Friday, January 2, 2026
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Rrezik për ekonominë”, FMN: Kontratat PPP në Shqipëri janë të politizuara, mungon monitorimi

Editor by Editor
March 15, 2023
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE
0
“Rrezik për ekonominë”, FMN: Kontratat PPP në Shqipëri janë të politizuara, mungon monitorimi
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partneritetet Publiko-Private (PPP) po bëhen gjithnjë e më shumë një mjet i rëndësishëm për disa vende të Ballkanit Perëndimor për të zvogëluar boshllëqet e tyre në infrastrukturë, por mungesa e legjislacionit dhe zbatimi i dobët të tij mund t’i ktheje këto projekte në një rrezik për stabilitetin fiskal, evidenton një studim i fundit “E ardhmja e kontratave PPP në Ballkanin Perëndimor” nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Studimi krahasimor vë në dukje se Shqipëria ka bërë përparime në kuadrin ligjor të kontratave PPP në raport me vendet e tjera të Rajonit dhe gjithashtu ka një tavan për financimin vjetor të tyre, por procesi është i politizuar.

“Legjislacionet e PPP-ve në Shqipëri, Bosnjë, Kosovë dhe Mal të Zi në mënyrë eksplicite kërkojnë miratimin e Ministrit të Financave për projektet PPP si përpara fillimit të prokurimit, ashtu edhe para nënshkrimit të kontratës. Në Shqipëri, megjithatë, vendimet e PPP mbeten shumë të politizuara në praktikë”, thuhet në studim.

Praktikat kanë treguar se ekonomia ka përfitime kur projektet PPP janë të ideuara dhe të zbatuara mirë, por ato mbartin gjithashtu një potencial për rreziqe të mëdha fiskale dhe rritje të kostove nëse nuk menaxhohen mirë.

Programet e PPP-ve quhen të suksesshëm kur legjislacioni mbulon dhe zbatohet në të gjitha fazat e kontratës që nga ideja deri tek përfundimi i saj, mirëpo vendet e Ballkanit Perëndimor ndeshën me boshllëqe të mëdha në menaxhimin e tyre.

Njësitë publike të PPP-ve të krijuara në vendet e Ballkanit Perëndimor ndryshojnë në rolet që luajnë. Në Shqipëri, Bosnjë, Kosovë dhe Serbi, njësitë PPP ndihmojnë autoritetet në përgatitjen dhe vlerësimin e projekteve PPP përmes mbështetjes teknike.

Në Shqipëri njësia e PPP-ve është në varësi të Ministrisë së Financave, por nuk është zyrtarisht i mandatuar me funksione të menaxhimit fiskal. Në Maqedoninë e veriut njësitë PPP duket se kanë role këshilluese.

Në Malin e Zi, një agjenci është ngarkuar të mbështesë promovimin e PPP-ve (Agjencia e Investimeve Malazeze) me një rol në përgatitjen e projekteve, por jo në prokurim.

Në Turqi nuk ka një njësi qendrore për PPP-të, por Departamenti i Buxhetit ofron mbështetje teknike (analizë dhe vlerësim të projekteve) në kuadër të programit të përgjithshëm të investimeve publike i cili përfshin PPP-të.

Njësitë e PPP-ve në Kosovë dhe Serbi i kryejnë të dyja funksionet, promovimin dhe menaxhimin fiskal.

FMN vë në dukje se në disa vende, kuadri ligjor i PPP -ve mbetet i fragmentuar, teksa shumica e vendeve duhet të krijojnë procese të integruara të planifikimit të investimeve publike për identifikimin e projekteve prioritare.

Kuadri qeverisës për PPP-të duhet të udhëhiqet nga Ministri i Financave, me një rol kyç dhe aktiv për miratimin e projekteve PPP, duke vlerësuar kostot dhe rreziqet fiskale të tyre këshillon FMN-ja.

Previous Post

MOTI SOT: Mos harroni çadrat, vranësira dhe reshje!

Next Post

“Dua të vë drejtësi”, Luizi i ngriti “kurth” Armaldos dhe Kristit, Zhaklina nuk e beson

Next Post
“Dua të vë drejtësi”, Luizi i ngriti “kurth” Armaldos dhe Kristit, Zhaklina nuk e beson

“Dua të vë drejtësi”, Luizi i ngriti “kurth” Armaldos dhe Kristit, Zhaklina nuk e beson

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Maduro: I hapur për bisedime me SHBA-në rreth drogës, naftës dhe çështjeve ekonomike

Maduro: I hapur për bisedime me SHBA-në rreth drogës, naftës dhe çështjeve ekonomike

January 2, 2026
Qindra mijëra individë protestuan në Stamboll për shkak të Gazës: "Ne nuk do të heshtim, nuk do ta harrojmë Palestinën"

Qindra mijëra individë protestuan në Stamboll për shkak të Gazës: “Ne nuk do të heshtim, nuk do ta harrojmë Palestinën”

January 2, 2026
Fillojnë reshjet e borës në qarkun e Kukësit/ Temperaturat arrijnë deri në –16°C, autoritetet paralajmërojnë shoferët për kujdes.

Fillojnë reshjet e borës në qarkun e Kukësit/ Temperaturat arrijnë deri në –16°C, autoritetet paralajmërojnë shoferët për kujdes.

January 2, 2026
Francë/ Më shumë se 1,000 automjete të shkreta në natën e Ndërrimit të Vitit, mbi 500 persona të arrestuar.

Lajmi Fundit

Maduro: I hapur për bisedime me SHBA-në rreth drogës, naftës dhe çështjeve ekonomike

by timoni.al
January 2, 2026
0

Presidenti venezuelian Nicolas Maduro ka shprehur gatishmërinë e tij për bisedime me qeverinë amerikane mbi çështjet e trafikut të drogës,...

Read moreDetails
Qindra mijëra individë protestuan në Stamboll për shkak të Gazës: "Ne nuk do të heshtim, nuk do ta harrojmë Palestinën"

Qindra mijëra individë protestuan në Stamboll për shkak të Gazës: “Ne nuk do të heshtim, nuk do ta harrojmë Palestinën”

January 2, 2026
Fillojnë reshjet e borës në qarkun e Kukësit/ Temperaturat arrijnë deri në –16°C, autoritetet paralajmërojnë shoferët për kujdes.

Fillojnë reshjet e borës në qarkun e Kukësit/ Temperaturat arrijnë deri në –16°C, autoritetet paralajmërojnë shoferët për kujdes.

January 2, 2026
Francë/ Më shumë se 1,000 automjete të shkreta në natën e Ndërrimit të Vitit, mbi 500 persona të arrestuar.

Francë/ Më shumë se 1,000 automjete të shkreta në natën e Ndërrimit të Vitit, mbi 500 persona të arrestuar.

January 2, 2026
Granit Xhaka, figurë udhëheqëse në fushë, Sunderland ndalon Manchester City-n në Premier League

Granit Xhaka, figurë udhëheqëse në fushë, Sunderland ndalon Manchester City-n në Premier League

January 1, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Maduro: I hapur për bisedime me SHBA-në rreth drogës, naftës dhe çështjeve ekonomike

Maduro: I hapur për bisedime me SHBA-në rreth drogës, naftës dhe çështjeve ekonomike

January 2, 2026
Qindra mijëra individë protestuan në Stamboll për shkak të Gazës: "Ne nuk do të heshtim, nuk do ta harrojmë Palestinën"

Qindra mijëra individë protestuan në Stamboll për shkak të Gazës: “Ne nuk do të heshtim, nuk do ta harrojmë Palestinën”

January 2, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al