Saturday, September 27, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Rritet papritmas taksa e infrastrukturës arsimore në Tiranë, bizneset e familjet do paguajnë 4.4 milionë euro më shumë në 2 vitet e ardhshme

Editor by Editor
December 6, 2023
in Ekonomi, KRYESORE, LAJME
0
Rritet papritmas taksa e infrastrukturës arsimore në Tiranë, bizneset e familjet do paguajnë 4.4 milionë euro më shumë në 2 vitet e ardhshme
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bizneset dhe familjet e Tiranës do të paguajnë më shumë për taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore përgjatë dy viteve të ardhshme.

Bashkia Tiranë, në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm parashikon që të mbledhë 926.5 milionë lekë në 2024 nga kjo taksë dhe 971.8 milionë lekë në 2025, nga 747 milionë lekë që është pritshmëria e 2023-it. Rritja në 2024 në raport me 2023 është 24% më shumë, ndërsa në 2025-n Bashkia parashikon të mbledhë 30% më shumë të ardhura se në 2023-n.

Në total në dy vitet e ardhshme 2024-2025 detyrimet e familjarëve dhe bizneseve për taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore në Tiranë parashikohen të rriten me rreth 450 milionë lekë, ose 4.4 milionë euro më shumë, në raport me mesataren vjetore të paguar përgjatë 2018-2023 (724 milionë lekë). Rreth 70% rritjes së të ardhurave do të mblidhen nga shtimi i detyrimeve të biznesit për këtë taksë.

Shtimi i detyrimit si për kategorinë e familjarëve dhe të bizneseve është ndikuar nga rritja e çmimeve të referencës së apartamenteve sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare në fund të muajit korrik 2023. Në relacionin e projektbuxhetit 2024 bashkia e Tiranës shpjegon se vlera e taksës së përkohshme të infrastrukturës arsimore është në masën 35% të detyrimit të taksës së ndërtesës për të njëjtin subjekt si familje apo subjekt tregtar. Si rrjedhojë, rritja e detyrimit për taksën e ndërtesës (që erdhi si rrjedhojë e ndryshimit të çmimeve të referencës) automatikisht ka shtuar dhe vlerën e detyrimit për taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore.

Për familjarët rritja e detyrimit për taksën e infrastrukturës arsimore ka nisur të zbatohet që në muajin gusht 2023, kur nisi detyrimi i shtuar për taksën e ndërtesës pas rritjes së çmimeve të referencës. Me vendimin e muajit Korrik çmimet e referencës për 32 zonat kadastrale të Tiranës u rritën nga 4 deri 76% krahasuar me nivelet e vendimit të 2018-s.

“Në fillim të vitit 2023 arkëtimet nga kjo taksë u reduktuan nga miratimi i kësaj takse për një periudhe të re 3 vjeçare dhe limitimi i vlerës së saj në masën 35% të detyrimit të taksës së ndërtesës për të njëjtin subjekt. Niveli i pritshëm i realizimit për vitin 2023 do të jetë mbi vlerën e parashikuar për subjektet “Familjare” duke marrë parasysh hyrjen në fuqi të VKM-së së re në datën 28.07.2023 dhe aplikimit të ndryshimeve të çmimeve të referencës në faturimet e muajit gusht 2023 për taksën e ndërtesës dhe respektivisht dhe për taksën e përkohshme për infrastrukturën arsimore.

Për subjektet e biznesit ky ndryshim nuk do të ndikojë vlerën e pritshme të realizimit për vitin 2023 dhe efekti për periudhën 5 mujore do të vihet re në vitin në vazhdim bashkë me parashikimin e vitit 2024.

Gjithsesi, ndryshimi i çmimeve të referencës për apartamentet e banimit dhe si rrjedhojë çmimet referuese për strukturat që përdoren për qëllime biznesi dhe parashikimet për taksën e ndërtesës për këto subjekte do të shërbejnë si kufi të sipërm të parashikimeve për taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore”, nënvizohet në relacionin e projektbuxhetit.

Taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore në Tiranë ka hyrë në fuqi në vitin 2016, si për kategorinë biznese dhe për kategorinë familjare. Fillimisht parashikohej që kjo taksë të zbatohej deri në 2022, por më pas Bashkia Tiranë e shtyu zbatimin e saj edhe me 3 vite të tjera deri në 2025.

