Dita e Ujit të Bekuar është kremtuar nga besimtarët korçarë, pavarësisht reshjeve të dendura të shiut. Kjo ishte ceremonia e parë e këtij eventi të shenjtë për kalendarin ortodoks, e cila u drejtua nga Mitropoliti i Korçës, imzot Anastasi.
Pas meshës në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, besimtarët u drejtuan drejt shatërvanit në lulishtjen “Vangjush Mio”, ku zhvilloi ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë. Kryqi u nxorr nga uji nga riu Ervis Rakipi, i cili më pas uroi mbarësi për të gjitha familjet korçarë.
Për të simbolizuar rëndësinë e kësaj dite, qytetarët mbushën shishe me ujë të bekuar nga shatërvani, në shenjë mbarësie për familjet e tyre. Ceremonitë e këtij karakteri mbajnë një rëndësi të veçantë për komunitetin lokal, duke forcuar besimin dhe traditat ortodokse.















