Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rubio: Propozimi i Trumpit për palestinezët në Gaza ishte jo armiqësor

Editor by Editor
February 5, 2025
in AKTUALITET, BOTË, Lajmi Fundit, Vendi
0
Rubio: Propozimi i Trumpit për palestinezët në Gaza ishte jo armiqësor
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dëshiron që palestinezët të largohen nga Gaza vetëm përkohësisht, përderisa ajo zonë të rindërtohet, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, të mërkurën.

Një ditë më parë, presidenti amerikan Trump nxiti reagime të shumta kur propozoi, gjatë një takimi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, që Shtetet e Bashkuara ta merrnin kontrollin e Gazës së shkatërruar nga lufta.

Ideja e Trumpit “nuk ishte menduar si armiqësore. Ajo ishte menduar, mendoj, si një lëvizje shumë bujare, një ofertë për të rindërtuar dhe për të qenë në krye të rindërtimit”, tha Rubio për gazetarët gjatë një vizite në Guatemala.

Trump ofroi një “gatishmëri të SHBA-së për të ndërhyrë, për të pastruar rrënojat, për të pastruar zonën nga gjithë shkatërrimi në terren, për ta pastruar nga të gjitha municionet e pashpërthyera”, tha Rubio.

“Dhe, gjatë kësaj kohe, njerëzit që jetojnë atje nuk do të mund të jetojnë atje përderisa ekipet e punës hyjnë dhe heqin mbeturinat”, shtoi ai.

Rubio tha se Trumpi dëshiron ta mbështesë “rindërtimin e shtëpive, bizneseve dhe gjërave të kësaj natyre, në mënyrë që më pas njerëzit të mund të kthehen”.

Një ditë më parë, Trump prezantoi planin, sipas të cilit, palestinezët e zhvendosur do të largoheshin nga Rripi i Gazës, duke i hapur rrugën SHBA-së për të marrë në pronësi këtë territor bregdetar dhe për ta zhvilluar ekonomikisht në një vend “fenomenal”, ku kombësi të ndryshme mund të jetojnë në paqe.

Trump tha se kjo do të ndodhte pas zhvendosjes së popullit palestinez në vende të tjera, për t’i larguar nga ajo që ai e quajti “gropë ferri” me ndërtesa të shkatërruara, pas më shumë se një viti luftë mes Izraelit dhe Hamasit, të cilin SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian e kanë shpallur organizatë terroriste.

Propozimi i tij për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza kishte shkaktuar kundërshtime si nga kundërshtarët, ashtu edhe nga aleatët e SHBA-së.

Propozimi kishte nxitur shqetësime se mund të rrezikohet marrëveshja e brishtë e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja, që ka udhëhequr Gazën që nga viti 2007.

Liderë të OKB-, organizatave Human Rights ëatch dhe Amnesty International, si dhe liderët e Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Arabisë Saudite, Kinës e Rusisë, ndër shumë të tjerë, kishin kritikuar publikisht planin.

Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet./REL/

Previous Post

E pazakontë në Elbasan/ Banorët gjejnë një arkivol në rrjedhën e përroit të Zaranikës, policia: Asnjë trup nuk u gjet në ujë! Po monitorojmë kamerat e sigurisë

Next Post

Sulmi me 11 të vdekur në Suedi/ Del FOTOJA e autorit, arsyet e krimit ende të pazbuluara

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Vajza e birësuar e Rob Reiner jep reagimin e saj të parë pas vrasjes tragjike të çiftit të Hollywood-it: Jam e shokuar, vijë nga një familje që…

December 16, 2025
Skandal në San Siro: Inter dhe Milan nën hetim në çështjen “Double Curve”, dënime të ashpra për liderët e tifozëve.

Spaku kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, Berisha reagoi: Rama e mban në mbrojtje, qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre më 22 dhjetor.

Komisioni Xhafaj/ Dy ligje të reformës në drejtësi, ndyshohen për të adresuar problematikat.

KRYESORE

by timoni.al
December 16, 2025
0

Tracy Reiner, vajza e Rob Reiner, ka shprehur tronditjen e saj pas vdekjes së papritur të babait dhe gruas së...

Read moreDetails
Skandal në San Siro: Inter dhe Milan nën hetim në çështjen “Double Curve”, dënime të ashpra për liderët e tifozëve.

Skandal në San Siro: Inter dhe Milan nën hetim në çështjen “Double Curve”, dënime të ashpra për liderët e tifozëve.

December 16, 2025
Spaku kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, Berisha reagoi: Rama e mban në mbrojtje, qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre më 22 dhjetor.

Spaku kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, Berisha reagoi: Rama e mban në mbrojtje, qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre më 22 dhjetor.

December 16, 2025
Komisioni Xhafaj/ Dy ligje të reformës në drejtësi, ndyshohen për të adresuar problematikat.

Komisioni Xhafaj/ Dy ligje të reformës në drejtësi, ndyshohen për të adresuar problematikat.

December 16, 2025
Amorim jashtë planeve, shtatë skuadra në garë për mesfushorin e Manchester United

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Vajza e birësuar e Rob Reiner jep reagimin e saj të parë pas vrasjes tragjike të çiftit të Hollywood-it: Jam e shokuar, vijë nga një familje që…

Vajza e birësuar e Rob Reiner jep reagimin e saj të parë pas vrasjes tragjike të çiftit të Hollywood-it: Jam e shokuar, vijë nga një familje që…

December 16, 2025
Skandal në San Siro: Inter dhe Milan nën hetim në çështjen “Double Curve”, dënime të ashpra për liderët e tifozëve.

Skandal në San Siro: Inter dhe Milan nën hetim në çështjen “Double Curve”, dënime të ashpra për liderët e tifozëve.

December 16, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al