Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Refleksione mbi turizmin idiot dhe mafien e shezlonit!

Editor by Editor
August 11, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Mendim i Lire, SOCIALE
0
Refleksione mbi turizmin idiot dhe mafien e shezlonit!
0
SHARES
53
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ergys Mërtiri

Ndonëse Kryeministri e mohon me force, rënien e turizmit gjatë këtij viti e pohojnë masivisht shumica e operatorëve turistikë. Pyetja që do të duhej shtruar është: A ka lidhje kjo me qeverinë?

Ndonëse në pamje të parë nuk ka, pasi çmimet, të cilat duket se jane arsyeja kryesore e rënies, janë një e drejtë e bizneseve, në një mënyrë më të tërthortë qeveria ka patjetër pjesën e saj të fajit, e cila lidhet me atë aspekt që ka të bëjë me klimen e biznesit si dhe kulturën e shërbimit, që lidhet ndjeshëm nga zbatueshmëria e ligjit.

Shërbimet, mikpritja dhe çmimet, lidhen ndjeshëm me llojin e njerëzve që shërbejnë: A jane ata shërbyes të mirë? Në një vend ku prona dhe mjediset ku ofrohet shërbimi grabiten me forcë, pervetësohen nëpërmjet korrupsionit, apo rrëmbehet nëpërmjet abuzimesh nga pazarxhinj e matrapazë të lloj-llojshëm, sigurisht që cilësia dhe kultura e shërbimit do të lenë për të dëshiruar.

Kur ti shikon që në plazhe nuk ka hapësira të lira publike për të vënë një çadër, kur edhe në hapësirat e “privatizuara”, “mafia e shezlonit” ka ndaluar termusin, apo kur shikon që pronarët përzenë turistë pse lahen pa lekë në detin e “privatizuar” prej tyre, këtu kupton se plazhi është uzurpuar nga banditë injorantë që nuk dinë të sillen si njerëz dhe që hapësirën publike ku presupozohet se duhet të shërbejnë e konceptojnë si feud personal në të cilin ata ushtrojnë pushtetin e pronarit, të vetëledhatuar në sedren e pabuksit që fillon të ndjehet pronar.

Më qëlloi këtë verë, të përballesha me një skenë të tillë në një prej gjireve të vegjël më të bukur të jugut.

Një lokal kish pushtuar të gjithe gjirin duke ngulur në çdo pëllëmbë çadra me shezlone dhe nuk linte asnje hapësirë për pushues jashtë biznesit të tij. Në një rast, punonjësi i çadrave iu afrua dy vajzave të huaja që po qendronin në breg pa shezlon dhe iu kërkoi të largohen pasi ky ishte plazh privat dhe askush nuk lejohet të qendrojë pa marrë çadër. Nuk denja dot pa u përfshirë, duke i thënë djalit se plazhi është publik, se deti nuk mund të privatizohet, se në çdo plazh duhet të ketë hapesirë të lirë për ata që nuk duan shezlone dhe se ai nuk kishte asnjë të drejtë të pëzerë njeri nga bregu. Pasi nuk ma doli dot me llafe, e pasi me pohoi se ai ishte vetëm një punetor, u largua për tu rikthyer me përforcime, por ndërkohë vajzat ishin larguar, sigurisht për të shmangur çdo të papritur të pakëndshme nga kafshët e panjohura që sundojnë plazhet e privatizuar të një vendi të çuditshëm si ky.

Po mendoja pas kësaj që, thelbi i problemit ka të bëjë me kulturën e të bërit biznes, më saktë, me mentalitetin e kategorisë së njerëzve që kanë fituar mundësinë të shërbejnë në këtë fushë. “Pronari i gjirit” kishte vendosur aty mbi 200 çadra, të cilat ishin thuajse plot. Kjo do të thotë se vetëm prej tyre, me një çmim prej 20 euro, ai mund të nxirrte rreth 4 mijë euro gjatë asaj të djele, dhe llogarit këtu edhe restorantin, barin (me çmime, sigurisht tepër të larta), jam i bindur që ai nuk do dilte pa 15-20 mijë euro. Por jo, atë e shqetësonte njëzetmijëlekshi i dy vajza spanjolle që qëndronin në breg falas! Kjo vjen sepse ai ka nevojë të sundojë e jo të shërbejë në “pronën e tij”. Në një qasje tjetër, vajzat sigurisht që të mund ti sillnin përfitime biznesit, pasi ato mund të hanin një dreke aty apo të konsumonin një pije në barin e tij, por kjo nuk e ngushëllon aspak psikikën e sëmurë të pronarit, i cili ndjehet i cënuar në pushtetin e tij mbi territorin nga “rebelimi” i dy vajzave që e shijojnë qyl detin e tij.

Ajo që mund ta zgjidhte fare mirë enigmën e këtij mjedisi turistik idiot është pyetja sesi ky pronar ka mundur ta fitojë atë copë bregu. Këtu natyrisht do futeshim tek lejet e ushtrimit të aktivitetit, marrja e truallit në përdorim, kontrollet, eleminimi i konkurencës etj. të cilat janë stade të seleksionimit natyror që lejojnë të mbijetojnë vetëm speciet me nivel të lartë agresiviteti korruptiv, në mos kriminal. Nëse, qoftë edhe një hallkë e këtij shteti në të gjithë procesin e rrëmbimit të bregdetit apo ushtrimit të aktivitetit do të mund të funksiononte, ky feudal turistik nuk do të mund të sillej dot kështu.

