Monday, March 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rikthehen rrathët misteriozë në fusha, shpërthejnë menjëherë konspiracionet mbi UFO-t

Editor by Editor
May 22, 2025
in AKTUALITET, Kuriozitete, Lajmi Fundit, Vendi
0
Rikthehen rrathët misteriozë në fusha, shpërthejnë menjëherë konspiracionet mbi UFO-t
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rrathë misterioze në fusha janë zbuluar sërish në Wiltshire, një nga zonat më të njohura në botë për fenomenet e lidhura me UFO-t.

Dy formacione të reja të çuditshme u panë në mes të majit pranë fshatit Sutton Veny, vetëm 13 milje larg nga Stonehenge, dhe një tjetër në Dorset, rreth 30 milje larg.

Formacioni i parë, i zbuluar më 15 maj, përbëhej nga një dizajn gjeometrik perfekt që ngjante me një nyje kelte ose një yll me katër cepa brenda një rrethi.

Më 19 maj, një tjetër model i ndërlikuar u gjet në Dorset, me figura gjeometrike brenda dy rrathëve që mbivendoseshin, shkruan A2 CNN.

Këto formacione, të njohura si “crop circles”, janë forma të mëdha që shfaqen papritur në fusha me grurë apo misër, zakonisht gjatë natës.

Shumë i konsiderojnë si vepra arti apo shakara të organizuara, por teoricienët e konspiracionit mbi UFO-t besojnë se janë mesazhe nga jashtëtokësorët.

Ndërkohë që disa formacione janë pranuar si të krijuara nga njerëzit me mjete të thjeshta, të tjerë mbeten të pashpjegueshëm.

Disa dëshmitarë madje raportojnë drita të çuditshme mbi fusha pak para se të formoheshin këto figura, shkruan A2 CNN.

Wiltshire mbetet epiqendra e këtij fenomeni në Mbretërinë e Bashkuar, me mbi 380 rrathë të regjistruara që nga viti 2005. Fenomeni zakonisht ndodh në periudhën maj–gusht, kur bimët janë të larta.

Ndërsa pronari i fushës ku u gjet nyja kelte ishte i mërzitur për dëmin në të mbjella, ai vendosi të lejojë vizitorët të hyjnë kundrejt një donacioni të vogël.

Monique Klinkenbergh, drejtore e një ekspozite për “crop circles” në Wiltshire, tha për BBC: “Ka me të vërtetë një mister – disa prej tyre krijohen brenda pak minutash nga një burim i padukshëm.”

Megjithëse shumë besojnë në origjinën jashtëtokësore të këtyre formacioneve, të tjerë si Doug Bower dhe Dave Chorley kanë pranuar që në vitet ‘90 se i kanë krijuar vetë më shumë se 200 prej tyre me mjete të thjeshta.

Edhe studentë të MIT në SHBA kanë krijuar modele të ngjashme për qëllime studimore./A2

Previous Post

Një i vdekur dhe 50,000 të bllokuar për shkak të përmbytjeve në Australinë lindore

Next Post

Bossi i kokainës ‘Visi i Pojës’ : Përfitues tenderash nga Bashkia Durrës dhe ndërtues kullash

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Partizani eliminon Dinamon dhe siguron vendin në "Final Four"

Partizani eliminon Dinamon dhe siguron vendin në “Final Four”

March 9, 2026
Egnatia triumfon ndaj Teutës në një ndeshje të mbushur me emocione në Rrogozhinë, duke shënuar gjashtë gola, duke përfshirë një penallti dhe një karton të kuq, dhe i afrohet Vllaznisë në vendin e parë.

Imazhe surprizuese: Si përfundoi portieri Everson në finalen Cruzeiro–Atlético MG

Aksident fatal në Durrës, një 60-vjeçar humb jetën.

Aksident fatal në Shkodër: Automobili del nga rruga dhe godet një shtyllë, shoferi humb jetën.

LAJME

by timoni.al
March 9, 2026
0

Partizani ka arritur një fitore të rëndësishme në derbin e vogël të kryeqytetit, duke e mundur Dinamon e Ilir Dajës...

Read moreDetails
Egnatia triumfon ndaj Teutës në një ndeshje të mbushur me emocione në Rrogozhinë, duke shënuar gjashtë gola, duke përfshirë një penallti dhe një karton të kuq, dhe i afrohet Vllaznisë në vendin e parë.

Egnatia triumfon ndaj Teutës në një ndeshje të mbushur me emocione në Rrogozhinë, duke shënuar gjashtë gola, duke përfshirë një penallti dhe një karton të kuq, dhe i afrohet Vllaznisë në vendin e parë.

March 9, 2026
Imazhe surprizuese: Si përfundoi portieri Everson në finalen Cruzeiro–Atlético MG

Imazhe surprizuese: Si përfundoi portieri Everson në finalen Cruzeiro–Atlético MG

March 9, 2026
Aksident fatal në Durrës, një 60-vjeçar humb jetën.

Aksident fatal në Shkodër: Automobili del nga rruga dhe godet një shtyllë, shoferi humb jetën.

March 9, 2026
Autori i plagosjes me armë zjarri në Tiranë mbrëmë është identifikuar dhe shpallet në kërkim.

Plagosja e një burri 39-vjeçar në Tiranë, policia jep detaje: Ai është shtetas turk.

March 9, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Partizani eliminon Dinamon dhe siguron vendin në "Final Four"

Partizani eliminon Dinamon dhe siguron vendin në “Final Four”

March 9, 2026
Egnatia triumfon ndaj Teutës në një ndeshje të mbushur me emocione në Rrogozhinë, duke shënuar gjashtë gola, duke përfshirë një penallti dhe një karton të kuq, dhe i afrohet Vllaznisë në vendin e parë.

Egnatia triumfon ndaj Teutës në një ndeshje të mbushur me emocione në Rrogozhinë, duke shënuar gjashtë gola, duke përfshirë një penallti dhe një karton të kuq, dhe i afrohet Vllaznisë në vendin e parë.

March 9, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al