Friday, October 24, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sa vota nevojiten për një deputet në zgjedhjet e 11 majit

Editor by Editor
April 9, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Sa vota nevojiten për një deputet në zgjedhjet e 11 majit
0
SHARES
47
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Teorikisht, 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë përfaqësojnë trupën politike, e cila, në zgjedhjet e 11 majit përbëhet nga 3.7 milionë votues. Kjo është vetëm teorikisht, sepse një pjesë e konsiderueshme është në emigrim, shumë prej dekadash dhe rrjedhimisht janë pjesë e trupës politike vetëm nominalisht.

Në zgjedhjet e vitit 2021, kur numri i votuesve në regjistrin civil ishte 3.59 milionë vetë, pjesëmarrja ishte 46% dhe, mesatarisht, afërisht 12 mijë votues nxorrën një deputet. Duke marrë parasysh se  një pjesë e votave ishin të pavlefshme, dhe një pjesë shkuan te partitë e vogla dhe kandidatët e pavarur, të cilët nuk prodhuan mandate, të katër partitë që morën mandate morën mesatarisht 11 mijë vota për mandat.

Formula D-Hondt e mesatareve më të larta njihet se favorizon partinë më të madhe. Rrjedhimisht, në rang kombëtar, Partia Socialiste fitoi secilin nga 74 mandatet e saj për çdo 10,400 vota. Partia Demokratike mori secilin nga të 59 mandatet për afërsisht 10.600 vota ndërsa Partia Socialdemokrate mori tre mandate me mesatarisht me 11,800 vota. Lëvizja Socialiste për Integrim, sot Partia e Lirisë, mori vetëm katër mandate edhe pse grumbulloi në rang kombëtar 108 mijë vota, me një mesatare prej 27 mijë votash për mandat.

Numri i votave të nevojshme për mandat në secilin qark në zgjedhjet e 11 majit do të varet nga pjesëmarrja, e cila është diçka e paparashikueshme. Shqipëria pëson ndryshime të forta demografike çdo vit dhe Censi i vitit 2023 gjeti në Shqipëri afërsisht gjysmë milioni njerëz më pak se sa Censusi i vitit 2011, gjë që sugjeron rënie vjetore të popullsisë banuese me rreth 40 mijë vetë dhe rënie vjetore të popullsisë votuese me rreth 30 mijë vetë.

Kjo do të thotë se mes zgjedhjeve të vitit 2021 dhe atyre të vitit 2025, rreth 120 mijë votues mund të jenë larguar. Por kjo është e pamundur të dihet me saktësi sepse, ndonëse është e sigurt se mes Censit dhe Censusit, ka pasur rënie popullsie, ne nuk mund ta dimë nëse kjo rënie popullsie ka ndodhur në mënyrë të njëtrajtshme përgjatë të gjithë periudhës apo ka pasur vite kur rënia ka qenë më e fortë e vite të tjera kur  ka qenë më e paktë.

Në këto zgjedhje, pjesëmarrja pritet të ndikohet edhe nga rreth 246 mijë shqiptarë, të cilët janë regjistruar për të votuar me postë. Në rast se këta të gjithë do të votojnë, pjesëmarrja ka gjasa do të jetë më e lartë se sa më 2021 dhe rrjedhimisht, numri i votave të nevojshme për të kapur mandatin e fundit do të jetë më i lartë.

Mandatet e fundit sipas qarqeve

Formula D-Hond pjesëton numrin e votave që ka marrë secila parti, fillimisht me 1, pastaj me 2 e me radhë, deri sa të mbarojnë mandatet për t’u ndarë. Partisë që i del herësi më i lartë nga pjesëtimi, merr mandatin. Rrjedhimisht, ajo që diskutohet, dhe që është përcaktuese për rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve, është i ashtuquajturi mandat i fundit. Ky është edhe mandati që praktikisht synohet nga të gjitha partitë e vogla, veçanërisht në Tiranë.

Mandati i fundit është ndarë në secilin qark në varësi të pjesëmarrjes. Në zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja në Tiranë ishte veçanërisht e lartë, 53% në krahasim me mesataren kombëtare që ishte 46%. Kjo do të thotë që mandati i fundit në Tiranë u fitua me 12 mijë vota ndërsa, në Dibër, mandati i fundit u fitua me 7255 vota. Qarqet e tjera janë mes këtyre dy  shifrave si në grafik. Në Shkodër, Partia Socialdemokrate arriti të rrëmbejë dy mandate me pak më shumë se sa 16 mijë vota.

