Wednesday, November 12, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Raportimet për rastin Epstein, Trump padit Wall Street Journal, Presidenti amerikan: Shpifës dhe të rremë në gazetën e pavlerë

Editor by Editor
July 19, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Raportimet për rastin Epstein, Trump padit Wall Street Journal, Presidenti amerikan: Shpifës dhe të rremë në gazetën e pavlerë
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paditur gazetën Wall Street Journal dhe pronarët e saj, përfshirë Rupert Murdoch, duke kërkuar të paktën 10 miliardë dollarë dëmshpërblim, pasi gazeta ka raportuar se emri i tij ishte në një urim të dërguar për ditëlindje për Jeffrey Epstein më 2003, që përmbante një vizatim me përmbajtje të nënkuptuar seksuale dhe një referencë për sekretet që ata ndanin.

Padia, e dorëzuar në gjykatën federale në Majami, përmend si të paditur Rupert Murdoch, Dow Jones, News Corp dhe shefin ekzekutiv të kompanisë Robert Thomson, si dhe dy gazetarë të Wall Street Journal. Në padi pretendohet se ata kanë shpifur ndaj Trumpit dhe i kanë shkaktuar atij dëme të mëdha financiare dhe dëmtim të imazhit.

Epstein, një financier dhe i dënuar për trafikim seksual, bëri vetëvrasje në qelinë e një burgu në Nju Jork më 2019. Rasti ndaj tij ka nxitur teori konspirative dhe u bë i famshëm në mesin e mbështetësve të Trumpit të cilët besojnë se Qeveria ka fshehur lidhjet e Espteinit me personat e pasur dhe të fuqishëm. Trump ka thënë se kishte ndarë rrugët me Epsteinin para se problemet ligjore të financierit të bëheshin publike më 2006.

Presidenti Trump e ka mohuar raportimin e gazetës Wall Street Journal, dhe më herët kishte paralajmëruar Murdochin se kishte ndërmend të padiste. Dow Jones, kompania mëmë e gazetës, është një degë e News Corp.

“Sapo kemi dorëzuar një padi TË FUQISHME kundër të gjithë atyre që ishin të përfshirë në publikimin e artikullit të rremë, dashakeq, shpifës dhe TË RREMË në gazetën e pavlerë, siç është The Wall Street Journal”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

“Shpresoj që Ruperti dhe ‘miqtë’ e tij të përballen me dhënie të dëshmive për orë të tëra për këtë rast”, shtoi Trump.

Një zëdhënës i Dow Jones tha në një deklaratë: “Kemi besim të plotë në saktësinë e raportimit tonë, dhe do të mbrohemi fuqishëm kundër çdo padie”.

Padia e përshkroi si “të rremë” urimin e supozuar të Trumpit për ditëlindjen dhe tha se Wall Street Journal e publikoi artikullin me qëllim që t’i dëmtojë imazhin.

“Duket që artikulli nuk shpjegon nëse të paditurit kanë siguruar një kopje të letrës, e kanë parë atë, u është përshkruar, apo ndonjë rrethanë tjetër që do t’i jepte besueshmëri artikullit”, thuhet në padi.

Për të fituar rastin për shpifje, Trump duhet të dëshmojë se të paditurit kanë vepruar me “keqdashje reale”, që do të thotë se e kanë ditur që artikulli ishte i pavërtetë ose kanë neglizhuar qëllimshëm të vërtetën. Rasti Epstein ka shkaktuar shqetësim në Shtëpinë e Bardhë, pasi Departamenti amerikan i Drejtësisë këtë muaj erdhi në përfundim se nuk kishte prova që mbështesin teoritë e kamotshme konspirative rreth klientëve të Epsteinit dhe vdekjes së tij.

Disa nga përkrahësit më besnikë të Trumpit u zemëruan kur administrata e tij e ndryshoi qëndrimin dhe hoqi dorë nga premtimi për të publikuar dosjet mbi këtë rast. Më 7 korrik, Departamenti i Drejtësisë tha se Epstein vrau vetën dhe nuk kishte “listë të klientëve të përfshirë” apo të dhëna që thoshin se Epstein kishte shantazhuar njerëz të fuqishëm. Trump të enjten tha se ka udhëzuar prokuroren e Përgjithshme, Pam Bondi, që të kërkojë nga gjykata publikimin e dëshmive të dhëna para Jurisë së Madhe në rastin Epstein.

Një ditë më vonë, Qeveria amerikane kërkoi nga gjykata federale në Manhatan që të publikojë transkriptet e Jurisë së Madhe në rastin Epstein dhe ish-bashkëpunëtores së tij, Ghislaine Maxwell. Maxwell u shpall fajtore më 2021 lidhur me rolin e saj në abuzimin seksual të vajzave të mitura nga Epstein. Maxwell është në proces të apelimit të dënimit me 20 vjet burg në Gjykatën Supreme të SHBA-së./ REL

Previous Post

Merz-it i ‘soset durimi’: Qasja e Izraelit ndaj Gazës nuk është më e pranueshme

Next Post

Vjen Ronaldo dhe Al-Nassr… klubi gjerman tani do të stërvitet në fushën e shkollës!

