Thursday, July 3, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Raporti: Temperaturat brenda Tiranës ndryshojnë me 6 gradë nga lagja në lagje, nga betoni

Editor by Editor
July 3, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
Raporti: Temperaturat brenda Tiranës ndryshojnë me 6 gradë nga lagja në lagje, nga betoni
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Temperaturat e larta dhe valët e të nxehtit që janë bërë më të gjata dhe intensive mund të përjetohen me diferenca të theksuara brenda të njëjtit qytet.

Kjo vë në pah rëndësinë që ka planifikimi urban në qytete duke u orientuar në elementë që krijojnë mikroklima.

Raporti i fundit i Bankës Botërore me titullin “Të pabanueshëm: Si qytetet në Europë dhe Azinë Qendrore mund të mbijetojnë dhe të lulëzojnë në një të ardhme më të nxehtë” sjell në vëmendje një fushatë që ndërmorën në vitin 2023 një ekip me 10 vullnetarë nga Universiteti i Nju Jorkut në Tiranë që nxori të dhëna interesante.

“Roli i mbulesës së tokës dhe formës urbane në përcaktimin e kushteve termike theksohet nga një fushatë matjesh e zhvilluar në Tiranë, Shqipëri, gjatë verës së vitit 2023. Një ekip prej 10 vullnetarësh të rekrutuar nga Universiteti i Nju Jorkut në Tiranë vendosën sensorë temperature në dritaret e makinave dhe ndoqën itinerare të planifikuara nëpër qytet. Dhjetëra mijëra matje temperature pranë tokës u morën gjatë tre lëvizjeve të veçanta me automjet (të kryera në orët 6–7 të mëngjesit, 3–4 pasdite dhe 7–8 të mbrëmjes).

Duke i lidhur matjet e nxehtësisë me karakteristikat e mbulesës së tokës përmes një modeli të të mësuarit makinerik, u krijua një hartë temperature me rezolucion të lartë për të gjithë qytetin. Ajo tregoi variacione të forta hapësinore në ekspozimin ndaj nxehtësisë në Tiranë në kohën e fushatës, me një diferencë prej 6.4°C midis lagjes më të nxehtë dhe asaj më të freskët.

Zonat me përqindje më të lartë të sipërfaqeve të ngurta, të papërshkueshme, si rrugët, parkingjet dhe ndërtesat, treguan temperatura më të larta, ndërsa zonat me më shumë pemë dhe bar ishin vazhdimisht më të freskëta. Zonat më të nxehta përkonin, të paktën pjesërisht, me komunitete me të ardhura më të ulëta: lagjet e përbëra nga shtëpi njëkatëshe ishin dukshëm më të freskëta, ndërsa zonat me ndërtesa mesatare dhe pak pemë ishin më të nxehta” thuhet në raportin e BB referuar këtij studimi.

Raporti ndalet në projektin e Pyllit Orbital që synonte mbjelljen e 2 milionë pemëve në një formën e një rrethi përreth kryeqytetit por që të dhënat e fundit të raportuara në dokument janë për deri në 300 mijë pemë të mbjella deri në 2019-n.

I njëjti nënvizon se rritja e temperaturave duhet të merret seriozisht pasi ndikimet janë bërë gjithmonë e më të mëdha në sektorë të ndryshëm përfshi këtu atë energjetik. Konkretisht raporti thotë se vendet duhet të forcojnë qëndrueshmërinë e sistemeve të energjisë ndaj nxehtësisë ekstreme.

“Ndërsa temperaturat e verës rriten në të gjithë Europën dhe Azinë Qendrore, sistemet e energjisë po përballen me një ngarkesë gjithnjë e më të madhe. Valët e nxehtësisë rrisin kërkesën për energji elektrike për kondicionerë, frigoriferë dhe pompimin e ujit ndërkohë që njëkohësisht ulin performancën e infrastrukturës energjetike.

Në vende si Turqia dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor, kulmi i kërkesës për energji elektrike që dikur ndodhte në dimër, tani po zhvendoset në verë. Kjo zhvendosje u ilustrua në mënyrë dramatike në qershor 2024, kur një valë e hershme e nxehtësisë shkaktoi ndërprerje të gjera të energjisë elektrike në Mal të Zi, Kroaci, Bosnjë dhe Shqipëri, të nxitura nga rritja e kërkesës dhe rënia e performancës së aseteve energjetike.

