Sunday, December 14, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pushteti i Ramës thyen rekord, për 40 ditë regjistroi 4 SKANDALE/ Nga arrestimi i Dakos te arratisja e Ahmetaj

Editor by Editor
July 21, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Pushteti i Ramës thyen rekord, për 40 ditë regjistroi 4 SKANDALE/ Nga arrestimi i Dakos te arratisja e Ahmetaj
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në mandatin e tretë qeverisës të kryeministrit Edi Rama duket se punët nuk po shkojnë dhe aq mirë.

Së paku në 40 ditët e fundit qeveria “Rama 3” është përfshirë nga skandale të njëpasnjëshme duke nxjerrë në pah figura dhe funksionarë të njohur me poste të rëndësishme.

Më poshtë 4 skandalet e pushtetarëve, të vegjël dhe të mëdhenj janë bërë kryefjalë e mediave vendase por dhe të huaja.

Duket se me rritjen e temperaturave në 40 ditët e fundit është rritur dhe intesiteti i skandaleve qeveritare nga videot erotike tek korrupsioni me vjedhje galopante, deri tek shpërdorimi i detyrës

Siparin e skandaleve e ka hapur ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, një histori jo e panjohur as për opinionin publik, as për politikën dhe as për drejtësinë.

6 qershor 2023, Arrestohet Vangjush Dako, ish-kryebashkiaku i Durrësit

Ish-kryebashkiaku i Durrësit u arrestua me urdhër të SPAK nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” për dy raste.

Rasti i parë i shpërdorimit të detyrës ka të bëjë me dhënien e një leje ndërtimi në 2011 për një pallat,  në lagjen nr 5,në qendër të Durrësit dhe që u dëmtua nga tërmeti i 2019. Pasi janë kryer verifikime SPAK dyshon se pallati kishte 4 kate pa leje dhe legalizimi i godinës është kryer në shkelje të ligjit. Leja është zbardhur dy vite me vonesë dhe legalizimi përfshiu dhe katet shtesë.

Rasti i dytë i shpërdorimit të detyrës ka të bëje me një kallëzim për tenderin e shëtitores që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit dëmi llogaritej në 18 milionë lekë. Tenderi bëhet fjalë se është realizuar në vitin 2014 – 2015, me vlerë 22 mln lekë.

Ish-kryebashkiaku i Durrësit vijon të jetë në burg, ndërkohë që masa e sigurisë, përfundimtare nuk është dhënë ende.

Por duket se një tjetër lajm i bujshëm do të shpërndahej me shpejtësi duke përfshirë një nga figurat më të njohura politike. Safet Gjici, kryebashkiaku me pasuri personale më të madhe por kryesonte një ndër bashkitë më të varfra të vendit.

6 qershor 2023, regjistimi i videoskandalit të Safet Gjicit dhe publikimi më 16 qershor 2023

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici  u bë viral në rrjetet sociale pasi u publikua një video e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë brenda zyrës së bashkisë. Pamjet u shpërndan masivisht, teksa SPAK nisi hetimet për të dhe vajzën në fjalë, e më pas ai u detyrua që të jepte dorëheqjen. Duket se pas pamjeve +18 bëhet fjalë marrja e një tenderi nga ana e vajzës, e prezantuar si Alma Kaçi. Aktualisht Gjici ndodhet pas hekurave dhe ende për të nuk është dhënë një vendim i formës së prerë.

Korriku me temperaturat e nxehta ka pasuar gjithashtu me të tjera skandale të cilat kanë sjellë edhe shkarkimin e ish- Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe dorëheqjen e deputetit socialist Rrahman Rraja.

6 korrik 2023, Anëtarë të fisit Rraja dhunojnë barbarisht 2 kushërinj të fisit Maja, shkak bëhet një gurore në Borizanë

Fisi Rraja të pajisur me shkopinj gome dhe armë zjarri kanë dhunuar Bilal Majën dhe Jashar Majën.

Organet e rendit thanë se shkak për konfliktin midis shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Por kushërinjt Bilbil e Jashar Maja, pretendojnë se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, krijojnë shqetësime në banesat e tyre. Policia bëri të ditur se Komisariati i Krujës ka shoqëruar shtetasit Xhelal Rraja dhe Përparim Rraja dhe po punon për shoqërimin e dy personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Video e regjistruar nga vetë dhunuesit shpejt bëri xhiron e rrjetit derisa solli largimin e Bledi Çuçit nga Ministria e Brendshhme dhe dorëheqjen e Rrahman Rrajës si deputet socialist në Kuvendin e Shqipërisë.

