Saturday, September 27, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Punishtja artizanale në Elbasan, REL: Dikur pronë e një grupi kriminal, sot sipërmarrje që fuqizon gratë

Editor by Editor
March 8, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
Punishtja artizanale në Elbasan, REL: Dikur pronë e një grupi kriminal, sot sipërmarrje që fuqizon gratë
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

ELBASAN- Një ndërmarrje sociale që trajnon dhe punëson gra dhe vajza, dikur ishte pronë e një grupi kriminal. Prej më shumë se katër vjetësh e shndërruar në punishte në qytetin e Elbasanit në Shqipërinë e mesme, gra dhe vajza që vijnë nga komunitete të pafavorizuara, kanë arritur të mësojnë aty zanate të ndryshme, por edhe të punësohen dhe të sigurojnë të ardhura për familjet e tyre. Sajmir Bakalli, i cili drejton Fondacionin joqeveritar “Joscelyn” në Elbasan, tregon se me mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe të Qeverisë italiane, prona u transformua në punishte artizanale.

“Ka qenë një bar, lokal dhe pas konfiskimit ishte i degraduar. Kemi punuar shumë – fillimisht për ta pastruar dhe më pas për ta përshtatur në një ambient për sipërmarrjen sociale”, thotë ai.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Bakalli tregon se në këtë punishte, fillimisht, më shumë se 30 vajza dhe gra kanë mësuar endjen e qilimave dhe janë punësuar. Sipas tij, shumica e tyre kanë nisur një jetesë të pavarur dhe janë integruar shumë mirë në tregun e punës.

“Gjithashtu është mundësuar edhe ruajtja e trashëgimisë kulturore”, thekson Bakalli.

Punimet kryesore në këtë ndërmarrje sociale, të certifikuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale e Shqipërisë, janë qilimat prej leshi, çantat, çentrot e punime të tjera me dorë.

“Risi është edhe riciklimi i rrobave të vjetra, duke i kthyer ato në qilima apo rrugica lecke. Kështu, së pari ruajmë dhe mbrojmë mjedisin, i riciklojmë rrobat dhe nga rrobat tona bëjmë një qilim apo rrugicë”, thotë Bakalli.

Ai tregon se këta qilima apo rrugica të veçanta porositen kryesisht nga familjarë, por edhe nga bujtinat në Elbasan dhe fshatrat përreth. Të gjitha produktet marketohen online nën logon “Tradita ime artizanale”, e gjithashtu në një dyqan fizik në qytetin e Elbasanit.

Në etiketën që i shoqëron ka një thënie: “Ruaj traditën, mbështet një grua në nevojë dhe fuqizo një fëmijë”, sepse përmes shitjes së tyre, këto gra ndihmohen të sigurojnë të ardhura për fëmijët dhe familjet e tyre.

Dorina Shabani, 27 vjeçe, nënë e një vajze, tregon se prej një viti është e punësuar në këtë sipërmarrje sociale. Ajo thotë se para një viti ka qenë e papunë dhe se familja e saj trajtohej me ndihmë ekonomike. Në Shqipëri, pagesat mujore për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike variojnë nga 8.500 lekë deri në 12.000 lekë (85-120 euro).

“Nuk dija të endja qilima, por fillimisht jam trajnuar së bashku me gra të tjera dhe më pas jam punësuar. Arrij të siguroj të ardhura për familjen time dhe jam e kënaqur me këtë ndryshim në jetën time”, thotë Dorina. Ajo tregon se produkti i parë që ka shitur, ka qenë një qilim i bërë nga riciklimi i rrobave.

“I presim rrobat e ndryshme në rripa të hollë dhe më pas procesi vijon në tezgjah, ku e thurim qilimin. Në fillim isha pak mosbesuese se si disa rroba që mund të përfundonin në kosh të mbeturinave, do të shndërroheshin në një produkt që do të shitej. Kush do të blinte diçka të tillë, thosha me vete. Pastaj, e pashë me sytë e mi se sa punime të bukura dilnin dhe më befasoi fakti që kishte interes për blerjen e tyre”, thotë 27-vjeçarja.

Ajo thotë se kjo mundësi që i është dhënë, përveçse e ka ndihmuar nga ana financiare për të rritur vajzën e saj, e ka njohur me shumë gra e vajza të tjera, si dhe e ka bërë të ndihet më e përfshirë dhe e pranuar në shoqëri.

“Tradita ime artizanale” është kthyer në një sipërmarrje, ku jo vetëm qytetarë dhe biznese në Elbasan, por edhe nga pjesë të tjera të Shqipërisë bëjnë porosi për punime të ndryshme.

