Mbylli në banesë në Tiranë bashkëshorten e tij, të cilën e mbikëqyrte me kamera, si dhe ushtroi dhunë ndaj saj, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari me inicialet A. M. banues në Kodër Institut.
Sipas policisë, nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 34-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesën e tyre ku kishte montuar kamera për të monitoruar lëvizjet e saj.
Ky është rasti i dytë që ndodh në Tiranë dhe që zbulohet brenda pak ditësh.















