Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Redjan Rraja vrasësi/ “Ngelëm në rrugë, pa bukë”, zbardhen bisedat, Dervishaj nxehet pse nuk po vritej “Rrumi”, vartësit ankohen

Editor by Editor
February 15, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Redjan Rraja vrasësi/ “Ngelëm në rrugë, pa bukë”, zbardhen bisedat, Dervishaj nxehet pse nuk po vritej “Rrumi”, vartësit ankohen
0
SHARES
89
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhen detaje të reja lidhur me përplasjen e grupeve kriminale me bazë në qytetin bregdetare të Durrësit. Pas atentatit të dështuar ndaj Plaurent Dervishajt, ky i fundit nisi të hartonte planin për eliminimin e Arjan Ndojit dhe Aleksandër Lahos, alias Rrumit.

Atentati ndaj tyre u bë në 1 nëntor në mbikalimin e Shkozetit, ndërkohë që siç del në dosjen hetimore të publikuar nga emisioni “Në Shënjestër”, të parët që kanë nisur punët për të krijuar kushtet për të realizuar atentatin, duket se janë Julian Meçaj, Amar Shkëmbi dhe Endrit Sinani, i njohur me pseudonimin “Diqo”, një lidhje ky e afërt me Amar Shkëmbin.

Biseda e përgjuar konstatohet edhe takimet me Redjan Rrajën, i cili në këtë skenar ishte ngarkuar të kryente rolin e ekzekutorit. Rraja u arrestua fill pas atentatit të ndodhur në “Mbikalimin e Shkozetit”, pasi gjurmët e tij u gjetën në makinën e krimit, që autorët nuk mundën ta digjnin dot, por e braktisën pranë varrezave të Shkafanës, në Durrës.

Në vendin ku u braktis automjeti u gjetën midis të tjerave edhe një palë syze, që mbanin pikërisht gjurmët e ADN-së së Rrajës, që në dosje rezulton me pseudonimin ‘Doku’.

Në përgjime evidentohen edhe takimet që pjesëtarë të grupit kanë kryer kohë pas kohe me Redjan Rrajën, siç janë edhe ato që ky i fundit realizonte në fshatin Nikël të Fushë-Krujës, me Amar Shkëmbin. Përgjimet hedhin dritë edhe në ndjekjen për katër ditë me radhë që grupi i përcaktuar, i kishte bërë makinës së prokurorit Ndoji, deri ditën e goditjes finale.

Por ajo që është pjesa më interesante e kësaj historie, është mënyra se si grupi kriminal funksionoi dhe veproi për të eliminuar dy objektivat e tij. Aq sa në transkriptet e bisedave, del se numri i personave të përfshirë në gjurmimin e shënjestrave të atentatit, të jetë i madh.

E tillë është edhe biseda e 11 shtatorit 2019 midis Julian Meçaj, i identifikuar në këtë komunikim si “Sakati” dhe Amar Shkëmbit, me kodin “Badi”. Meçaj dhe Shkëmbi, në këtë bisedë duket se sinkronizojnë veprimet me qëllim përgjimin në ambient të hapur të makinës së Rrumit, i cili siç rezulton nga bisedat e tyre duket se i ndryshon shpesh makinat.

PËRGJIMI

“O vlla e lëm kështu, te lokali si ka thënë ‘Shoku’ dhe nesër. Ne na duhet për mendimin tim te tarraca dikush që të pijë kafe dhe te muzeu një tjetër dhe sa të lëshohet ai te këto rrugë dal unë te ura e shoh nga iku për TR apo për lokal. Dhe s’ka ça rri gjithë ditën nga ora 2 deri në 4.

Po te muzeu dhe te tarraca nuk besoj se ka ndonjë problem. I the ‘Kilit’ të shohi për atë makinën që më the mua se mos është me atë te lokali. Ne jemi këtu, ti e din, s’kam ik andej.

Dihet ai, o në autostradë o në lokal do shkojë. Ai e din vendin fiks ku do presi. Po vlla po mos t’i ndahena nesër.”, tha Meçaj.

Siç del nga bisedat e përgjuara ortakët në planin për të vrarë Ndojin dhe ‘Rrumin’, duket se janë takuar të nesërmen. Madje në një moment ata shprehin padurimin e tyre në lidhje me faktin që objektivi kishte ditë pa u dukur në lokalin që frekuentonte zakonisht.

