Tuesday, November 11, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rinumërimi i votave në Tiranë dhe Dibër me dy raunde, KQZ vetëm 10 ditë kohë! PD synon mandatin e 14-të në kryeqytet

Editor by Editor
June 7, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Rinumërimi i votave në Tiranë dhe Dibër me dy raunde, KQZ vetëm 10 ditë kohë! PD synon mandatin e 14-të në kryeqytet
0
SHARES
27
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve brenda 10 ditëve duhet të nisë procesin e numërimit të votave në Tiranë.

Gjatë këtyre ditëve komisioni zgjedhor duhet të gjejë një vend të përshtatshëm ku do të hapen 1282 kutitë e Tiranës, dhe 44 kuti të Dibrës. Mësohet se po negociohet sërish me federatat sportive për të marrë sërish në përdorim Parkun Olimpik ku u numërua vota e diasporës. Dhjetëra punonjës do të rekrutohen për të rinumëruar Tiranën, e cila ka gati 450 mijë fletë votimi që do të kontrollohen dy herë, raundi i parë për votën e partive, e raundi i dytë për votën mes kandidatëve.

Po ashtu KQZ-së i duhet të bëjë gati pjesën teknike, energjinë elektrike, tavolina, karriget, monitorët, kamerat, internetin dhe rrjetet kompiuterike që do të rivendosen aty për të ofruar transparencë për të gjithë. Po ashtu, një grup i posaçëm do të punojë për të veçuar në magazinë kutitë e Tiranës, dhe për t’i sjellë për rinumërim sipas një rendi të caktuar e të sigurtë. Të gjitha këto përgatitje, do të kërkojnë të paktën 10 ditë kohë. I gjithë ky proces sfidues, shoqërohet edhe me një faturë financiare, të cilën KQZ nuk e ka të qartë në këtë moment.

Hapja e të gjitha kutive të Tiranës, do të thotë rinumërim i 1/3 së votave të të gjithë Shqipërisë. Nisja e saj pas 10 ditësh, shto edhe kohën për numërim nga e parë dhe sa do të duhet më tutje edhe në Kolegj Zgjedhor, e zvarrit shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve deri në mes të verës. Ky proces nuk u miratua nga të gjithë anëtarët e KAS, por vetëm nga dy anëtarët e PD-së në të, Ledio Braho dhe Elvis Çefa.

PD shpreson aty të gjejë vota për të marrë një mandat të 14-të, duke ia hequr Mundësisë së Agron Shehajt. Ilir Alimehmeti nga ana tjetër, dyshon se votat ia kanë vjedhur e ai ka marrë më shumë vota se Jorida Tabaku që aktualisht ka fituar një mandat me 2400 vota avantazh. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi ditën e enjte që të pranojë kërkesën e PD-së për rinumërimin e votave në qarkun e Tiranës. Gjatë seancës, KAS shqyrtoi disa kërkesa ankimore, për të cilat mori disa vendime.

Lidhur me kërkesën e dy anëtarëve, Ledio Braho dhe Elvis Çefa, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi që të gjitha kutitë e votimit të qarkut Tiranë të rinumërohen. Konkretisht do rinumërohen votat në 1282 qendra votimi në të gjithë qarkun Tiranë, për partitë e kandidatët, për gjetjen e provave për pretendimet e Partisë Demokratike. PD ka parashtruar disa argumente për atë që e cilëson “farsë elektorale”, që nga përdorimi i administratës zgjedhore, falja e gjobave nga qeveria apo bonusi që iu dha pensionistëve. Argumente që bazuar edhe në Kod Zgjedhor, janë pranuar nga ana e KAS.

Ndërkohë pritet një vendimmarrje e dytë për datën kur ky proces do të ndodhë, ku me shumë gjasë do kryhet te Parku Olimpik. Po kështu KAS shqyrtoi edhe kërkesën ankimore të Partisë Demokratike, lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit në qarkun e Kukësit. PD kishte kërkuar pavlefshmërinë e rezultatit dhe organizimin e një rivotimi, duke argumentuar se procesi kishte parregullsi të cilat ndikuan në përfundimin e zgjedhjeve. Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës së PD-së, duke e argumentuar vendimin me mungesën e provave të nevojshme për të ndryshuar rezultatin.

