Saturday, September 27, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home BOTË

Scholz: Negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë tani

Editor by Editor
June 19, 2022
in BOTË
0
Scholz: Negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë tani
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka kërkuar reforma në BE në mënyrë që të lehtësohen pranimet e anëtarëve të rinj në Bashkimin Europian. Jo vetëm kandidatët për një anëtarësim duhet të përgatiten, edhe BE vetë duhet të përgatitet për zgjerimin e unionit, tha politikani socialdemokrat në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa.

Scholz do të lehtësojë anëtarësimet në BE me reforma

“Për këtë duhet që BE të modernizojë strukturat dhe proceset vendimmarrëse. Jo gjithmonë do mund të vendosen mbi parimin unanim të gjitha ato vendime që duhen marrë sot unanimisht.” Scholz tha se do të flasë për këtë në samitin e BE në fund të qershorit. Në këtë samit krerët e shteteve dhe qeverive të BE trajtojnë kërkesat për anëtarësim të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë. Komisioni Europian ka rekomanduar së fundmi që Ukraina dhe Moldavia të marrin statusin kandidat.Edhe Scholz u shpreh qartë për këtë në qëndrimin e tij në Kiev bashkë me presidentin Macron dhe kryeministrin italian, Mario Draghi.

Scholz i bëri thirrje BE që vendimin për statusin kandidat të Ukrainës ta marrë “në frymën e unitetit”. “E qartë është, që rruga për në BE nuk do të jetë e lehtë, por se duhen përmbushur shumë kritere nga secili kandidat që do ta marrë këtë rrugë”, theksoi Scholz. “Kjo prek shtetin ligjor dhe demokracinë, por edhe të gjitha rregulloret e tjera, që kemi vendosur për njëri-tjetrin ne në Europë.”

Por vëmendja e kancelarit gjerman i drejtohet edhe Ballkanit Perëndimor, ku Scholz zhvilloi një tur vizitash së fundmi. Që më parë ai është shprehur, se duhet të jemi të drejtë me Ballkanin Perëndimor dhe të mbajmë premtimet. Në intervistë me dpa ai tha, se shpreson që nga samiti i BE javën e ardhshme të dalë edhe një impuls për vendet e Ballkanit Perëndimor, që prej dy dekadash presin për anëtarësimin në BE. “Vendeve të Ballkanit Perëndimor ne duhet t’u tregojmë se e kemi seriozisht. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i plotësojnë të gjitha kriteret për hapjen e negociatave konkrete për anëtarësimin në BE, ato duhet të fillojnë tani.”

Statusi i vendit kandidat mund të jepet vetëm me një votë unanime. Për zbutjen e këtij parimi ka prej kohësh shumë diskutime në BE. Problemi është, se edhe për reformimin e vendimit unanim duhet që të vendosin njëzëri krerët e shteteve dhe qeverive në BE. Parlamenti Europian kishte kërkuar para një jave reforma të zgjeruara të konventës europaine dhe të hiqet dorë nga parimi i vendimit unanim gati në të gjithë fushat e politikës.

Samiti i G7-Gipfel do duhet të forcojë bashkëpunimin dhe demokracinë

Samiti i BE është vetëm fillimi i një serie samitesh brenda një jave. Pas tij pasojnë samiti i G7-s dhe ai i NATO-s. Në samitin e G7-s, në të cilin janë bashkuar demokracitë e fuqishme ekonomike, Gjermania mban presidencën e radhës. Scholz është mikpritësi i G7-s nga 26-28 qershor në kështjellën Elmau në Bavari. Ai do të vendosë si pikërëndesë aty bashkëpunimin mes demokracive në të gjithë botën. “Një sukses i rëndësishëm do të ishte, nëse samiti shërben si pikënisja e një vështrimi të ri në botën e demokracisë.”, tha Scholz.

