Wednesday, November 5, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Reportazhi “Il Fatto Quotidiano” për ndërtimet në Tiranë: Kulla dhe çmime të larta, zhvillimi vertikal që Rama po “mbikëqyr”

Editor by Editor
July 28, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Reportazhi “Il Fatto Quotidiano” për ndërtimet në Tiranë: Kulla dhe çmime të larta, zhvillimi vertikal që Rama po “mbikëqyr”
0
SHARES
28
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Media italiane “Il Fatto Quotidiano” i ka kushtuar një reportazh ndërtimeve dhe kullave të ngritura në Tiranë, veçanërisht atyre rreth sheshit “Skënderbej”. Në reportazhin e mëposhtëm listohen disa nga ndërtesat “e famshme” rreth sheshit, ku thuhet se një metër katror në këto pallate mund të kushtojë deri në 5.000 euro, çmime të përballueshme vetëm për kompani të mëdha ose hotele luksoze.

Artikulli thekson se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që ndërtesat e reja të firmosen nga studio dhe arkitektë me famë ndërkombëtare.  Nga ana tjetër në reportazh nuk lihet pa përmendur se bi ndërtimit mbetet shumë tërheqës për kapitalet me origjinë të dyshimtë.

Një ditë më parë, kjo media i ka kushtuar një tjetër artikull çështjes së ndërtimeve në Tiranë duke përmendur edhe “miqësinë” mes kryeministrit Rama dhe arkitektit Stefano Boeri. Në artikull e djeshëm thuhet se Tirana është mbushur me kulla dhe se deri në vitin 2030 Tirana duhet të zbatojë një një plan urbanistik që parashikon të ndërtojë gradaçela dhe blloqe me qindra mijëra m². 

REPORTAZHI I PLOTË:

Pemët në qendër të Tiranës ndërthuren me kantierët që rrethojnë sheshin Skënderbej, ku po ngrihen grataçela të reja. Kulla e Sahatit, dikur ndërtesa më e lartë e qytetit, sot shikon mbi një zonë këmbësorësh ku ndodhet xhamia e vjetër, mozaiku i madh i Muzeut Kombëtar, por edhe kulla gjigante e një hoteli dhe, pak më tutje, një godinë e re 85 metra e lartë në ndërtim: Skanderbeg Building, projektuar nga studioja holandeze MVRDV.

Është një pallat-skulpturë me formën e një fytyre.

“Parafiguron heroin kombëtar që i ka dhënë emrin sheshit – shpjegon një guidë turistike – por shumëkush thotë se aty ngjajnë tiparet e kryeministrit Edi Rama”.

Zona e kantierëve është e gjerë. Mbi barrierat shfaqen renderat e Tiranës së së ardhmes, një qytet që do të zhvillohet në vertikale, siç parashikohet nga plani rregullues “Tirana 2030” i arkitektit Stefano Boeri.

Pak hapa më tej, një kantier tjetër: “Eyes of Tirana”, një kullë 31-katëshe, 130 metra e lartë, projektuar nga një studio daneze. Ndërtesa, e lidhur me selinë e Dhomës së Tregtisë, do të ketë hotel, pishinë, tarracë panoramike, dyqane dhe madje edhe kazino. Projekti ka hasur probleme me vëllime ndërtimi të padeklaruara.

“Shteti i ka shpronësuar disa prej këtyre zonave – ka deklaruar Rama – si pjesë e rikthimit nën kontroll të çdo metri katror abuziv”

Çmimet dhe tregu i pasurive të paluajtshme

“Deri në vitin 2018 – tregon Alba Kepi, korrespondente për mediat shqiptare – sheshi qendror nuk lejohej të prekej për shkak të vlerës së tij historike. Më pas, kufiri i mbrojtjes u ridizenjua nga qeveria dhe pranë sheshit filluan të ngrihen grataçela”.

Sot, një metër katror në këto pallate mund të kushtojë deri në 5.000 euro, çmime të përballueshme vetëm për kompani të mëdha ose hotele luksoze.

