Thursday, November 13, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Salianji nga qelia citon Trump: Ngadhënjimi i ish-presidentit tregoi se asgjë nuk është e pamundur!

Editor by Editor
November 17, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Salianji nga qelia citon Trump: Ngadhënjimi i ish-presidentit tregoi se asgjë nuk është e pamundur!
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Demokrati Ervin Salianji ka reaguar sërish nga burgu.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka komentuar fitoren e republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA, duke citur shprehjen e amerikanit “Lufto, lufto, lufto – Fito, fito, fito”.

Ndër të tjera Salianji thotë  se ngadhënjimi i Trump tregoi se asgjë nuk është e pamundur, duke iu referuar situatës politike në vend.

Reagimi 

Edhe pse po bëhen ditë nga votimi dhe publikimi i rezultatit duket sikur Donald Trump i fiton zgjedhjet sërish çdo orë që kalon. Kjo jo vetëm prej legjitimitetit të madh që ka korrur, prej diferencës së thellë, po dhe prej emërimeve! Triumfi i tij ishte i jashtëzakonshëm kur përballë kishte një kandidate energjike, më të re, të mbështetur masivisht dhe me një fushatë të energjizuar me grumbullim fondesh  si asnjëherë dhe me mbështetje masive të një konglomerati elitash e vipash vanitozë, strukture propagande të mirëoganizuar influencimi me lobingje e sondazhe, çka  e rriste orientimin  e publikut ndaj saj.

Trump nuk mundi thjesht një kundërshtare të partisë tjetër, por fitoi mbi superstrukturën që po konsolidohej në demokracinë më të fuqishme të botës.

E kotë ta them se sa simpati ka krijuar Presidenti i zgjedhur në Shqipëri. Në burgun e Fierit nuk kemi shumë mundësi të ndjekim shtypin, gazetat dhe revistat e mëdha të botës që me siguri i kanë bërë analizat e duhura asaj çfarë ndodhi.

Megjithatë, besoj të gjithëve por dhe mua këtu më ka mbetur, mesazhi kryesor i Trump; LUFTO, LUFTO, LUFTO – FITO, FITO, FITO!

Nuk ka dyshim se me vendimet, me aktet, me dekretet që do të ndërmarrë, Presidenti i 47 do të përcaktojë një kurs të ri në botë. Ama, fushata, dhe ajo çfarë vendosi qytetari amerikan, përkundër gjithë atmosferës propoganduese që ishte krijuar, përkundër gjithë imponimit me industritë më të forta të opinionit, e ka përmbysur jo pak gjendjen dhe ka krijuar një rend të ri. Një rend që nuk ka dyshim se do të rrezatojë dhe do të ndikojë dhe në vende të tjera.

Sidomos aty ku demokracia, liritë dhe të drejtat bazike po vihen në dyshim nga qeveri e udhëheqës autoritaristë,

Ka ngjashmëri të realiteteve politike e zgjedhore të SHBA me ne këtu.

Njësoj edhe në Tiranë, industria e propagandës dhe e manipulimit të realitetit, e ndikimit në opinion përmes mediave e sondazheve, tenton të paracaktojë rezultatet dhe ka një axhendë armiqësore, agresive ndaj opozitës.

Njësoj, përndjekje gjyqësore ndaj kundërshtarit.

Goditje dhe tentative për asgjesim me mjete ekstrapolitike.

Kuptohet, veçantia jonë është ndoshta unike në botë, sepse Opozitës këtu i duhet të përballet pos të gjitha këtyre, edhe me bandat dhe me krimin e organizuar që janë aleati i vyer i qeverisë.

Ngadhënjimi i Trump tregoi se asgjë nuk është e pamundur.

Dhe është kaq e thjeshtë në fakt, ai e ka thënë me një fjali; Lufto, lufto, lufto – Fito, fito, fito.

Padyshim se lufta me rilindjen dhe gjithë konglomeratin e saj nuk është e lehtë dhe ka kosto.

Unë tani nuk jam aty ku duhet të jem, por i izoluar në një qeli të ngushtë dhe shkruaj këtë letër në një fletore që më pas e merr avokati im dhe bëhet publike, për shkak se lufta ime mërziti kryeministrin, prishi qetësinë e tij,  dëmtoi karrierën e Ministrit të Brendshëm dhe i prishi terezine grupeve të krimit të organizuar!

Pra kaq mjafton që të jesh në burg, jo vetëm pa prova, por me prova të falsifikuara dhe manipuluara, pa proces juridik të rregullt, pa kryer veprën për të cilën akuzohem. Thjesht e vetëm se denoncova faktin se vëllai i Ministrit të Brendshëm, ishte i denuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge dhe vijonte aktivitetin i lirë në Shqipëri me mbrojtjen e qeverisë!