Kuptimi i demokracisë është i reduktuar, nëse me të lidhen vetëm demokracitë perëndimore, pra shtetet e G7-s, Gjermania, SHBA, Kanadaja, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Japonia. “Demokracitë e mëdha të fuqishme në të ardhmen janë në Azi, Afrikë, në jug të Amerikës dhe do të jenë partnerët tanë”, tha Scholz. “Duhet të kemi të gjithë globin parasysh dhe jo vetëm një vështrim të reduktuar tek Europa, Amerika Veriore dhe Japonia. Bota në 30 vitet e ardhshme do të ketë më shumë qendra pushteti. “Nëse ne ia dalim që kjo botë megjithatë bashkëpunon dhe demokracia luan një rol qendror, ky është një hap i madh përpara.” /DW

Previous Post

Nëse makina juaj bie në ujë, bëni këto gjëra që të shpëtoni nga vdekja

Next Post

FOTO/ Publikohet axhenda e mbledhjes së 8-të ndërqeveritare Shqipëri-Kosovë

Next Post
FOTO/ Publikohet axhenda e mbledhjes së 8-të ndërqeveritare Shqipëri-Kosovë

FOTO/ Publikohet axhenda e mbledhjes së 8-të ndërqeveritare Shqipëri-Kosovë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Çfarë veprimesh duhet të ndërmarrin vendet e NATO-s në rastin e shkeljeve të hapësirës ajrore nga avionët rusë? Trump: T’i rrëzojnë.

Trump nis “Tomahawk” drejt Rusisë, gati për të hequr veton mbi super-armët për Kievin.

September 27, 2025
Muri i dronëve ka një çmim: Komisioneri thotë se shkatërrimi i një droni kushton 10 mijë euro, ndërsa buxheti i totalit arrin në 1 milion euro.

Muri i dronëve ka një çmim: Komisioneri thotë se shkatërrimi i një droni kushton 10 mijë euro, ndërsa buxheti i totalit arrin në 1 milion euro.

September 27, 2025
Presidentja Osmani në takim me Trump: Raportet dhe aleanca me SHBA mbeten të forta dhe të pandashme.

Presidentja Osmani në takim me Trump: Raportet dhe aleanca me SHBA mbeten të forta dhe të pandashme.

September 27, 2025
Kërcënimi i ri nga Rusia? Zelensky paralajmëron: Putin mund të godasë një tjetër vend evropian, ne jemi të gatshëm të…

AKTUALITET

Trump nis “Tomahawk” drejt Rusisë, gati për të hequr veton mbi super-armët për Kievin.

by timoni.al
September 27, 2025
0

Në një takim të zhvilluar në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidenti amerikan Donald Trump shprehu gatishmërinë për...

Read moreDetails
Muri i dronëve ka një çmim: Komisioneri thotë se shkatërrimi i një droni kushton 10 mijë euro, ndërsa buxheti i totalit arrin në 1 milion euro.

Muri i dronëve ka një çmim: Komisioneri thotë se shkatërrimi i një droni kushton 10 mijë euro, ndërsa buxheti i totalit arrin në 1 milion euro.

September 27, 2025
Presidentja Osmani në takim me Trump: Raportet dhe aleanca me SHBA mbeten të forta dhe të pandashme.

Presidentja Osmani në takim me Trump: Raportet dhe aleanca me SHBA mbeten të forta dhe të pandashme.

September 27, 2025
Kërcënimi i ri nga Rusia? Zelensky paralajmëron: Putin mund të godasë një tjetër vend evropian, ne jemi të gatshëm të…

Kërcënimi i ri nga Rusia? Zelensky paralajmëron: Putin mund të godasë një tjetër vend evropian, ne jemi të gatshëm të…

September 27, 2025
“Goditje e madhe për Realin, Xabi Alonso pëson humbjen e parë të sezonit në derbin me Atletikon”

“Goditje e madhe për Realin, Xabi Alonso pëson humbjen e parë të sezonit në derbin me Atletikon”

September 27, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Çfarë veprimesh duhet të ndërmarrin vendet e NATO-s në rastin e shkeljeve të hapësirës ajrore nga avionët rusë? Trump: T’i rrëzojnë.

Trump nis “Tomahawk” drejt Rusisë, gati për të hequr veton mbi super-armët për Kievin.

September 27, 2025
Muri i dronëve ka një çmim: Komisioneri thotë se shkatërrimi i një droni kushton 10 mijë euro, ndërsa buxheti i totalit arrin në 1 milion euro.

Muri i dronëve ka një çmim: Komisioneri thotë se shkatërrimi i një droni kushton 10 mijë euro, ndërsa buxheti i totalit arrin në 1 milion euro.

September 27, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al