Pas shuplakës së madhe që i dha këshilli drejtues Kapterr Pezës e ka lënë të mprirë dhe të paligjshëm si Drejtori i Përgjithshëm. Ai nuk mundet as të emerojë por as të drejtojë më këtë institucion pasi edhe vetë ai është i “turbulluar” situata i ka rrëshkitur nga duart.
Ai për t’u larguar bëmave që i ka shkaktuar RTSH- së ka marë avionin për jashtë vendit por me kokën prapa. Sipas informacioneve nga T. G që i sjell për Timoni.al e ka parë së fundi kapterr Pezën të takohet me disa anëtarë të Këshillit Drejtues që po mundohet t’i josh me projekte por ata po e refuzojnë në mënyrë sistematike oferrën e tij të “helmuar”.
Po perpiqet të josh anëtarët e KDRTSH dhe me cfarë i premton dhe pse ata e refuzojnë?!
Pse kapterri kërkon takime në vende të fshehta me disa prej anëtareve?!
Ai po tenton të blejë anëtarët e Këshillit Drejtues me projekte disa milionesh, udhetime, vende pune apo edhe me presione por ata nuk ia tundohen nga asgjë. Kjo është taktika që do të përdori kapterr Peza. Por nuk duhet kurrsesi të harrojë që nuk ka dhënë akoma një përgjigje për përsonat që ka shkarkuar. Ndërkohë që ata që ka emëruar do ikin të gjithë që nga kupola drejtuese dhe deri tek gazetarët, operatorët, teknika etj…
Një pikë strategjike tjetër e kapterr Pezës është edhe Helidon Haliti. Cfarë roli ka piktori Helidon Haliti, përfituesi i shumë projekteve dhe krahu djathtë i Alfred Pezës. Haliti ishte “rivali” në garë për postin e drejtorit të përgjithshëm dhe papritur u sëmurë dhe u tërhoqë nga gara ditën e zgjedhjes së drejtorit të RTSH-së. Si mundet që edhe në garë të bëhen të tilla veprimesh?
Ky ishte një pakt që ata kishin bërë me njëri tjetrin. Ndërkohë që Peza po e favorizon me projekte Halitin. Po të shikosh të gjithë ata që donte të hiqte Peza nuk i largoi nga puna pasi ishin të afërm të Helidon Halitit. Si artist që është i ka dhuruar edhe një pikturë kapterrit në zyrë.
Një tjetër situatë e pakëndshme dhe e padurueshme ka ndodhur përpara punonjësve të RTSH-së. Ku shefi i kameramanëve, Erion Xhabafti ulëret dhe përdor një fjalor rruge ndaj një sanitare e cila ishte duke bërë punën e saj. Nuk mjaftoi me kaq dhe thërriti menjëherë eproren e sanitares duke u versulur dhe duke e denigruar. Ndërkohë punonjësit theksojnë se keto situata janë bërë të padurueshme por janë të përditshme.
Televizioni Publik Shqiptar ka arritur në pikën zero, ku hynë dhe dalin cdo ditë punonjës të portalit të Alfred Pezës dhe të eskortave të tij. RTSH-ja ndodhet në një kaos të vertetë ku perplasjet verbale dhe fjalor rruge midis drejtuesve të rinj dhe punonjësve është cdo ditë i pranishëm.
Po të hidhni një sy në kanalet e RTSH-së do të shihni zero produktivitet. Nëse vazhdohet kështu punonjësit theksojnë do të jemi përballë një revolte dhe kaosi midis punonjësve. Sic shprehen disa antarë të këshillit drejtues shumë fakte dhe prova për shkeljen që ka bërë Alfred Peza si dhe dëmin financiar që po i shkakton Rtsh-së, kryeministri Rama është vënë në dijeni.