Gjithsesi, turizmi ka nevojë që shteti të ndërhyjë urgjentisht, pikë së pari për të humanizuar hapësirën turistike. Ai duhet të tregojë dhëmbet, së pari ndaj shezlonit, duke u sjellë ashpër me këdo që përzë turistët, që ndalon termusin apo që pushton hapësirat për plazh publik. Shteti duhet të vihet në krah të turistit, nëse dëshiron që ta ruajë apo zhvillojë turizmin. Por ai nuk e bën këtë sepse është në ortakëri me kafshët grabitqare që shërbejnë në këtë sketor. Kjo është e kuptueshme pas është pikërisht ky shtet që ua ofruar atyre mundësitë për të sunduar. Në këto kushte, sigurisht që turizmi do të dojë edhe ca të zhvillohet plotësisht, të pakten aq sa shteti të bëhet shtet e këta të bëhen njerëz.

Previous Post

EMRI/ I morën përmes mashtrimit 140 mijë euro pronarit të një exchange në Shkodër, arrestohet në Stamboll gjeorgjiani, në kërkim dy të tjerë

Next Post

Julia Nura kundërshton Stresin: Shpifje! Nuk kam pasur raporte intime me të

Next Post
Julia Nura kundërshton Stresin: Shpifje! Nuk kam pasur raporte intime me të

Julia Nura kundërshton Stresin: Shpifje! Nuk kam pasur raporte intime me të

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Protesta e opozitës para Kryeministrisë/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara paralajmëron qytetarët e saj: Ruani distancën nga grumbullimet dhe jepni vëmendje situatës.

Protesta e Partisë Demokratike para Kuvendit, Ambasada Amerikane u bën thirrje qytetarëve të evitojnë zonat me përplasje dhe të qëndrojnë të kujdesshëm.

March 11, 2026
Mafia sllave në Vlorë: SPAK përfundon hetimet për grupin kriminal që shfrytëzoi 24 të rinj ukrainas, GJKKO merr në administrim dosjen.

Mafia sllave në Vlorë: SPAK përfundon hetimet për grupin kriminal që shfrytëzoi 24 të rinj ukrainas, GJKKO merr në administrim dosjen.

March 11, 2026
“Propozohet miratimi i akteve nënligjore për bastet sportive”: Qeveria shpall vendimet e reja në lidhje me hapjen e liceut francez në Korçë dhe investimin prej 67 milionë eurosh për sistemin e kanalizimeve.

Çmimi i litrit të naftës arriti në 198 lekë, ministrja Ibrahimaj: Po e vëzhgojmë situatën, bordi do të mblidhet vetëm nëse vazhdon rritja e çmimeve.

AKTUALITET

Protesta e Partisë Demokratike para Kuvendit, Ambasada Amerikane u bën thirrje qytetarëve të evitojnë zonat me përplasje dhe të qëndrojnë të kujdesshëm.

by timoni.al
March 11, 2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë në lidhje me një protestë të...

Read moreDetails
Mafia sllave në Vlorë: SPAK përfundon hetimet për grupin kriminal që shfrytëzoi 24 të rinj ukrainas, GJKKO merr në administrim dosjen.

Mafia sllave në Vlorë: SPAK përfundon hetimet për grupin kriminal që shfrytëzoi 24 të rinj ukrainas, GJKKO merr në administrim dosjen.

March 11, 2026
“Propozohet miratimi i akteve nënligjore për bastet sportive”: Qeveria shpall vendimet e reja në lidhje me hapjen e liceut francez në Korçë dhe investimin prej 67 milionë eurosh për sistemin e kanalizimeve.

“Propozohet miratimi i akteve nënligjore për bastet sportive”: Qeveria shpall vendimet e reja në lidhje me hapjen e liceut francez në Korçë dhe investimin prej 67 milionë eurosh për sistemin e kanalizimeve.

March 11, 2026
Çmimi i litrit të naftës arriti në 198 lekë, ministrja Ibrahimaj: Po e vëzhgojmë situatën, bordi do të mblidhet vetëm nëse vazhdon rritja e çmimeve.

Çmimi i litrit të naftës arriti në 198 lekë, ministrja Ibrahimaj: Po e vëzhgojmë situatën, bordi do të mblidhet vetëm nëse vazhdon rritja e çmimeve.

March 11, 2026
Shkarkimi i Ilir Prodës nga detyra, identifikohen kandidatët për pozitën e drejtorit të Policisë së Shtetit

Shkarkimi i Ilir Prodës nga detyra, identifikohen kandidatët për pozitën e drejtorit të Policisë së Shtetit

March 11, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Protesta e opozitës para Kryeministrisë/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara paralajmëron qytetarët e saj: Ruani distancën nga grumbullimet dhe jepni vëmendje situatës.

Protesta e Partisë Demokratike para Kuvendit, Ambasada Amerikane u bën thirrje qytetarëve të evitojnë zonat me përplasje dhe të qëndrojnë të kujdesshëm.

March 11, 2026
Mafia sllave në Vlorë: SPAK përfundon hetimet për grupin kriminal që shfrytëzoi 24 të rinj ukrainas, GJKKO merr në administrim dosjen.

Mafia sllave në Vlorë: SPAK përfundon hetimet për grupin kriminal që shfrytëzoi 24 të rinj ukrainas, GJKKO merr në administrim dosjen.

March 11, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al