Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar për konstatimin e një bakteri të rrezikshëm në disa prodhime të markës së salsiçeve Wudy që shiten në Shqipëri. Bëhet fjalë për bakterin “Listeria monocytogenes”, i cili nëse futet në sistemin tretës mund të shkaktojë një mori problemesh.
AKU thekson se gjithçka ka ndodhur pas një njoftimi nga sistemi RASSF i Bashkimit Europian në lidhje me sigurinë ushqimore.
“Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) pas analizave laboratorike të kryera në Itali është konstatuar prani e Listeria monocytogenes STI55 duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut, në produktin. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas njoftimit të ardhur nga RASFF po ndërmerr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu. Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni këto produkte, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë”, njofton AKU.
Meqemeja, pronar dhe i kompanisë “Frigo Food Albania” akuzohet nga SPAK për korrupsion të një funksionari shtetëror, që rezulton të jetë Arben Ahmetaj.
Sokol Meqemeja akuzohet nga SPAK se i ka dhënë Arben Ahmetajt, përmes skemave të shitjeve fiktive të apartamenteve, 140 mijë euro. Prokuroria e Posaçme evidenton se kjo shumë ka shkuar për ish zv. kryeministrin si shpërblim për inceneratorin e Fierit, të cilin e kishte marrë përmes kompanisë Building Counstriction & Green Energy, ku ishte një prej krijuesve të saj.
“Në skenë del emri i shtetasit Sokol Meqemeja, i cili rezulton të jete një emër i njohur përgjatë këtij parashtrimi dhe njohje e shtetasve Klodjan Zoto dhe Mirel Mertici (njohje dhe bashkëpunim edh profesional, pasi ndër të tjera është evidentuar si një ndër personat e përfshirë në krijimin e shoqërisë Building Construction & Green Energy, shoqëri e cila rezulton të ketë paraqitur propozimin për marrjen e inceneratorit të Fierit dhe të ketë përfituar edhe bonusin prej 10 piksh. Nga verifikimi librave të blerjes dhe të shitjes të deklaruar në organin tatimor shoqëria nuk rezulton të ketë ushtruar aktivitet tregtar” – thuhet në dosjen e SPAK.
Po si ia kaloi Meqemeja 140 mijë eurot Arben Ahmetajt? Skema është identike si në rastet e treguara edhe më parë, përmes personave të tretë.
“Sokol Meqemeja, i shoqërisë “Frigo Food Shpk” datë 05.05.2018, është miratuar dhënia e huasë për shtetasen Sonila Goxha në vlerën 140.000 Euro. Shtetësja Sonila Goxhaj rezulton të ketë dy fëmijë nga marrëdhënia që ka me shtetasin Sokol Meqemeja”- thuhet në dosjen e SPAK.
Pra, Sonila Goxhaj ka marrë gjoja një hua 140 mijë euro nga ‘Frigo Food’ kompania e Sokol Meqemeja dhe ka lidhur kontratën me ish gruan e Arben Ahmetajt Albina Mançka për të blerë apartamentin me sipërfaqe 178 m2 dhe një garazh 21 m2. Apartament i cili më parë i ishte shitur një tjetër personi me emrin, Besmir Prifti.
Sonila Goxhaj në dëshminë ka thënë se e ka blerë apartamentin për motrën e saj por që në sipas SPAK motra nuk e kishte parë asnjëherë apartamentin dhe nuk e ka përdorur asnjë herë.
“Por këtë hua ia ka borxh kësaj kompanisë shpk, e cila është në pronësinë e babait të fëmijëve te saj, i cili quhet Sokol Meqemeja. Pra huaja është miratuar nga babai i fëmijëve të saj, shtetasi Sokol Meqemeja….Aktualisht apartamenti është i ndërtuar në fazën përfundimtare por është në gjendje të rënduar për shkak se nuk është mirëmbajtur pasi Sonila nuk e disponon plotësisht”- thuhet në dosje.
E çuditshme sipas Prokurorisë së Posaçme është se Goxhaj nuk ka paguar prej 5 vitesh asnjë këst për ta kthyer huanë prej 140 mijë eurosh por pasi është pyetur nga SPAK ka shkuar dhe ka paguar 4 milion lekë (të reja).
Si konkluzion SPAK thotë se për një apartament të shitur 2 herë Arben Ahmetaj mori 270 mijë euro, 130 mijë nga Mirel Mërtiri dhe 140 nga Sokol Meqemeja si shpërblim për inceneratorin.
“Gjithsej shuma prej 270 000 euro e paguar nga shtetasi Besmir Prifti dhe Sonila Goxhaj, ekziston dyshimi se është përfitim i paligjshëm i marrë nga shtetasi Arben Ahmetaj, në formën e mitës, në kuadrin e ushtrimit të funksionit të tij si funksionar i lartë, Ministër i MZHETS dhe Ministër i Financave gjatë kohës së dhënies së procedurave të koncensionit të mësipërm. Këto para derivojnë pikërisht nga shoqëria Integrated Technology Services sh.p.k. dhe nga shtetasi Sokol Meqemeja pjesë e shoqërisë Building Construction & Green Energy sh.p.k”- thuhet në dosjen e SPAK.
Duke përmbledhur të gjithë skemën e shitjeve fiktive të apartamenteve SPAK del në përfundimin se vetëm përmes kësaj skeme në duart e Arben Ahmetajt shkuan mbi 440 mijë euro.















