjeshëm shumë vende, nga ajo preken edhe vendet anëtare të BE-së. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen u shpreh me tone kritike. Ajo foli për një “goditje serioze për ekonominë globale”. Tarifat do të sjellin pasoja të rënda për miliona njerëz në botë, tha von der Leyen gjatë një vizite në qytetin Uzbekistan të Samarkandit.

BE po punon për një “paketë të re” kundërmasash” për të mbrojtur interesat tona dhe kompanitë tona, nëse negociatat dështojnë”, tha presidentja e Komisionit. Në të njëjtën kohë, von der Leyen sinjalizoi gatishmërinë e saj të vazhdueshme për të zhvilluar bisedime të mëtejshme me qeverinë amerikane. “Ka një rrugë alternative,” tha von der Leyen, që vuri në dukje se komisioneri i tregtisë i BE-së Maros Sefcoviç është “në kontakt të vazhdueshëm” me homologun e tij amerikan Howard Lutnick. “Ne do të përpiqemi të zvogëlojmë pengesat, jo t’i rrisim ato.”

Edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz (SPD) i ka kritikuar tarifat e vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump si “tërësisht të gabuara” dhe një “sulm” ndaj rendit global të tregtisë. “Qeveria amerikane po merr një rrugë në fund të së cilës do të ketë vetëm humbës”, tha kancelari të enjten në Berlin. “Ky është sulm ndaj një rendi tregtar që ka krijuar prosperitet në të gjithë globin.”

Kurse presidenti i Këshillit të BE-së,  António Costa bëri thirrje që të zgjerohen marrëdhëniet tregtare me vendet e tjera. Tani është koha për të ratifikuar marrëveshjet e reja të planifikuara të tregtisë së lirë me shtetet e Amerikës së Jugut Mercosur dhe Meksikën, tha Costa në margjinat e një takimi të nivelit të lartë me krerët e shteteve dhe qeverive të shteteve të Azisë Qendrore në Uzbekistan.

Kryetari i Komisionit të Tregtisë në Parlamentin e BE-së, Bernd Lange nga SPD, foli në “tagesthemen” për “arbitraritet” që është “plotësisht i papranueshëm”. Njoftimet janë si “shpallje lufte”. Dëme për BE-në, sipas tij mund ë jenë në miliarda dyshifrore.  Megjithatë, ne jemi të përgatitur dhe do të përgjigjemi me kundërmasa, tha Lange.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i cilësoi tarifat amerikane si “të gabuara”. Por ajo shpreson në bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Evropës për të shmangur një luftë tregtare, sipas saj, sepse kjo do ta dobësonte Perëndimin.

Manfred Weber, kreu i Partive Popullore Evropiane (EPP) në Parlamentin Evropian, e sheh Evropën të gatshme të mbrojë interesat e saj në mosmarrëveshjen tregtare me SHBA-në. “Për miqtë tanë amerikanë, sot nuk është një ditë çlirimi, por një ditë e hidhërimit”, shkroi politikani i CSU në platformën X. Tarifat e Donald Trump dëmtojnë të dyja anët e Atlantikut. “Evropa qëndron e bashkuar, e gatshme për të mbrojtur interesat e saj dhe e hapur për bisedime të drejta dhe vendimtare.”

Pasoja për Gjermaninë

Presidenti i Dhomës së Tregtisë së Jashtme për Gjermaninë, Dirk Jandura pret mjaft pasoja negative për ekonominë gjermane. “Do ta them hapur: ne do ta ndjejmë këtë,” tha ai për agjencinë e lajmeve Reuters. “Do të na duhet t’i përkthejmë tarifat në rritje çmimesh, dhe në shumë raste kjo do të thotë rënie në shitje. Për kompanitë më të vogla që tashmë janë shfaqur të dobësuara nga vitet e fundit të vështira, kjo mund të nënkuptojë gjithashtu fundin. E kjo prek edhe punonjësit e tyre.

Presidentja e Shoqatës Gjermane të Industrisë së Automjeteve (VDA), Hildegard Müller, e përshkroi vendimin e SHBA si kthesë themelore në politikën tregtare. “Ky është largimi i SHBA-së nga rendi global tregtar i bazuar në rregulla – dhe si rrjedhim largimi nga baza për krijimin e vlerës globale dhe rritjen dhe prosperitetin përkatës në shumë rajone të botës. Kjo nuk është Amerika e para, kjo është vetëm Amerika”, theksoi Müller.