PËRGJIMI

“A ka dalë ‘Alt’ aty se ne jemi te vendi jonë.

Ok vlla, po pse nuk ia le telefonin ‘Alt’ të na shkruante se ka ardh ai. Dhe ti thoshim edhe ‘Dokut’ që ka ardhur dhe të jetë gati.

Ishalla sot po shkon te lokali se ka kaq ditë pa qenë.

O për mua kam durim vlla, po kam hallin  e atyre që janë me hekura në kurriz se dje kanë nejt në rrugë të shkretët. Po pastaj ‘Alt’ dhe ‘Diqo’ mos t’i ndahen sa ta pasojnë.

E mir aty të rrijë ishalla vjen vlla.

Po vlla ajo na duhet dhe ne. Ishalla ajo është super. Ishalla aman. Dhe unë këtu me ‘Fshatarin’ jam dhe me ‘Diqon’.

Fratelo, hë ka ardhur gjë se më pyeti dhe ‘Doku’.

Dhe ‘Kili’ vlla thuaja amanet lokalin sot se mos na vjen atje se ka dit pa ardhur.

Ok ti më thuaj vlla, pastaj çojmë ‘Diqon’ atje”.

Me “hekura në kurriz” grupi nënkupton pajisje të sofistikuara survejimi, të afta të shikojnë në distanca të largëta. Ndërkohë që pas ditëve të tëra pa e parë objektivin e tyre, ish-prokurorin Ndoji, mbërriti lajmi që makina e tij është parë të lëvizë në vendin ku ata po e prisnin prej ditësh. Në bisedë del edhe roli i ‘Fshatarit’, në këtë rast i Bledar Polovinës, në ndjekjen e objektivit të atentatit.

PËRGJIMI

“Hë vlla e kanë pa? Po vjen këtej.

Inshallah vlla. U nis dhe unë këtu jam, s’më ikën. Ja sa të vij dhe ‘Doku’. Po ngaqë s’po i punon ky telefoni atij. Ka ndalu te ura, u fut mrena te ‘Shala’.

Se di a ka rrugë andej. S’ka dalë, a ka rrugë mbas Shalës, mos na iki anej? Tani doli, u kthye ne Sukth. Erdha prapë në Maminas.

Se ai iku me marr kerrin. Jemi te dogana në Tiranë tani. Tre herë ndaluam rrugës ne, tre herë na ka pa sot.

Aty më humbi se bëri rrethin dy herë dhe ‘Fshatari’ tha s’i shkojmë dot mbrapa se po na shef”.

Siç rezulton edhe nga dosja, në një moment durimi ka humbur brenda grupit. Kjo lihet të kuptohet edhe nga biseda që Amar Shkëmbi ka me një prej pjesëtarëve të angazhuar në veprim, ku ky i fundit i tregon se si Plarent Dervishaj i ka ngritur zërin për dështimin e planit. Kjo lë të kuptohet se ekzekutimi i ‘Rrumit’, po kërkohej me ngulm sa më shpejt të ishte e mundur nga porositësi i tij. Në një moment ‘shoku’ kritikon Amar Shkëmbin për dështimin e atentatit.

PËRGJIMI

“Leje vlla 2 orë në lokal ai, 1 orë te Shala, 1 orë në Sukth. ‘Doku’ s’u bë gati.

Për Zotin më ka ik menja, kishte maru sot ajo vlla. T’i themi dhe ‘fshatarit’ vlla. Unë i shkreti pinc për Zotin, po nejse ju e dini. Po nuk vjen ‘Ramazani’, ti në timon tha, unë i gjuaj.

Ok po vi andej i thashë.

Po ça është kjo mo vlla, unë pinc ai më bërtet mua. Pa bukë 4 ditë pinc, aty pronto për çdo gjë, ai më bërtet mua për Zotin. Të dal nesër anej me ‘Fshatarin’, takohu dhe me të. Po ça s’më ka thënë, sikur unë du me i prish punë atij, më rridhnin lotët nga inati.

Ça të bëj për nesër? Ja çova me foto bisedën me ‘Dokun’. Unë s’bëj gjë pa më thënë dikush nga ju”.