14 korrik 2023 Kuvendi i Shqipërisë aprovon kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj

Hetimi për funksionarin e lartë të qeverisë shqiptare Arben Ahmetaj ka nisur në 19 shtator të vitit 2022 dhe aprovimi në Kuvend për kërkesën për arrestim është aporovuar në 14 korrik 2023.

Ahmetaj akuzohet si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, teksa SPAK shprehet se ka një dosje voluminoze hetimore për këtë ngjarje.

Ndërkohë që është aprovuar arrestimi i ish-ministrit, aktualisht Ahmetaj ka lënë vendin dhe ndodhet në Britaninë e Madhe teksa të kufizuara kanë qenë reagimet e tij.

Në udhëkryqet e kërkimit për drejtësi dhe progres, mes skandaleve të mëdha tashmë është koha për hapa kontretë.

Dhënia e vendimit për Vangjush Dakon, por sidomos hetimi për Arben Ahmetaj është padyshim një provë e fortë për të dëshmuar kësaj here punën e paanshme të SPAK për vendosjen e ligjit sipas meritokracisë dhe ndezjen e shpresës tek shqiptarët.

Previous Post

FOTO/ Aksidenti i rëndë në Himarë, ky është 40-vjeçari që mbeti i vdekur

Next Post

“Benzi” po bie nga “froni”! Kush është makina që po pëlqejnë tani shqiptarët?

Next Post
“Benzi” po bie nga “froni”! Kush është makina që po pëlqejnë tani shqiptarët?

“Benzi” po bie nga “froni”! Kush është makina që po pëlqejnë tani shqiptarët?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Fermerët grekë protestojnë sërish, bllokada e rrugës Kakavijë–Janinë vazhdon të qëndrojë.

Fermerët grekë protestojnë sërish, bllokada e rrugës Kakavijë–Janinë vazhdon të qëndrojë.

December 14, 2025
Tragjedia në Libofshë: Një burrë humb jetën gjatë punës me traktorin në arë

Tragjedia në Libofshë: Një burrë humb jetën gjatë punës me traktorin në arë

December 14, 2025
“E kaluara ime nuk ekziston më...”, aktori Bes Kallaku flet hapur për divorcin dhe zhgënjimet në jetën e tij.

“E kaluara ime nuk ekziston më…”, aktori Bes Kallaku flet hapur për divorcin dhe zhgënjimet në jetën e tij.

December 14, 2025
VIDEO/ Dy humbje jetësh dhe shumë të plagosur, episodet e tmerrit në Universitetin Brown, Policia evakuon studentët që ishin strehuar në bibliotekë

AKTUALITET

Fermerët grekë protestojnë sërish, bllokada e rrugës Kakavijë–Janinë vazhdon të qëndrojë.

by timoni.al
December 14, 2025
0

Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar se aksesi rrugor Kakavijë–Janinë, veçanërisht në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar...

Read moreDetails
Tragjedia në Libofshë: Një burrë humb jetën gjatë punës me traktorin në arë

Tragjedia në Libofshë: Një burrë humb jetën gjatë punës me traktorin në arë

December 14, 2025
“E kaluara ime nuk ekziston më...”, aktori Bes Kallaku flet hapur për divorcin dhe zhgënjimet në jetën e tij.

“E kaluara ime nuk ekziston më…”, aktori Bes Kallaku flet hapur për divorcin dhe zhgënjimet në jetën e tij.

December 14, 2025
VIDEO/ Dy humbje jetësh dhe shumë të plagosur, episodet e tmerrit në Universitetin Brown, Policia evakuon studentët që ishin strehuar në bibliotekë

VIDEO/ Dy humbje jetësh dhe shumë të plagosur, episodet e tmerrit në Universitetin Brown, Policia evakuon studentët që ishin strehuar në bibliotekë

December 14, 2025
Të shtëna mortale në një universitet amerikan, dy të vdekur dhe tetë të plagosur; autori në arrati.

Të shtëna mortale në një universitet amerikan, dy të vdekur dhe tetë të plagosur; autori në arrati.

December 14, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Fermerët grekë protestojnë sërish, bllokada e rrugës Kakavijë–Janinë vazhdon të qëndrojë.

Fermerët grekë protestojnë sërish, bllokada e rrugës Kakavijë–Janinë vazhdon të qëndrojë.

December 14, 2025
Tragjedia në Libofshë: Një burrë humb jetën gjatë punës me traktorin në arë

Tragjedia në Libofshë: Një burrë humb jetën gjatë punës me traktorin në arë

December 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al