Saturday, May 10, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rikthehet në funksion marrëveshja, nga nesër largohen kontrollet në kufirin Kosovë-Shqipëri

Editor by Editor
April 30, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
Rikthehet në funksion marrëveshja, nga nesër largohen kontrollet në kufirin Kosovë-Shqipëri
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Marrëveshja për lëvizjen e lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës do të rikthehet në funksion nga 1 maji, pasi funksioni i saj ishte pezulluar nga 1 marsi. Nga data 1 maj, rikthehet marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila parashikon lehtësimin e procedurave kufitare për veturat me targa të të dy shteteve. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, nuk do të kryhen kontrolle kufitare, duke mundësuar lëvizje të shpejtë dhe të pakufizuar.

Marrëveshja e lëvizjes së lirë e nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë shmangu trafikun dhe lehtësoi lëvizjen kufitare gjatë sezonit veror. Edhe këtë sezon, lehtësimi i procedurave do të zbatohet gjatë nëntë muajve të vitit, konkretisht nga 1 maji deri më 30 shtator, dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt të vitit pasardhës. Ndërkohë, udhëtarët që kalojnë kufirin përmes pikave të përbashkëta Shqipëri-Kosovë, deri të mërkurën në orën 24 janë të obliguar t`i paraqesin dokumentet e identifikimit, për shkak të nevojës për përpunimin dhe regjistrimin e saktë të të dhënave të automjeteve.

Për të përballuar fluksin e shtuar të udhëtarëve, autoritetet kufitare në të dyja vendet kanë angazhuar të gjitha sportelet në dispozicion, me qëllim që të shmangin pritjet e gjata dhe të garantojnë kalim sa më të shpejtë dhe efikas. Në ditët e fundit është vërejtur rritje e ndjeshme e qarkullimit në të dyja anët e kufirit. Sipas të dhënave nga Dogana e Morinës, gjatë tre ditëve të të fundit në territorin e Shqipërisë kanë hyrë rreth 10 mijë shtetas më së shumti të Kosovës dhe 6 mijë mjete, ndërsa në dalje janë regjistruar 4 mijë shtetas të Shqipërisë dhe rreth 2 mijë mjete.

Në mars të vitit 2025 ishin rikthyer kontrollet kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, për shkak se ishte e nevojshme të bëhej përpunimi i të dhënave të drejtuesve të automjeteve dhe udhëtarëve me procedurë të përshpejtuar. Kjo masë synonte edhe shmangien e radhëve dhe pritjeve, për shkak të fluksit të lartë të mjeteve dhe udhëtarëve, nisur edhe nga përmirësimi i kushteve të motit. Ndërkohë, gjatë fundjavave dhe festave zyrtare, lëvizja realizohej pa kontrolle për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës. Marrëveshja për lëvizjen e lirë, e nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë në pranverën e vitit 2024, kishte për qëllim shmangien e trafikut dhe lehtësimin e lëvizjes kufitare gjatë sezonit veror./ Monitor

Previous Post

Lëvdata për veten dhe sulme ndaj armiqve/ Trump feston 100 ditët në detyrë: Po përdor presidencën për të sjellë ndryshim të thellë!

Next Post

FOTO/ U arrestua me dyshimet se ndihmoi autorin e vrasjes së Renato Hoxhajt në Vlorë, ja kush është personi i vënë në pranga

Kryebashkiaku përflitet për një video erotike me një punëtore të administratës
AKTUALITET

Kryebashkiaku përflitet për një video erotike me një punëtore të administratës

by Editor
May 10, 2025
0

Në rrjet po ziejnë disa thashetheme, por ende jo zyrtare apo me fakte, ku thuhet se kryebashkiaku i Tepelenës është...

Read moreDetails
Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, detajet e para

EMRAT/ Akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona në Kukës

May 10, 2025
Pretendon se po shpërndante para/ Xhelal Mziu bllokon makinën e kandidatit socialist në hyrje të Peshkopisë, trafik në rrugë 

Pretendon se po shpërndante para/ Xhelal Mziu bllokon makinën e kandidatit socialist në hyrje të Peshkopisë, trafik në rrugë 

May 10, 2025
Kërcet arma në Peshkopi! Polici qëllon me armë, baba i kandidatit të PS

Kërcet arma në Peshkopi! Polici qëllon me armë, baba i kandidatit të PS

May 10, 2025
‘Plas’ në Dibër/ Dyshohet se transportonte para dhe tollona nafte për blerje votash, mbështetësit e PD bllokojnë makinën

‘Plas’ në Dibër/ Dyshohet se transportonte para dhe tollona nafte për blerje votash, mbështetësit e PD bllokojnë makinën

May 10, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kryebashkiaku përflitet për një video erotike me një punëtore të administratës

Kryebashkiaku përflitet për një video erotike me një punëtore të administratës

May 10, 2025
Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, detajet e para

EMRAT/ Akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona në Kukës

May 10, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al