Sunday, April 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Qeveria e Kurtit jep “OK”, rritet paga minimale në Kosovë

Editor by Editor
April 13, 2022
in KRYESORE, Rajoni
0
Qeveria e Kurtit jep “OK”, rritet paga minimale në Kosovë
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas njëmbëdhjetë vjetësh, Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale.

Sipas këtij projektligji, paga minimale do të rritet në 264 euro bruto, apo 250 euro neto.

Nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 300 mijë punëtorë, ka thënë kryeministri i Kosovës Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë, të mbajtur më 13 prill.

Në mbledhje po ashtu është vendosur që paga deri në 250 euro të lirohet nga tatimi.

Rritje të pagës minimale vazhdimisht kanë kërkuar Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.

Kërkesa e tyre është rritur muajve të fundit, pas rritjes së vazhdueshme të inflacionit në Kosovë.

Inflacioni, në anën tjetër, në muajin mars ka arritur në 10 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Pas miratimit në Qeveri, projektligji për pagën minimale duhet të miratohet edhe në Kuvendin e Kosovës.

Sipas rregullores së Kuvendit, shqyrtimi i parë i një projektligji nuk mund të bëhet pa kaluar dy javë pune dhe as më vonë se katër javë pune, nga dita e shpërndarjes së tij.

Pas kësaj, ligji u kthehet në shqyrtim komisioneve të ndryshme, dhe amendamentet mund të parashtrohen në afat prej dy javësh.

Pastaj, komisioni funksional ia paraqet Kuvendit raportin me rekomandime për projektligjin brenda dy muajve nga shqyrtimi i parë, ose pesë ditë pune para shqyrtimit të dytë në mbledhje plenare.
Vlera e pagës minimale në Kosovë nuk ka ndryshuar nga viti 2011.

Shuma e pagës minimale në Kosovë është më e ulëta në Evropë, sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat.

Ajo është e ndarë në dy kategori: 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit mbi 35 vjeç.

REL

Previous Post

VIDEO/ Vrau bashkëjetuesen e djalit: Një grusht njerëzish shoqërojnë në varr Xhevair Hoxhën, policia rrethon zonën

Next Post

Vrasja e Taulant Beqirajt në Vlorë, dënohet me 21 vite burg Elton Hajnaj

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari, heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Vllaznia vazhdon, shkodranët mposhtin Teutën në “Loro Boriçi” dhe avancojnë drejt titullit kampion

Rrëfimi i Jean Todt: Schumacher e goditi me qëllim Villeneuve

Conte pas barazimit me Parmën: Duhej të ishim më të kujdesshëm me avantazhin e tyre

AKTUALITET

by timoni.al
April 12, 2026
0

Peter Magyar, lideri i koalicionit opozitar në Hungari, shfaq një siguri të rritur për rezultatin e zgjedhjeve. Ai ka publikuar...

Read moreDetails
Vllaznia vazhdon, shkodranët mposhtin Teutën në “Loro Boriçi” dhe avancojnë drejt titullit kampion

Vllaznia vazhdon, shkodranët mposhtin Teutën në “Loro Boriçi” dhe avancojnë drejt titullit kampion

April 12, 2026
Rrëfimi i Jean Todt: Schumacher e goditi me qëllim Villeneuve

Rrëfimi i Jean Todt: Schumacher e goditi me qëllim Villeneuve

April 12, 2026
Conte pas barazimit me Parmën: Duhej të ishim më të kujdesshëm me avantazhin e tyre

Conte pas barazimit me Parmën: Duhej të ishim më të kujdesshëm me avantazhin e tyre

April 12, 2026
Ngjarja tragjike në Vlorë: policia reagon pas vdekjes së 2-vjeçarit nga rënia nga ballkoni

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari, heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari, heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Vllaznia vazhdon, shkodranët mposhtin Teutën në “Loro Boriçi” dhe avancojnë drejt titullit kampion

Vllaznia vazhdon, shkodranët mposhtin Teutën në “Loro Boriçi” dhe avancojnë drejt titullit kampion

April 12, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al