“Nuk njoh asnjë njeri që jeton aty”– thotë një tregtar i zonës qendrore –. Njerëzit e zakonshëm jetojnë në pallatet e vjetra ose zhvendosen drejt lumit. Duken bosh.

Gazetarja ekonomike Ola Xama ka treguar se në vitin 2023 të paktën 51.129 banesa nga 292.000 të lidhura me shërbimin kombëtar të energjisë elektrike nuk kishin konsum. Që nga viti 2018, apartamentet e pabanuara janë triplikuar. Rama gjithmonë ka mohuar këto të dhëna.

Megjithatë, sektori i ndërtimit është bërë një nga motorët kryesorë të rritjes ekonomike të vendit, me mbi 3 miliardë euro investime vetëm gjatë dy viteve të fundit.

“Vetëm në Tiranë, në 7 vitet e fundit, janë dhënë leje ndërtimi për rreth 12 milionë metra katrorë sipërfaqe banimi e komerciale, një pjesë e madhe e të cilave në qendër të qytetit”.

Urbanisti Gentian Kaprata shpjegon: “Sot në Tiranë janë mbi 100 kantiere të hapura”.  Kryeministri është në krye të Këshillit Kombëtar të Territorit, organi përgjegjës për projektet strategjike dhe për të gjitha ndërtesat mbi gjashtë kate.

Rama vlerëson arkitektët dhe ka kërkuar që ndërtesat e reja të firmosen nga studio me famë ndërkombëtare: italiane, holandeze, veriore.

“Arkitektët shqiptarë janë të përfshirë vetëm në mënyrë të pjesshme” – thekson Doriana Musaj, pedagoge në Universitetin Polis –. “Hotelet përfitojnë lehtësime fiskale dhe shpesh studiot vendase punojnë në partneritet me archistar të huaj”.

Megjithatë, si gjithmonë ndodh me investime të mëdha, ato sjellin me vete rreziqe të mëdha.

Raporti i vitit 2022 i Drejtorisë së Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave e përmend sektorin e pasurive të paluajtshme si një ndër mjetet kryesore për pastrimin e kapitalit. Në raportin e vitit 2024 të AIF (Autoriteti i Informacionit Financiar), ndër shembujt e përmendur del përfshirja e një funksionari publik dhe e një subjekti kriminal në blerje-shitjet e pasurive të paluajtshme.

Në fakt, biznesi i ndërtimit mbetet shumë tërheqës për kapitalet me origjinë të dyshimtë.

“Kostoja e ndërtimit dhe e fuqisë punëtore arrin deri në 800 euro për metër katror, ndërsa vlera e shitjes mund të katërfishohet për shkak të pozicionit të favorshëm”, thuhet në raport.

Po si qëndron me vlerësimet se vetëm një e treta e kapitaleve vjen nga sektori bankar?

“Agjencia Kundër Pastrimit të Parave në Shqipëri” – thotë Rama – “i njeh investitorët, bankat, markat ndërkombëtare të hotelerisë dhe klientët: të gjithë janë nën dritën e diellit si blerës të hapësirave”.

Për kryeministrin, në fakt, “ka paragjykime dhe akuza që prekin sferën penale (pa u bazuar në fakte) e që rishfaqen sa herë flitet për ndryshimin historik të Tiranës ose të Shqipërisë”, si edhe “kur kthehemi të diskutojmë për anëtarët më të mëdhenj të asaj që ai e quan ‘Albanian ArchArmy’”.

As transformimi i Tiranës dhe i Shqipërisë, thotë ai, as arkitektët që kontribuojnë në të “nuk mund të trajtohen duke nisur nga formula të paqarta e të paprovuara”.

Të dhënat, megjithatë, nuk janë aq të qarta.

‘Ekziston, për shembull, fenomeni i shitjes me leasing – shpjegon Kaprata –. Një ndërtues paguan furnizuesit dhe nënkontraktorët me sipërfaqe të ndërtuara në këmbim të punës. Në regjistrat shtetërorë ky stok konsiderohet i shitur, por në të vërtetë nuk është. Një apartament është i banuar dhe 19 të tjerë janë bosh’, shton ai.

