Reali i Madridit po kalon një krizë të thellë, që reflektohet në performancën e tij si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Pas një rënie të shpejtë, klubi vendosi të shkarkojë trajnerin Xabi Alonso, i cili e zëvendësoi Carlo Ancelottin, e më pas u përball me një eliminim nga Albacete në Kupën e Mbretit.
Sipas analizës së përditshmes ‘Marca’, disa janë shkaqet kryesore të kësaj situate:
1. Largimi i Carlo Ancelottit: Pas kalimit të tij në pankinën e Brazilit, duket se ky largim ka krijuar probleme të brendshme. Ancelotti kërkonte kontroll më të madh mbi skuadrën, ndërsa lojtarët filluan të ndjehen të rehatshëm.
2. Largimi i Luka Modric: I konsideruar si një nga mesfushorët më të mirë, Modric dëshiroi të qëndronte por klubi e përjashtoi. Mungesa e tij ka ndikuar ndjeshëm në ekip.
3. Refuzimi për të blerë një mesfushor: Pas largimit të Toni Kroos dhe dëbimit të Modric, Xabi Alonso kërkoi një mesfushor për të sjellë rregull dhe ekuilibër, por kërkesa e tij nuk u plotësua, duke lënë mesfushën në kaos.
4. Dështimi në Botërorin e Klubeve: Alonso u detyrua të merrte drejtimin e skuadrës në një moment të vështirë, që nuk premtonte shumë për projektin e tij, i cili premtonte iluzione të reja.
5. Çështja Vinicius: Klubi lejoi vinçiusin të mos shkonte në ceremoninë e Topit të Artë, duke treguar fuqinë e tij. Konflikti mes Vinicius dhe Alonso e dobësoi ndjeshëm autoritetin e trajnerit.
6. Mungesa e mbështetjes për trajnerin: Alonso nuk ndjeu mbështetje nga drejtuesit dhe shumica e lojtarëve anashkalonin udhëheqjen e tij. Presidenti Florentino Perez u pozicionua më afër futbollistëve.
7. Polemikat jashtë fushave: Klubi është përfshirë në konflikte me UEFA-n, përplasje me arbitrat dhe çështje të tjera, të cilat e kanë shpërqendruar fokusin nga aspekti sportiv.
Kjo krizë e thellë ka sjellë pasojë të rënda për klubin, që tani përballet me një situatë në të cilën rikthimi në rrugën e duhur duket i vështirë.