Një moment tensioni duket edhe ai midis Julian Meçaj, në këtë rast ‘Sakatit’ dhe shefit të tij, Plaurent Dervishaj, të thirrur ‘Shoku’. Dervishaj e ka përzënë nga tavolina, Meçajn, pas një gabimi që grupi ka bërë në ndjekjen e ‘Rrumit’. Këtë bisedë Juliani ia ka treguar Amar Shkëmbit.

PËRGJIMI

“Më përzuri edhe mua. Më tha ik jashtë dhe mos ec mo më tha. O vlla po ça faji kam unë sot, kur më the ti dhe ‘Doku’, shifi shtëpinë. Ai s’më ka parë mua me fytyrë vëlla, thjesht ai u fut me një kthesë në rotondo.

Unë i thashë ‘Fshatarit’, ec drejt mos e ndiq. Kaq ishte pse me ngeli mua tani me më përzënë ‘Shoku’. Ça je ti tha që të thonë ata ça duhet të bësh” tha Meçaj.

Previous Post

Maestro i hodhi hirin e cigares/ Luizi e merr për keq: Nuk e ke idenë ça i ke bërë vetes, do qash…

Next Post

VIDEO/ Dalin pamje të reja nga tërmeti, si u “zhyt” qyteti turk papritmas në errësirë

Next Post
VIDEO/ Dalin pamje të reja nga tërmeti, si u “zhyt” qyteti turk papritmas në errësirë

VIDEO/ Dalin pamje të reja nga tërmeti, si u “zhyt” qyteti turk papritmas në errësirë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Qëfortë e Big Brother VIP: Behet e ditur emri i moderatorit dhe dy opinionistëve të rinj të sezonit

Qëfortë e Big Brother VIP: Behet e ditur emri i moderatorit dhe dy opinionistëve të rinj të sezonit

December 16, 2025
SHBA përfundon listën e katër shteteve të cilave u ndalohet hyrja në Amerikë, edhe për Botërorin.

SHBA përfundon listën e katër shteteve të cilave u ndalohet hyrja në Amerikë, edhe për Botërorin.

December 16, 2025
Fanella e Maradonës nga finalja legjendare e Bernabeut në 1984 është shitur me çmimin më të lartë ndonjëherë.

Fanella e Maradonës nga finalja legjendare e Bernabeut në 1984 është shitur me çmimin më të lartë ndonjëherë.

December 16, 2025
Chelsea përjeton vështirësi në Cardiff, duke u bërë ekipi i parë që siguron vendin në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës.

LAJME

Qëfortë e Big Brother VIP: Behet e ditur emri i moderatorit dhe dy opinionistëve të rinj të sezonit

by timoni.al
December 16, 2025
0

Big Brother VIP Albania 5 nis këtë të shtunë në orën 21:15, duke sjellë një spektakël që ka tërhequr vëmendjen...

Read moreDetails
SHBA përfundon listën e katër shteteve të cilave u ndalohet hyrja në Amerikë, edhe për Botërorin.

SHBA përfundon listën e katër shteteve të cilave u ndalohet hyrja në Amerikë, edhe për Botërorin.

December 16, 2025
Fanella e Maradonës nga finalja legjendare e Bernabeut në 1984 është shitur me çmimin më të lartë ndonjëherë.

Fanella e Maradonës nga finalja legjendare e Bernabeut në 1984 është shitur me çmimin më të lartë ndonjëherë.

December 16, 2025
Chelsea përjeton vështirësi në Cardiff, duke u bërë ekipi i parë që siguron vendin në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës.

Chelsea përjeton vështirësi në Cardiff, duke u bërë ekipi i parë që siguron vendin në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës.

December 16, 2025
James Cameron bëhet pjesë e klubit të miliarderëve, zbuloni pasurinë e tij aktuale.

James Cameron bëhet pjesë e klubit të miliarderëve, zbuloni pasurinë e tij aktuale.

December 16, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Qëfortë e Big Brother VIP: Behet e ditur emri i moderatorit dhe dy opinionistëve të rinj të sezonit

Qëfortë e Big Brother VIP: Behet e ditur emri i moderatorit dhe dy opinionistëve të rinj të sezonit

December 16, 2025
SHBA përfundon listën e katër shteteve të cilave u ndalohet hyrja në Amerikë, edhe për Botërorin.

SHBA përfundon listën e katër shteteve të cilave u ndalohet hyrja në Amerikë, edhe për Botërorin.

December 16, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al