TIRANË– Përgjimet e kryebashkiakut Erion Veliaj tashmë janë bërë publike në masën më të madhe të tyre. Por një bisedë, e veçuar nga Dosja tregon përfshirje më të gjerë sesa të thjeshtë mediave.
Në një bisedë mes Veliajt dhe të vëllait të tij, Arbërit, Veliaj kërkon një mendim nga ana e gazetarit Mero Baze dhe KM, (për të cilin kuptohet se është kryeministri Edi Rama), ku Veliaj thotë se ka një informacion që i janë kërkuar para.
Më konkretisht “Në orën 11:05 Erion Veliaj bisedon me Arbërin, ky i fundit i thotë se ka biseduar me shokun M dhe i ka thënë se kjo është lëvizje dëshpëruese dhe jo e mirë, pasi në fillim duhet bërë denoncimi, pastaj nga dëshmitarët, pastaj nga ti (Erioni). Erion Veliaj i thotë se duhet ta bisedojë me KM, jo me të tjerë, si dhe kërkon ti thotë që është gati tia provojë dhe të tregojë tre dëshmitarët që koka e tij vlen kaq. Këtë situatë kërkon ta bisedojë dhe me Fugën. Po kështu, i thotë që Ajola duhet ti shkruajë “atij” dhe ti thotë Erionit I kanë kërkuar kaq, ngaqë ska pranuar është aty.
Në orën 11:09, Erion Veliaj bisedon me Ajolën dhe i kërkon që të bisedojë me KM dhe ti thotë që Erioni ka këtë informacion. Ti thotë që për kokën e Eronit janë kërkuar 2 milionë euro, o paguaj ose do të marrim pagesën që ka bërë dikush tjetër. I thotë që ti shkruajë Edit, që për këtë gjë të dëgjojë Arbrin e vogël, ose Maznikun, ose Fugën ose Meron. Erion Veliaj i thotë se nuk ka çfarë të bëjë me këtë informacion pasi ai ishte takuar me Albana Dokushin, Isuf Berberin dhe Myslym Murrizin dhe i kanë thënë që koka jotë vlen dy milionë euro. I kërkon Ajolës që të merret seriozisht me këtë gjë. Erioni gjatë bisedës me Ajolën është përsëritës dhe sërish i thotë në këtë komunikim që ti shkruajë KM që ka një informacion të rëndësishëm për ti dhënë, pasi Erionit i kanë kërkuar dy milionë euro ose koka e tij do ikë për lesh.”
Më tej, pas 10 minutash, Veliaj flet me të vëllain, i cili i thotë se personi nga i cili kërkoi mendim, që më sipër ishte KM, i ka thënë jo për bisedën e parave që janë kërkuar për Veliajn, por pa dhënë shpjegim.
Këtu Veliaj lëshon një fjali interesante. Ai thotë “se bënë mirë që e pyetën pasi ai, e di sesa shkon pazari aty.”
Në orën 15:24, Erion Veliaj bisedon me Arbërin, ky i fundit i thotë se ai tha jo në mënyrë kategorike por nuk i kishte dhënë asnj arsyetim. Erioni i thotë se bënë mirë që e pyetën pasi ai, e di sesa shkon pazari aty.
Për këto biseda nuk ka transkripte të zbardhura në media. Artikulli ynë i referohet pasazheve të publikuara nga CNA, të cilat gjithashtu vijnë me komentin dhe perifrazimin e prokurorisë së Posaçme, SPAK.