Bakalli thotë se porositë më së shumti vijnë nga emigrantët, të cilët kanë më shumë mundësi ekonomike për t’i blerë këto produkte. Ai tregon se emigrantët porosisin qilima, që i duan ashtu siç i kanë pasur në fëmijëri, sepse me ta janë rritur. Ngjyra, dizajni dhe përmasat zgjidhen sipas porosisë së tyre.

“Një qilim shkon nga 100-300 euro në varësi të dimensioneve dhe motiveve të tij. Kemi klientë nga shtete të ndryshme, madje edhe nga Alaska e largët, që kanë porositur dhe më pas kanë referuar edhe klientë të tjerë”, tregon Bakalli.

Ai shton se prej këtyre porosive varet edhe punësimi apo vazhdimësia e punës për gratë dhe vajzat që vijnë nga familje në nevojë, apo nga situata të tjera më të vështira. Kush i viziton ambientet e ndërmarrjes sociale, mund të provojë gjithashtu kënaqësinë që ofron endja e qilimave në mënyrë artizanale. Vajzat dhe gratë e punësuara i ndihmojnë vizitorët për të bërë disa punime të thjeshta./ REL

Previous Post

Marrëveshja për masat eksploruese/ “Tymi i bardhë” për formimin e qeverisë në Gjermani

Next Post

Prej katër javësh në spital, Papa Françesku në gjendje të qëndrueshme

Next Post
Prej katër javësh në spital, Papa Françesku në gjendje të qëndrueshme

Prej katër javësh në spital, Papa Françesku në gjendje të qëndrueshme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Pse Netanyahu kishte një kod QR në jakën e xhaketës kur foli në OKB?

Pse Netanyahu kishte një kod QR në jakën e xhaketës kur foli në OKB?

September 26, 2025
“Për Shqiptarët”/ Roani i vogël niset për në spitalin italian, realizon dy operacione për tumorin në kokë.

“Për Shqiptarët”/ Roani i vogël niset për në spitalin italian, realizon dy operacione për tumorin në kokë.

September 26, 2025
Vdekja e dhimbshme e vëllait të ri të Gjestit, detaje të reja rreth aksidentit të rëndë, shoku i tij në gjendje të rëndë.

Vdekja e dhimbshme e vëllait të ri të Gjestit, detaje të reja rreth aksidentit të rëndë, shoku i tij në gjendje të rëndë.

September 26, 2025
Zyrtare: “France Football” publikon renditjen e plotë, Dembele në krye, Yamal i dyti me diferencë të madhe.

Zyrtare: “France Football” publikon renditjen e plotë, Dembele në krye, Yamal i dyti me diferencë të madhe.

September 26, 2025
Pse Netanyahu kishte një kod QR në jakën e xhaketës kur foli në OKB?
LAJME

Pse Netanyahu kishte një kod QR në jakën e xhaketës kur foli në OKB?

by timoni.al
September 26, 2025
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shkaktuar një valë reagimesh gjatë paraqitjes së tij në Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të...

Read moreDetails
“Për Shqiptarët”/ Roani i vogël niset për në spitalin italian, realizon dy operacione për tumorin në kokë.

“Për Shqiptarët”/ Roani i vogël niset për në spitalin italian, realizon dy operacione për tumorin në kokë.

September 26, 2025
Vdekja e dhimbshme e vëllait të ri të Gjestit, detaje të reja rreth aksidentit të rëndë, shoku i tij në gjendje të rëndë.

Vdekja e dhimbshme e vëllait të ri të Gjestit, detaje të reja rreth aksidentit të rëndë, shoku i tij në gjendje të rëndë.

September 26, 2025
Zyrtare: “France Football” publikon renditjen e plotë, Dembele në krye, Yamal i dyti me diferencë të madhe.

Zyrtare: “France Football” publikon renditjen e plotë, Dembele në krye, Yamal i dyti me diferencë të madhe.

September 26, 2025
Ronaldo i jep mësim Benzemas, skuadra e portugezit merr një tjetër fitore dhe udhëheq kampionatin me pikë maksimale.

Ronaldo i jep mësim Benzemas, skuadra e portugezit merr një tjetër fitore dhe udhëheq kampionatin me pikë maksimale.

September 26, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pse Netanyahu kishte një kod QR në jakën e xhaketës kur foli në OKB?

Pse Netanyahu kishte një kod QR në jakën e xhaketës kur foli në OKB?

September 26, 2025
“Për Shqiptarët”/ Roani i vogël niset për në spitalin italian, realizon dy operacione për tumorin në kokë.

“Për Shqiptarët”/ Roani i vogël niset për në spitalin italian, realizon dy operacione për tumorin në kokë.

September 26, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al