Kjo nuk duhet të shkurajojë askend. Jam i bindur që nëse secili aty ku është, në rolin, në vendin e tij, në jetën e tij; lufton, lufton, lufton, ne do ja dalim. Edi Rama nuk na burgos dot të gjithëve. Ai është në të vërtetë një frikacak që duke e ditur mirë fundin që e pret, tenton të shesë si trimëri dënimin e kundërshtarit dhe shfaq gëzim malinj për këdo që burgos.

Ne e kemi edhe më të thjeshtë. Nuk kemi nevojë ta bëjmë Shqipërinë të madhe dhe një herë. Na duhet vetëm ta bëjmë vend normal, ta ruajmë, ta shpëtojmë nga autokrati malinj dhe ta heqim nga kthetrat e krimit!

Previous Post

Me “laps e letër”, Shqipëria luan “all-in” ndaj Ukrainës, Grupi B1 një “çmenduri” e vërtetë

Next Post

Katër shqiptarët ‘KOKAT’ e grupit të drogës që u godit nga SPAK/ Financonin trafikun dhe përpunimin e kokainës në laborator! 

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione ndaj një familjeje shqiptare, duke e akuzuar për pastrim parash në lidhje me kartelin meksikan përmes aktiviteteve të kazinove.

Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione ndaj një familjeje shqiptare, duke e akuzuar për pastrim parash në lidhje me kartelin meksikan përmes aktiviteteve të kazinove.

November 13, 2025
Organizata e tij u godit nga SHBA, cilat janë lidhjet e Luftar Hysës me Edi Ramën!

Organizata e tij u godit nga SHBA, cilat janë lidhjet e Luftar Hysës me Edi Ramën!

November 13, 2025
SHBA dhe qeveria meksikane godasin organizatën e Luftar Hysës dhe rrjetin e kazinove

SHBA dhe qeveria meksikane godasin organizatën e Luftar Hysës dhe rrjetin e kazinove

November 13, 2025
Juventus, kush është ky këtu? Pjanic në Continassa, është një vizitë e zakonshme apo një 'intervistë pune'?

Juventus, kush është ky këtu? Pjanic në Continassa, është një vizitë e zakonshme apo një ‘intervistë pune’?

November 13, 2025
Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione ndaj një familjeje shqiptare, duke e akuzuar për pastrim parash në lidhje me kartelin meksikan përmes aktiviteteve të kazinove.
KRYESORE

Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione ndaj një familjeje shqiptare, duke e akuzuar për pastrim parash në lidhje me kartelin meksikan përmes aktiviteteve të kazinove.

by timoni.al
November 13, 2025
0

Thesari i Shteteve të Bashkuara shpalli sanksione të enjten ndaj familjes shqiptare Hysa në Meksikë, nën akuzën se përdorin bizneset...

Read moreDetails
Organizata e tij u godit nga SHBA, cilat janë lidhjet e Luftar Hysës me Edi Ramën!

Organizata e tij u godit nga SHBA, cilat janë lidhjet e Luftar Hysës me Edi Ramën!

November 13, 2025
SHBA dhe qeveria meksikane godasin organizatën e Luftar Hysës dhe rrjetin e kazinove

SHBA dhe qeveria meksikane godasin organizatën e Luftar Hysës dhe rrjetin e kazinove

November 13, 2025
Juventus, kush është ky këtu? Pjanic në Continassa, është një vizitë e zakonshme apo një 'intervistë pune'?

Juventus, kush është ky këtu? Pjanic në Continassa, është një vizitë e zakonshme apo një ‘intervistë pune’?

November 13, 2025
Alarm në Oklahoma pas rrjedhjes së amoniakut nga një kamion cisternë, dhjetëra të plagosur, mbi 500 banorë të strehuar jashtë zonës.

Alarm në Oklahoma pas rrjedhjes së amoniakut nga një kamion cisternë, dhjetëra të plagosur, mbi 500 banorë të strehuar jashtë zonës.

November 13, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione ndaj një familjeje shqiptare, duke e akuzuar për pastrim parash në lidhje me kartelin meksikan përmes aktiviteteve të kazinove.

Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione ndaj një familjeje shqiptare, duke e akuzuar për pastrim parash në lidhje me kartelin meksikan përmes aktiviteteve të kazinove.

November 13, 2025
Organizata e tij u godit nga SHBA, cilat janë lidhjet e Luftar Hysës me Edi Ramën!

Organizata e tij u godit nga SHBA, cilat janë lidhjet e Luftar Hysës me Edi Ramën!

November 13, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al