Next Post
Vjen Ronaldo dhe Al-Nassr… klubi gjerman tani do të stërvitet në fushën e shkollës!

Vjen Ronaldo dhe Al-Nassr… klubi gjerman tani do të stërvitet në fushën e shkollës!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Lufta në Rusi: Ambasada e Kenias në Moskë reagon mbi praninë e më shumë se 200 kenianëve mes forcave ruse, duke ofruar 18 mijë dollarë për kostot e vizitave.

Lufta në Rusi: Ambasada e Kenias në Moskë reagon mbi praninë e më shumë se 200 kenianëve mes forcave ruse, duke ofruar 18 mijë dollarë për kostot e vizitave.

November 12, 2025
Sylvinho e pranon: Botërori me Shqipërinë është një mision. Shpresojmë të shmangim Italinë.

Sylvinho e pranon: Botërori me Shqipërinë është një mision. Shpresojmë të shmangim Italinë.

November 12, 2025
19:04

Tragjedia në Mesdhe/ Varka me emigrantë përmbyset, dhjetëra persona shpallen të zhdukur, organizata deklaron: I konsiderojmë të vdekur

42 individë kanë humbur jetën si pasojë e përmbysjes së varkës së tyre në Mesdhe.

19:04 Tragjedia në Mesdhe/ Varka me emigrantë përmbyset, dhjetëra persona shpallen të zhdukur, organizata deklaron: I konsiderojmë të vdekur 42 individë kanë humbur jetën si pasojë e përmbysjes së varkës së tyre në Mesdhe.

November 12, 2025
Wolves emëron uellsianin Edwards si trajner të ri, me detyrën e vështirë për të siguruar qëndrimin në Premier League pas 2 pikëve në 11 ndeshje.

Lajmi Fundit

Lufta në Rusi: Ambasada e Kenias në Moskë reagon mbi praninë e më shumë se 200 kenianëve mes forcave ruse, duke ofruar 18 mijë dollarë për kostot e vizitave.

by timoni.al
November 12, 2025
0

Ministria e Jashtme e Kenias njoftoi të martën se mbi 200 kenianë po luftojnë përkrah forcave ruse në Ukrainë, ndërsa...

Read moreDetails
Sylvinho e pranon: Botërori me Shqipërinë është një mision. Shpresojmë të shmangim Italinë.

Sylvinho e pranon: Botërori me Shqipërinë është një mision. Shpresojmë të shmangim Italinë.

November 12, 2025
19:04

Tragjedia në Mesdhe/ Varka me emigrantë përmbyset, dhjetëra persona shpallen të zhdukur, organizata deklaron: I konsiderojmë të vdekur

42 individë kanë humbur jetën si pasojë e përmbysjes së varkës së tyre në Mesdhe.

19:04 Tragjedia në Mesdhe/ Varka me emigrantë përmbyset, dhjetëra persona shpallen të zhdukur, organizata deklaron: I konsiderojmë të vdekur 42 individë kanë humbur jetën si pasojë e përmbysjes së varkës së tyre në Mesdhe.

November 12, 2025
Wolves emëron uellsianin Edwards si trajner të ri, me detyrën e vështirë për të siguruar qëndrimin në Premier League pas 2 pikëve në 11 ndeshje.

Wolves emëron uellsianin Edwards si trajner të ri, me detyrën e vështirë për të siguruar qëndrimin në Premier League pas 2 pikëve në 11 ndeshje.

November 12, 2025
Intervistë për të "mbyllur" Trumpin, si Wolff iu drejtua Epstein për ndihmë para zgjedhjeve të vitit 2016

Intervistë për të “mbyllur” Trumpin, si Wolff iu drejtua Epstein për ndihmë para zgjedhjeve të vitit 2016

November 12, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Lufta në Rusi: Ambasada e Kenias në Moskë reagon mbi praninë e më shumë se 200 kenianëve mes forcave ruse, duke ofruar 18 mijë dollarë për kostot e vizitave.

Lufta në Rusi: Ambasada e Kenias në Moskë reagon mbi praninë e më shumë se 200 kenianëve mes forcave ruse, duke ofruar 18 mijë dollarë për kostot e vizitave.

November 12, 2025
Sylvinho e pranon: Botërori me Shqipërinë është një mision. Shpresojmë të shmangim Italinë.

Sylvinho e pranon: Botërori me Shqipërinë është një mision. Shpresojmë të shmangim Italinë.

November 12, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al