Pashkët ortodokse u kremtuan në Fier me një ceremoni në kishën e Shën Gjergjit, ku morën pjesë qindra besimtarë. Ata u mbledhën brenda dhe jashtë kishës për të lutur për paqe, harmoni dhe begati në një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit të krishterë. Ceremonia filloi me meshën e ringjalljes së Krishtit, e cila përfshinte lutje dhe respektim të riteve të festës.
Pas meshës, besimtarët morën dritë nga Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Imzot Nikolla Hysi, i cili theksoi se ngjallja e Krishtit është një premtim për fitoren e së mirës mbi të keqen. Në mesnatë, fishekzjarret ndriçuan qiellin, dhe besimtarët, sipas traditës, morën qirinjtë e ndezur në kishë dhe u drejtuan për në shtëpitë e tyre.