Për pasojë, votat nuk do të rinumërohen dhe rezultati mbetet i pandryshuar. Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve, gjithashtu, vendosi që të hapen kutitë e votimit për votat preferenciale për qarkun e Dibrës. Dy anëtarët e opozitës në KAS vendosën që të rinumërohen 44 qendra votimi, me qëllim shqyrtimin e votave për kandidatët e Partisë Demokratike, “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Previous Post

Asgjësohen 1881 fidanë kanabisi në Mallakastër, arrestohen dy persona, u kapën duke ujitur bimët narkotike

Next Post

U nxorën në brigjet e Australisë dhe Zelandës së Re brenda një jave, dalin në sipërfaqe 3 peshq të “Ditës së Gjykimit”

Next Post
U nxorën në brigjet e Australisë dhe Zelandës së Re brenda një jave, dalin në sipërfaqe 3 peshq të “Ditës së Gjykimit”

U nxorën në brigjet e Australisë dhe Zelandës së Re brenda një jave, dalin në sipërfaqe 3 peshq të "Ditës së Gjykimit"

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Takimet në Tinder, ferr për shumë gra: Si një përdhunues arriti të shpëtojë pa ndëshkim për vite të tëra

Takimet në Tinder, ferr për shumë gra: Si një përdhunues arriti të shpëtojë pa ndëshkim për vite të tëra

November 11, 2025
100 plumba për eliminimin e Gilmando Danit: çfarë informacionesh janë mbledhur deri tani për vrasjen e mikut të Emiljano Shullazit.

100 plumba për eliminimin e Gilmando Danit: çfarë informacionesh janë mbledhur deri tani për vrasjen e mikut të Emiljano Shullazit.

November 11, 2025
“Aktorja e njohur rrëfen sfidat e saj me sëmundjen e rëndë: 'Nuk mund të merrja frymë', ndodhi diçka jo në rregull gjatë lindjes”

“Aktorja e njohur rrëfen sfidat e saj me sëmundjen e rëndë: ‘Nuk mund të merrja frymë’, ndodhi diçka jo në rregull gjatë lindjes”

November 11, 2025
Fiks Fare/ “Kam kushëri Nuredin Dumanin”, vazhdon skema e mashtrimit “Luna”, punësimi i individëve në mobileri pa paguar.

AKTUALITET

Takimet në Tinder, ferr për shumë gra: Si një përdhunues arriti të shpëtojë pa ndëshkim për vite të tëra

by timoni.al
November 11, 2025
0

Një histori që filloi si një takim në Tinder, ka kthyer jetën e Nadias, 27 vjeçare, në një tmerr. Ajo...

Read moreDetails
100 plumba për eliminimin e Gilmando Danit: çfarë informacionesh janë mbledhur deri tani për vrasjen e mikut të Emiljano Shullazit.

100 plumba për eliminimin e Gilmando Danit: çfarë informacionesh janë mbledhur deri tani për vrasjen e mikut të Emiljano Shullazit.

November 11, 2025
“Aktorja e njohur rrëfen sfidat e saj me sëmundjen e rëndë: 'Nuk mund të merrja frymë', ndodhi diçka jo në rregull gjatë lindjes”

“Aktorja e njohur rrëfen sfidat e saj me sëmundjen e rëndë: ‘Nuk mund të merrja frymë’, ndodhi diçka jo në rregull gjatë lindjes”

November 11, 2025
Fiks Fare/ “Kam kushëri Nuredin Dumanin”, vazhdon skema e mashtrimit “Luna”, punësimi i individëve në mobileri pa paguar.

Fiks Fare/ “Kam kushëri Nuredin Dumanin”, vazhdon skema e mashtrimit “Luna”, punësimi i individëve në mobileri pa paguar.

November 11, 2025
Totti dhe Materazzi, dy ish-rivalë, bashkërisht zbulojnë prapaskenat e futbollit italian.

Totti dhe Materazzi, dy ish-rivalë, bashkërisht zbulojnë prapaskenat e futbollit italian.

November 11, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Takimet në Tinder, ferr për shumë gra: Si një përdhunues arriti të shpëtojë pa ndëshkim për vite të tëra

Takimet në Tinder, ferr për shumë gra: Si një përdhunues arriti të shpëtojë pa ndëshkim për vite të tëra

November 11, 2025
100 plumba për eliminimin e Gilmando Danit: çfarë informacionesh janë mbledhur deri tani për vrasjen e mikut të Emiljano Shullazit.

100 plumba për eliminimin e Gilmando Danit: çfarë informacionesh janë mbledhur deri tani për vrasjen e mikut të Emiljano Shullazit.

November 11, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al