Për subjektet tregtare detyrimi i kësaj takse arkëtohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore. Ndërsa detyrimi nga kategoria familjarë arkëtohet nga agjenti tatimor i përzgjedhur për këtë qëllim, “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” nëpërmjet faturave të ujit të pijshëm. Për kategorinë “Familjarët” detyrimi paguhet në 12 këste të barabarta, për çdo muaj përkatësisht dhe vlera e saj është 35% e detyrimit të taksës së ndërtesës.

Në total nga viti 2018 deri në 2023 Bashkia e Tiranës ka arkëtuar 4.3 miliardë lekë nga kjo taksë. Ndërsa në total, nga 2018 deri në 2025, që është dhe afati i fundit i zbatimit të saj, parashikohet të arkëtohen 6.2 miliardë lekë. /Monitor

Previous Post

Shenja që duhet të ketë kujdes me buxhetin, Horoskopi i datës 6 dhjetor 2023

Next Post

“Po ecte në këmbë nëpër autostradë”, si u kap në Turqi i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Kostoja e jetesës për një familje duhet të jetë tri herë më e lartë se paga minimale.

Kostoja e jetesës për një familje duhet të jetë tri herë më e lartë se paga minimale.

September 27, 2025
Tragjedia në fushatën zgjedhore: Të paktën 29 viktima në mitingun e madh politik.

Tragjedia në fushatën zgjedhore: Të paktën 29 viktima në mitingun e madh politik.

September 27, 2025
Rusia reagon ndaj akuzave për shkelje të hapësirës ajrore: "Nuk kemi asgjë për të fshehur, nuk kemi qëllime ndaj vendeve evropiane."

Rusia reagon ndaj akuzave për shkelje të hapësirës ajrore: “Nuk kemi asgjë për të fshehur, nuk kemi qëllime ndaj vendeve evropiane.”

September 27, 2025
Çfarë veprimesh duhet të ndërmarrin vendet e NATO-s në rastin e shkeljeve të hapësirës ajrore nga avionët rusë? Trump: T’i rrëzojnë.

Trump nis “Tomahawk” drejt Rusisë, gati për të hequr veton mbi super-armët për Kievin.

September 27, 2025
Kostoja e jetesës për një familje duhet të jetë tri herë më e lartë se paga minimale.
LAJME

Kostoja e jetesës për një familje duhet të jetë tri herë më e lartë se paga minimale.

by timoni.al
September 27, 2025
0

Një përpjekje për të përmirësuar kushtejet e jetesës për punëtorët në Shqipëri është bërë nëpërmjet kërkesave për rritjen e pagave....

Read moreDetails
Tragjedia në fushatën zgjedhore: Të paktën 29 viktima në mitingun e madh politik.

Tragjedia në fushatën zgjedhore: Të paktën 29 viktima në mitingun e madh politik.

September 27, 2025
Rusia reagon ndaj akuzave për shkelje të hapësirës ajrore: "Nuk kemi asgjë për të fshehur, nuk kemi qëllime ndaj vendeve evropiane."

Rusia reagon ndaj akuzave për shkelje të hapësirës ajrore: “Nuk kemi asgjë për të fshehur, nuk kemi qëllime ndaj vendeve evropiane.”

September 27, 2025
Çfarë veprimesh duhet të ndërmarrin vendet e NATO-s në rastin e shkeljeve të hapësirës ajrore nga avionët rusë? Trump: T’i rrëzojnë.

Trump nis “Tomahawk” drejt Rusisë, gati për të hequr veton mbi super-armët për Kievin.

September 27, 2025
Muri i dronëve ka një çmim: Komisioneri thotë se shkatërrimi i një droni kushton 10 mijë euro, ndërsa buxheti i totalit arrin në 1 milion euro.

Muri i dronëve ka një çmim: Komisioneri thotë se shkatërrimi i një droni kushton 10 mijë euro, ndërsa buxheti i totalit arrin në 1 milion euro.

September 27, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kostoja e jetesës për një familje duhet të jetë tri herë më e lartë se paga minimale.

Kostoja e jetesës për një familje duhet të jetë tri herë më e lartë se paga minimale.

September 27, 2025
Tragjedia në fushatën zgjedhore: Të paktën 29 viktima në mitingun e madh politik.

Tragjedia në fushatën zgjedhore: Të paktën 29 viktima në mitingun e madh politik.

September 27, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al