Autoriteti shtetëror rus i aviacionit, Rosaviation thotë se ka ngritur një komision të posaçëm për të hetuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit të avionit Embraer-135, të rrëzuar këtë të mërkurë në rajonin e Tverit. Në mesin e 10 pasagjerëve është raportuar se ishte edhe kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin.
“Komisioni i Agjencisë Federale të Transportit Ajror po fillon veprimet fillestare në vendin e aksidentit, si dhe ka filluar mbledhjen e materialeve faktike për trajnimin e ekuipazhit, gjendjen teknike të avionit, situatën meteorologjike në rrugën e fluturimit, puna e shërbimeve dispeçer dhe pajisjeve radio tokësore.
Në këtë fazë të hetimit, specialistët do të duhet gjithashtu të kërkojnë për mjete kontrolli objektiv në bord për dekodimin dhe analizën e tyre të mëvonshme të të dhënave të “kutisë së zezë”, thuhet në deklaratë.