Shefi i shërbimit të Toksiokologjisë, Dr. Andrin Tahiri, u bën thirrje të rinjve, në prag të festave, që të tregojnë kujdes në përdorimin e alkoolit dhe të shmangin abuzimin me substancat narkotike, duke theksuar se dëmet nga këto lëndë janë të parikuperueshme.
Dr. Tahiri shprehet se, sipas eksperiencës së tij, është vënë re një trend në rritje të abuzimit me alkoolin, veçanërisht në kombinim me droga të tjera. Ai thekson se moshat më të prekura nga përdorimi i substancave narkotike janë adoleshentët e moshës 16 vjeçare, por kryesisht ata që janë nga 18 deri në 24 vjeç. Ai bën të ditur se si çdo vit, mjekët janë në gatishmëri për të assistuar rastet që lidhen me abuzimin, por thekson rëndësinë e konsumit të alkoolit për arsye argëtimi dhe për të shmangur dëmtimin e vetes.
Dr. Tahiri shprehet: “Kush di të gëzojë di të ruajë dhe veten,” duke nxitur një qasje të përgjegjshme ndaj festimeve. Thirrjet e tij vijnë në një kohë kur shqetësimi për shëndetin e të rinjve është më i madh se kurrë, duke treguar nevojën për një edukim më të mirë rreth rreziqeve që përfshin abuzimi me alkoolin dhe drogat.