“Ky është një model i keq – Milano – përfundon Alba Kepi –. Nëse në Milano hapësira urbane pasqyron zemrën e saj ekonomike dhe financiare, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Tiranën, ku popullsia po pakësohet dhe po varfërohet. As turizmi nuk mund të justifikojë këtë flluskë rezidenciale dhe fshirjen e historisë sonë”./Përktheu Alba Kepi

Previous Post

52-vjeçarja gjendet e vdekur brenda banesës së djegur në Pogradec, grupi hetimor dyshime për vrasje, iu gjetën shenja dhune

Next Post

KQZ zyrtarizon mandatet për qarkun e Fierit, kush janë kandidatët fitues

Next Post
KQZ zyrtarizon mandatet për qarkun e Fierit, kush janë kandidatët fitues

KQZ zyrtarizon mandatet për qarkun e Fierit, kush janë kandidatët fitues

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Teoria konspirative nga Bernie Ecclestone: McLaren e ndihmon Lando Norris për të fituar titullin.

Teoria konspirative nga Bernie Ecclestone: McLaren e ndihmon Lando Norris për të fituar titullin.

November 4, 2025
Bayerni dominon, gjermanët fitojnë ndaj kampionëve në fuqi të PSG-së me 10 lojtarë dhe arrijnë në 16 fitore radhazi.

Bayerni dominon, gjermanët fitojnë ndaj kampionëve në fuqi të PSG-së me 10 lojtarë dhe arrijnë në 16 fitore radhazi.

November 4, 2025
Liverpool arrin një fitore të rëndësishme në Angli me një gol të vetëm, duke e mbyllur krizën.

Liverpool arrin një fitore të rëndësishme në Angli me një gol të vetëm, duke e mbyllur krizën.

November 4, 2025
Neda Balluku flet për divorcin me bashkëshortin: Nuk është hera e parë që përballemi me këtë situatë.

LAJME

Teoria konspirative nga Bernie Ecclestone: McLaren e ndihmon Lando Norris për të fituar titullin.

by timoni.al
November 4, 2025
0

Botërori i Formula 1 po përjeton një fund emocional këtë vit, me një situatë të pazakontë që nga viti 2012,...

Read moreDetails
Bayerni dominon, gjermanët fitojnë ndaj kampionëve në fuqi të PSG-së me 10 lojtarë dhe arrijnë në 16 fitore radhazi.

Bayerni dominon, gjermanët fitojnë ndaj kampionëve në fuqi të PSG-së me 10 lojtarë dhe arrijnë në 16 fitore radhazi.

November 4, 2025
Liverpool arrin një fitore të rëndësishme në Angli me një gol të vetëm, duke e mbyllur krizën.

Liverpool arrin një fitore të rëndësishme në Angli me një gol të vetëm, duke e mbyllur krizën.

November 4, 2025
Neda Balluku flet për divorcin me bashkëshortin: Nuk është hera e parë që përballemi me këtë situatë.

Neda Balluku flet për divorcin me bashkëshortin: Nuk është hera e parë që përballemi me këtë situatë.

November 4, 2025
Max Dowman regjistrohet si futbollisti më i ri në librin e rekordeve të Champions League.

Max Dowman regjistrohet si futbollisti më i ri në librin e rekordeve të Champions League.

November 4, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Teoria konspirative nga Bernie Ecclestone: McLaren e ndihmon Lando Norris për të fituar titullin.

Teoria konspirative nga Bernie Ecclestone: McLaren e ndihmon Lando Norris për të fituar titullin.

November 4, 2025
Bayerni dominon, gjermanët fitojnë ndaj kampionëve në fuqi të PSG-së me 10 lojtarë dhe arrijnë në 16 fitore radhazi.

Bayerni dominon, gjermanët fitojnë ndaj kampionëve në fuqi të PSG-së me 10 lojtarë dhe arrijnë në 16 fitore radhazi.

November 4, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al