Kombëtarja shqiptare renditet në vendin e tretë të grupit B, teksa sot luan përballjen e fundit për këtë fazë të Euro 2024.
“Kuqezinjtë” mund të shpresojnë ende për një kualifikim për në fazën e eliminimeve direkte, edhe pse kjo rrugë tashmë është më e vështirë.
Gjithçka u komplikua për kombëtaren tonë, pas fitores së Hungarisë mbrëmjen e djeshme kundër Skocisë, me rezultatin 0-1 Skocinë, duke i rrëmbyer kështu dhe vendin e tretë në Grupin A.
Tashmë dhe një barazim me Spanjën, nuk do ta vendosë Shqipërinë në të tretat më të mira, vetëm nëse Anglia mund me dy ose më shumë gola diferencë Slloveninë, Serbia të mundet nga Danimarka dhe Çekia me Gjeorgjinë të munden nga Turqia dhe Portugalia.
Nga ana tjetër, një fitore me Spanjën, atëherë Shqipëria mund të ngjitet dhe në vendin e dytë nëse Italia mundet nga Kroacia, por edhe një nga të tretat më të mira.
Pra si kualifikohet Shqipëria?
Janë dy skenarë:
-Barazim me Spanjën: Humbje e Sllovenisë me dy ose më shumë gola nga Anglia; Disfatë e Serbisë nga Danimarka; Humbje e Çekisë përballë Turqisë; Humbje e Gjeorgjisë me Portugalinë.
-Fitore me Spanjën: Disfatë/Barazim i Sllovenisë; Disfatë/Barazim i Çekisë; Disfatë/Barazim; i Gjeorgjisë.
-Humbje me Spanjën: Shqipëria eliminohet.