Tuesday, June 3, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home BOTË

Rritja e numrit të emigrantëve/ Britania do përshpejtojë deportimet e azilkërkuesve shqiptarë

Editor by Editor
August 26, 2022
in BOTË, KRYESORE
0
Rritja e numrit të emigrantëve/ Britania do përshpejtojë deportimet e azilkërkuesve shqiptarë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Britania e Madhe ka njoftuar planet për të “përshpejtuar” deportimin e azilkërkuesve shqiptarë të pamiratuar, ndërsa autoritetet luftojnë rritjen e numrit të emigrantëve që kalojnë Ngushticën e La Manshit me varka të vogla.

Sipas Ministrisë së Brendshme, e cila mbikqyr zbatimin e kufijve, oficerët britanikë të imigracionit do të përpunojnë menjëherë kërkesat për azil të bëra nga shqiptarët që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar me varka dhe ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në vend do të largohen “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Agjencia synon të dekurajojë shqiptarët që të bëjnë kalimin e rrezikshëm me varka të vogla, duke thënë se ata nuk do të lejohen të jetojnë dhe punojnë në Britani. Ky mesazh po shpërndahet edhe përmes një sërë reklamash në gjuhën shqipe në faqet e mediave sociale.
“Një numër i madh shqiptarësh po gënjehen nga kontrabandistët e pamëshirshëm dhe bandat e egra të krimit të organizuar, duke i shtyrë ata të bëjnë udhëtime të rrezikshme me varka të vogla drejt Britanisë së Madhe”, tha në një deklaratë Sekretarja e Brendshme Priti Patel. “Ky abuzim i sistemit tonë të imigracionit dhe njerëzve që rrezikojnë jetën e tyre nuk mund të vazhdojë”.

Numri i shqiptarëve që kalojnë La Manshin me varka të vogla është rritur në muajt e fundit, edhe pse Britania e konsideron Shqipërinë një “vend të sigurt dhe me mirëqenie”, sipas statistikave të publikuara të enjten.

Rreth 2,165 shqiptarë mbërritën në Britani nëpërmjet kësaj rruge në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, krahasuar me vetëm 23 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në përgjithësi, 12,747 njerëz hynë në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla gjatë gjysmës së parë të vitit, më shumë se dyfishi i shifrës së një viti më parë.

Shqiptarët janë tani përkrah afganëve me numrin më të madh të të ardhurve me varka të vogla në Britani, ku secili grup përbën 18% të totalit.

Fushata publicitare e Departamentit të Imigracionit do të kërkojë të ndryshojë këtë prirje duke paralajmëruar emigrantët se ata përballen me dëbim të mundshëm në Ruandë dhe rritje të dënimeve me burg për shkeljet e imigracionit. Reklamat ofrojnë gjithashtu informacion mbi rrugët e sigurta të imigracionit dhe këshilla për të aplikuar për azil në vendin e parë të sigurt që arrin një migrant.

Masat u njoftuan pas takimeve mes sekeratares Patel dhe homologut të saj shqiptar, ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

Ai tha se të dy ministrat diskutuan gjithashtu mënyrat për të ofruar më shumë mundësi për punëtorët shqiptarë dhe profesionistët e kualifikuar për të punuar ligjërisht në Britani.

“Ne i dekurajojmë këto praktika të paligjshme dhe të rrezikshme,” tha ministri Çuci për kalimet me varka të vogla./ VOA/

Previous Post

Zbulohet spiunia ruse në komandën e NATO në Napoli, operonte prej 10 vitesh

Next Post

VIDEO/ Pas aksidentit me makinë, ikona e muzikës turke shkon në koncert me karrocë dhe këmbë të fashuara

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Afrika është lënë kryesisht prapa…”/ Miliarderi Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën

June 3, 2025
Ekzekutimi i Pjetër Kazës në derën e banesës/ Gazetarja: Autorët lanë një mesazh! Zanafillën e ka në vitin 1994…

Takimi i parë me Nënë Terezën pasi fitoi Nobelin/ Liri Berisha: M’u duk e pabesueshme, si ka mundësi që kjo nobeliste të ulet të lajë parketin

Zbulohet mesazhi që Berisha u ka dërguar kandivatëve të PD-ASHM: Çdo kërkesë që paraqisni për në KQZ, do të mbështetet nga partia

AKTUALITET

by Editor
June 3, 2025
0

SHBA- Bill Gates është zotuar se pjesa më e madhe e pasurisë së tij, që tani vlen 200 miliardë dollarë, do...

Read moreDetails
Ekzekutimi i Pjetër Kazës në derën e banesës/ Gazetarja: Autorët lanë një mesazh! Zanafillën e ka në vitin 1994…

Ekzekutimi i Pjetër Kazës në derën e banesës/ Gazetarja: Autorët lanë një mesazh! Zanafillën e ka në vitin 1994…

June 3, 2025
Takimi i parë me Nënë Terezën pasi fitoi Nobelin/ Liri Berisha: M’u duk e pabesueshme, si ka mundësi që kjo nobeliste të ulet të lajë parketin

Takimi i parë me Nënë Terezën pasi fitoi Nobelin/ Liri Berisha: M’u duk e pabesueshme, si ka mundësi që kjo nobeliste të ulet të lajë parketin

June 3, 2025
Zbulohet mesazhi që Berisha u ka dërguar kandivatëve të PD-ASHM: Çdo kërkesë që paraqisni për në KQZ, do të mbështetet nga partia

Zbulohet mesazhi që Berisha u ka dërguar kandivatëve të PD-ASHM: Çdo kërkesë që paraqisni për në KQZ, do të mbështetet nga partia

June 3, 2025
Matura Shtetërore, mbi 27 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të gjuhës së huaj

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Afrika është lënë kryesisht prapa…”/ Miliarderi Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën

“Afrika është lënë kryesisht prapa…”/ Miliarderi Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën

June 3, 2025
Ekzekutimi i Pjetër Kazës në derën e banesës/ Gazetarja: Autorët lanë një mesazh! Zanafillën e ka në vitin 1994…

Ekzekutimi i Pjetër Kazës në derën e banesës/ Gazetarja: Autorët lanë një mesazh! Zanafillën e ka në vitin 1994…

June 3, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al