Nxehtësia ekstreme dëmton infrastrukturën e energjisë në disa mënyra. Temperaturat e larta të ajrit ulin efikasitetin dhe kapacitetin e linjave të transmetimit, të cilat mund të varen në mënyrë të rrezikshme ose të transportojnë më pak energji” nënvizon dokumenti./MONITOR

Previous Post

Zhvillohet seanca e fundit plenare, ja çfarë pritet të ndodhë ditën e sotme në Kuvend

Next Post

Presione dhe dhe lëvizje të qëllimshme, “One Albania” do të largojë 10% të punonjësve

Next Post
Presione dhe dhe lëvizje të qëllimshme, “One Albania” do të largojë 10% të punonjësve

Presione dhe dhe lëvizje të qëllimshme, “One Albania” do të largojë 10% të punonjësve

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Rama zbarkoi në bashkinë e Vlorës me kritika të shumta, kërkon shkarkime dhe dorëheqje! Detaje nga takimi

Rama zbarkoi në bashkinë e Vlorës me kritika të shumta, kërkon shkarkime dhe dorëheqje! Detaje nga takimi

July 3, 2025
Masat/ Furtunë në PS-në e Vlorës, Rama shkarkon kryetarin e degës. Ja kë komandoi në vend të tij

Masat/ Furtunë në PS-në e Vlorës, Rama shkarkon kryetarin e degës. Ja kë komandoi në vend të tij

July 3, 2025
“Të gjithë drejtorët jashtë”, Rama shkakton furtunë në Bashkinë e Vlorës: Jeni të shkarkuar!

“Të gjithë drejtorët jashtë”, Rama shkakton furtunë në Bashkinë e Vlorës: Jeni të shkarkuar!

July 3, 2025
SPAK godet organizatën kriminale që pastronte para në Verona, sekuestrohen pasuri me vlerë 4 mln euro

AKTUALITET

Rama zbarkoi në bashkinë e Vlorës me kritika të shumta, kërkon shkarkime dhe dorëheqje! Detaje nga takimi

by Editor
July 3, 2025
0

VLORË- Kryeministri Edi Rama mbërriti sot në Bashkinë e Vlorës, ku ka zhvilluar një mbledhje me dyer të mbyllura me stafin e...

Read moreDetails
Masat/ Furtunë në PS-në e Vlorës, Rama shkarkon kryetarin e degës. Ja kë komandoi në vend të tij

Masat/ Furtunë në PS-në e Vlorës, Rama shkarkon kryetarin e degës. Ja kë komandoi në vend të tij

July 3, 2025
“Të gjithë drejtorët jashtë”, Rama shkakton furtunë në Bashkinë e Vlorës: Jeni të shkarkuar!

“Të gjithë drejtorët jashtë”, Rama shkakton furtunë në Bashkinë e Vlorës: Jeni të shkarkuar!

July 3, 2025
SPAK godet organizatën kriminale që pastronte para në Verona, sekuestrohen pasuri me vlerë 4 mln euro

SPAK godet organizatën kriminale që pastronte para në Verona, sekuestrohen pasuri me vlerë 4 mln euro

July 3, 2025
Debat në Kuvend/ “Shihte ëndrra se ishte mamicë” Spiropali-Nokës: Jeni bërë për turp! Deputeti: Ky parlament ka noterizuar çdo gjëmë të qeverisë që është organizatë kriminale

Debat në Kuvend/ “Shihte ëndrra se ishte mamicë” Spiropali-Nokës: Jeni bërë për turp! Deputeti: Ky parlament ka noterizuar çdo gjëmë të qeverisë që është organizatë kriminale

July 3, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama zbarkoi në bashkinë e Vlorës me kritika të shumta, kërkon shkarkime dhe dorëheqje! Detaje nga takimi

Rama zbarkoi në bashkinë e Vlorës me kritika të shumta, kërkon shkarkime dhe dorëheqje! Detaje nga takimi

July 3, 2025
Masat/ Furtunë në PS-në e Vlorës, Rama shkarkon kryetarin e degës. Ja kë komandoi në vend të tij

Masat/ Furtunë në PS-në e Vlorës, Rama shkarkon kryetarin e degës. Ja kë komandoi në vend të tij

July 3, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al