Votat e djegura ndihmojnë të mëdhenjtë

Të dhënat e zgjedhjeve të vitit 2021 sugjerojnë se shumë mandate kyçe për maxhorancën u fituan falë “votave të djegura”, pra votave të fituara nga partitë e vogla, kryesisht LSI. Në qarqet Durrës e Berat, LSI humbi mandat për vetëm disa dhjetëra vota. Rrjedhimisht, ndarja e opozitës kryesore në katër koalicione konkurrente, Berisha-Meta, Shehi-Alibeaj, Partia Mundësia e Shehajt dhe Euroatlantikët e Bashës, sugjeron se në shumë qarqe do të ketë shumë vota të cilat nuk do të arrijnë të prodhojnë mandat. Mandatet e humbura nga këto parti do të bien në prehërin e forcës politike që merr shumicën e thjeshtë në secilin qark./Reporter.al

Previous Post

SHBA dhe Rusia do të takohen të enjten në Stamboll, DASH: Nuk do të flitet për Ukrainën

Next Post

Samiti i Komunitetit Politik Europian më 16 maj në Shqipëri, Rama: Krenari që në zemër të Tiranës do të bëhen bashkë liderët e të gjithë kontinentit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Vllaznia vazhdon me sukses, shkodranët triumfojnë me 10 lojtarë në “klasiken” përballë Tiranës dhe ngjiten në krye të tabelës.

Vllaznia vazhdon me sukses, shkodranët triumfojnë me 10 lojtarë në “klasiken” përballë Tiranës dhe ngjiten në krye të tabelës.

October 24, 2025
Orlando Bloom në një marrëdhënie pas ndarjes nga Katy Perry, ky është informacioni nga burimet.

Orlando Bloom në një marrëdhënie pas ndarjes nga Katy Perry, ky është informacioni nga burimet.

October 24, 2025
Incident fizike mes një deputeti të LDK-së dhe një qytetari: Deputeti shpreh se u provokua dhe thekson nevojën për të ruajtur dinjitetin e tij.

Incident fizike mes një deputeti të LDK-së dhe një qytetari: Deputeti shpreh se u provokua dhe thekson nevojën për të ruajtur dinjitetin e tij.

October 24, 2025
Skënderbeu dominon me një performancë të shkëlqyer, korçarët fitojnë ndaj Besës dhe mbajnë vendin e parë.

AKTUALITET

Vllaznia vazhdon me sukses, shkodranët triumfojnë me 10 lojtarë në “klasiken” përballë Tiranës dhe ngjiten në krye të tabelës.

by timoni.al
October 24, 2025
0

Vllaznia ka arritur një fitore të rëndësishme në kampionat, duke triumfuar në derbin e futbollit shqiptar kundër Tiranës me rezultatin...

Read moreDetails
Orlando Bloom në një marrëdhënie pas ndarjes nga Katy Perry, ky është informacioni nga burimet.

Orlando Bloom në një marrëdhënie pas ndarjes nga Katy Perry, ky është informacioni nga burimet.

October 24, 2025
Incident fizike mes një deputeti të LDK-së dhe një qytetari: Deputeti shpreh se u provokua dhe thekson nevojën për të ruajtur dinjitetin e tij.

Incident fizike mes një deputeti të LDK-së dhe një qytetari: Deputeti shpreh se u provokua dhe thekson nevojën për të ruajtur dinjitetin e tij.

October 24, 2025
Skënderbeu dominon me një performancë të shkëlqyer, korçarët fitojnë ndaj Besës dhe mbajnë vendin e parë.

Skënderbeu dominon me një performancë të shkëlqyer, korçarët fitojnë ndaj Besës dhe mbajnë vendin e parë.

October 24, 2025
Flakët e zjarrit në një kabinë elektrike në Fier, shuajnë nga zjarrfikësit.

Flakët e zjarrit në një kabinë elektrike në Fier, shuajnë nga zjarrfikësit.

October 24, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Vllaznia vazhdon me sukses, shkodranët triumfojnë me 10 lojtarë në “klasiken” përballë Tiranës dhe ngjiten në krye të tabelës.

Vllaznia vazhdon me sukses, shkodranët triumfojnë me 10 lojtarë në “klasiken” përballë Tiranës dhe ngjiten në krye të tabelës.

October 24, 2025
Orlando Bloom në një marrëdhënie pas ndarjes nga Katy Perry, ky është informacioni nga burimet.

Orlando Bloom në një marrëdhënie pas ndarjes nga Katy Perry, ky është informacioni nga burimet.

October 24, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al