Shoqata gjermane e Industrisë Kimike (VCI) po ashtu shprehu keqardhje për vendimin e qeverisë së SHBA. “Tani është e rëndësishme që të gjithë të përfshirë të ruajmë gjakftohtësinë”, tha Drejtori Menaxhues i VCI, Wolfgang Große Entrup. “Një spirale përshkallëzimi vetëm do të shtonte dëmet. Vendi ynë nuk duhet të bëhet peng i një lufte tregtare në përshkallëzim.”/DW/

Previous Post

Trump vendosi 10% tarifa për eksportet nga Shqipëria/ Berisha: Qeveria e PD do të bëjë negociata të hapura me SHBA-të

Next Post

The Economist: Trump rikthen politikat tregtare të Amerikës në shekullin e 19-të

Next Post
The Economist: Trump rikthen politikat tregtare të Amerikës në shekullin e 19-të

The Economist: Trump rikthen politikat tregtare të Amerikës në shekullin e 19-të

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Zv.kryeministrja Belinda Balluku nën akuzë, SPAK bën lajmin zyrtar: Pretendime për shkelje të barazisë në procedurat e ndarjes së tenderëve.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku nën akuzë, SPAK bën lajmin zyrtar: Pretendime për shkelje të barazisë në procedurat e ndarjes së tenderëve.

October 31, 2025
Nën vëzhgimin dhe rekomandimet e ndërkombëtarëve, KLP heq dorë nga ndryshimi i rregullores për emërimin e kreut të SPAK.

Njoftim për SPAK lidhur me akuzat ndaj Ballukut: Shkelje e barazisë në tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë u konfirmua 10 ditë më parë.

October 31, 2025
Kushtetuesja vlerësoi shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës nga Qeveria, seanca përfundon pas 7 orësh.

Kushtetuesja vlerësoi shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës nga Qeveria, seanca përfundon pas 7 orësh.

October 31, 2025
Vdes Fatos Nano, ish-Kryeministri liberal i socialistëve dhe një nga figurat kyçe të 35 viteve pas rënies së komunizmit.

Ekonomi

Zv.kryeministrja Belinda Balluku nën akuzë, SPAK bën lajmin zyrtar: Pretendime për shkelje të barazisë në procedurat e ndarjes së tenderëve.

by timoni.al
October 31, 2025
0

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u paraqit këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme si e pandehur për shkeljen e barazisë në...

Read moreDetails
Nën vëzhgimin dhe rekomandimet e ndërkombëtarëve, KLP heq dorë nga ndryshimi i rregullores për emërimin e kreut të SPAK.

Njoftim për SPAK lidhur me akuzat ndaj Ballukut: Shkelje e barazisë në tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë u konfirmua 10 ditë më parë.

October 31, 2025
Kushtetuesja vlerësoi shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës nga Qeveria, seanca përfundon pas 7 orësh.

Kushtetuesja vlerësoi shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës nga Qeveria, seanca përfundon pas 7 orësh.

October 31, 2025
Vdes Fatos Nano, ish-Kryeministri liberal i socialistëve dhe një nga figurat kyçe të 35 viteve pas rënies së komunizmit.

Vdes Fatos Nano, ish-Kryeministri liberal i socialistëve dhe një nga figurat kyçe të 35 viteve pas rënies së komunizmit.

October 31, 2025
E PLOTË/ “Zoti i falë bashkëpunëtorët e mi”, Veliaj në Kushtetuese: U shkarkova për shkak të mungesës së paraqitjes në punë, më dëbuan ata që dëshironin të më shihnin të arrestuar.

E PLOTË/ “Zoti i falë bashkëpunëtorët e mi”, Veliaj në Kushtetuese: U shkarkova për shkak të mungesës së paraqitjes në punë, më dëbuan ata që dëshironin të më shihnin të arrestuar.

October 31, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zv.kryeministrja Belinda Balluku nën akuzë, SPAK bën lajmin zyrtar: Pretendime për shkelje të barazisë në procedurat e ndarjes së tenderëve.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku nën akuzë, SPAK bën lajmin zyrtar: Pretendime për shkelje të barazisë në procedurat e ndarjes së tenderëve.

October 31, 2025
Nën vëzhgimin dhe rekomandimet e ndërkombëtarëve, KLP heq dorë nga ndryshimi i rregullores për emërimin e kreut të SPAK.

Njoftim për SPAK lidhur me akuzat ndaj Ballukut: Shkelje e barazisë në tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë u konfirmua 10 ditë më parë.

October 31, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al