Thursday, May 15, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rezoluta e PPE/ Berisha në Librazhd: Regjimi i Ramës u denoncua si armik i egër i votës së lirë

Editor by Editor
May 1, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Rezoluta e PPE/ Berisha në Librazhd: Regjimi i Ramës u denoncua si armik i egër i votës së lirë
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

LIBRAZHD- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim elektoral në Librazhd. Berisha tha se miratimi i djeshëm i rezolutës nga PPE denoncoi si armiq të egër të votës së lirë kryeministrin Edi Rama dhe atë që e konsideron si “regjim”. Berisha tha se PD shkon në zgjedhje e sigurt në një fitore të thellë, në një fitore me të cilën, sipas tij, qytetarët e Librazhdit dhe mbarë Shqipërisë, votojnë për veten e tyre, për familjen e tyre, për të ardhmen e tyre.

“Unë jam këtu për t’u zotuar para jush se me programin tonë ne do u kthejmë paratë qytetarëve shqiptarë dhe se çdo pensionist, në këtë rreth, në këtë qark, në Shqipëri, brenda 100 ditëve të para nuk do ketë kurrë një pension nën 200 euro. Do vendosim minimumin jetik prej 200 eurosh, i cili përmirëson gjendjen e 560 mijë pensionistëve me pensione nën 170 euro. Minimumi jetik do u jepet të gjithë shqiptarëve në ndihmë ekonomike, të gjithë të papunëve, të gjithë studentëve me brusë dhe prindërve me një fëmijë“, tha ai.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur qytetarë dhe qytetare të Librazhdit, banorë të këtij rrethi, përshëndetjet më të përzemërta kudo që ndodheni sot në këtë shesh, në rrethin e Librazhdit, në Shqipëri dhe emigracion. I dashur zoti Tomor Alizoti, udhëheqës politik i qarkut të Elbasanit, i dashur kryetar i PD për Librazhdin, vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj. U sjell përshëndetjet më të përzemërta nga Kongresi i Partisë Popullore Europiane, partisë më të fuqishme që qeveris sot me 14 kryeministra, drejton Komisionin Europian, Parlamentin Europian, të cilët dje votuan me unanimitet një rezolutë në mbështetje të secilit prej jush, të votës tuaj, të fitores së PD dhe denoncuan Edi Ramën, klikën e tij si armiq të egër të votës së lirë të shqiptarëve.

Pra, ne shkojmë në datën 11 maj në zgjedhje të sigurt në një fitore të thellë, në një fitore me të cilën qytetarët e Librazhdit dhe mbarë Shqipërisë, votojnë për veten e tyre, për familjen e tyre, për të ardhmen e tyre, të ardhmen e Librazhdit dhe gjithë Shqipërisë. Unë jam këtu për t’u zotuar para jush se me programin tonë ne do u kthejmë paratë qytetarëve shqiptarë dhe se çdo pensionist, në këtë rreth, në këtë qark, në Shqipëri, brenda 100 ditëve të para nuk do ketë kurrë një pension nën 200 euro. Do vendosim minimumin jetik prej 200 eurosh, i cili përmirëson gjendjen e 560 mijë pensionistëve me pensione nën 170 euro. Minimumi jetik do u jepet të gjithë shqiptarëve në ndihmë ekonomike, të gjithë të papunëve, të gjithë studentëve me brusë dhe prindërve me një fëmijë.

100 ditët e para ne nxjerrim shqiptarët nga varfëria e skajshme. Dhe jo vetëm kaq, por çdo shqiptari me rrogë të ulët 500 euro, çdo pensionisti ne i japim kartën e konsumatorit me të cilën ai do blejë ushqimet dhe gjërat bazë 20 përqind më lirë se të tjerët, çka do të thotë se do marrë në vit 450 euro kompensim. Në 100 ditët e para, çmimi i naftës do ulet me 40 përqind, nuk do shitet kurrë më shumë se minus/plus 10 përqind të çmimit në Maqedoni dhe Kosovë. Miq, pra ne japim një goditje përfundimtare mjerimit apo varfërisë ekstreme. Nuk do ketë shqiptar që të ketë nën 6.3 euro në ditë. Me programin tonë, Aleanca për Shqipërinë Madhështore do t’i japë biznesit një frymëmarrje të re të fuqishme.

Biznesi i vogël do paguajë energjinë me 6 lekë nga 18 që e paguan sot. Do të përgjysmohet tarifat e ujit. Do pjesëtohet me 5, tarifa e hapësirës publike. Do rriten tavanet në 180 mijë euro për TVSH-në dhe tatim fitimin për bizneset e vogla. Për bizneset e tjera vendoset taksa e sheshtë 10 përqind nga 23 përqind. TVSH-ja ulet në 15 përqind nga 20 përqind. Shqipëria do jetë vendi me klimën më të mirë të biznesit. Edhe ato energjinë do e paguajnë 6 lekë nga 18 që paguajnë sot.

Previous Post

Sherri në Bulqizë/ Policia depoziton në SPAK materialet për Xhelal Mziun dhe zyrtalin socialist Kalosh Murra

Next Post

Nga Dimali Rama sulmon partitë e vogla: Ne shyqyr hoqëm qafe LSI, e kishim nyje në grykë

Next Post
Nga Dimali Rama sulmon partitë e vogla: Ne shyqyr hoqëm qafe LSI, e kishim nyje në grykë

Nga Dimali Rama sulmon partitë e vogla: Ne shyqyr hoqëm qafe LSI, e kishim nyje në grykë

Numërimi i votave/ Celibashi thirrje partive politike: Nxisni komisionerët dhe numëruesit të përfundojnë procesin brenda ditës së sotme
AKTUALITET

Numërimi i votave/ Celibashi thirrje partive politike: Nxisni komisionerët dhe numëruesit të përfundojnë procesin brenda ditës së sotme

by Editor
May 15, 2025
0

TIRANË- Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i ka bwrw thirrje partive politike të nxisin komisionerët e tyre dhe numëruesit për...

Read moreDetails
Bisedimet Ukrainë-Rusi/ Rubio: Duam progres brenda ditësh

Bisedimet Ukrainë-Rusi/ Rubio: Duam progres brenda ditësh

May 15, 2025
“Lufta” për mandatin e 13 të PD në Tiranë/ Thellohet diferenca, Tabaku siguron 1000 vota më shumë se Alimehmeti

“Lufta” për mandatin e 13 të PD në Tiranë/ Thellohet diferenca, Tabaku siguron 1000 vota më shumë se Alimehmeti

May 15, 2025
“Kristian mos luaj me dy porta”, gazetarja: SPAK ka sekuestruar edhe telefonin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës

“Kristian mos luaj me dy porta”, gazetarja: SPAK ka sekuestruar edhe telefonin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës

May 15, 2025
Samiti i Komunitet Politik Evropian, kush janë liderët që vijnë nesër në Tiranë

Samiti i Komunitet Politik Evropian, kush janë liderët që vijnë nesër në Tiranë

May 15, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Numërimi i votave/ Celibashi thirrje partive politike: Nxisni komisionerët dhe numëruesit të përfundojnë procesin brenda ditës së sotme

Numërimi i votave/ Celibashi thirrje partive politike: Nxisni komisionerët dhe numëruesit të përfundojnë procesin brenda ditës së sotme

May 15, 2025
Bisedimet Ukrainë-Rusi/ Rubio: Duam progres brenda ditësh

Bisedimet Ukrainë-Rusi/ Rubio: Duam progres brenda ditësh

May 15, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al