Friday, June 6, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Punëtori i lopatës merr leje për park fotovoltaik 82 mln euro në Fier/ A fshihet oligarku Pllumb Salillari pas Albania Solar Power dhe emrit Engjëll Agalliu ?

Editor by Editor
June 5, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Punëtori i lopatës   merr leje për park fotovoltaik 82 mln euro në Fier/ A fshihet oligarku Pllumb Salillari pas Albania Solar Power dhe emrit Engjëll Agalliu ?
0
SHARES
44
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Engjëll Agalliu është një emër i panjohur për publikun dhe biznesin shqiptar, por ai ka marrë në dorëzim një nga projektet më të mëdha të energjisë diellore të dhëna ndonjëherë nga qeveria shqiptare me kompaninë Albania Solar Power .

Një vit më parë ai themeloi një kompani me vetëm 100 mijë lekë kapital fillestar.

Sot, ai është përfituesi zyrtar i një leje për ndërtimin e një centrali diellor me kapacitet 82 megavat në Fier, një investim që kërkon minimalisht 80 milionë euro.

Vendimi u mor dje javë nga Këshilli i Ministrave, i cili miratoi ndërtimin dhe operimin për 49 vjet të një centrali fotovoltaik në fshatin Boçove të Fierit, në emër të kompanisë Albania Solar Power.

Aksioneri i vetëm i kësaj kompanie, sipas ekstraktit të QKB-së, është vetë Engjëll Agalliu, një 40-vjeçar i lindur në Terpan të Beratit, pa asnjë histori të mëparshme biznesi apo kapitali të dukshëm.

Sipas të dhënave zyrtare, kompania Albania Solar Power është themeluar në shkurt të vitit 2024 me një kapital fillestar prej vetëm 100 mijë lekësh.

Deri në momentin e aplikimit për këtë projekt gjigand energjetik, nuk ka asnjë aktivitet tjetër të deklaruar, as asete të regjistruara, as bilance financiare të publikuara.

Kjo ngre pikëpyetjen thelbësore: Si mund të marrë një kompani e këtij profili një leje për një investim prej dhjetëra milionë eurosh?

Në një vend ku energjia po kthehet në monedhë të artë për klientët e qeverisë dhe hijet e korrupsionit zgjerohen përtej hidrocentraleve, historia e Engjëll Agalliut shfaqet si një rast simbolik i gjithçkaje që nuk funksionon në sistemin tonë të prokurimit dhe lejeve publike.

Engjëll Agalliu, një emër tërësisht i panjohur për publikun, median dhe biznesin shqiptar, është përfituesi i një prej projekteve më të mëdha të energjisë diellore të dhëna ndonjëherë në Shqipëri: ndërtimi i një centrali fotovoltaik me kapacitet 82 megavat në fshatin Boçovë të Fierit, përmes kompanisë Albania Solar Power.

Këshilli i Ministrave e miratoi projektin me një vendim të posaçëm, duke i dhënë kompanisë së sapolindur të drejtën për ndërtim dhe operim për 49 vjet. Por kush është Agalliu?

Kapitali fillestar: 100 mijë lekë. Investimi: mbi 80 milionë euro.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), kompania Albania Solar Power është themeluar në shkurt 2024, me një kapital qesharak prej vetëm 100 mijë lekësh. Ajo nuk ka asnjë aktivitet të regjistruar më parë, as bilance financiare, as asete, as staf, e as histori teknike.

Sot, e njëjta kompani është përfituesja zyrtare e një projekti me vlerë të vlerësuar rreth 80 milionë euro. Çfarë garancie ekonomike apo teknike përfaqëson një subjekt i tillë?

Kush garanton se ky projekt do të ndërtohet realisht dhe nuk është vetëm një skemë e radhës për të blerë kohë, marrë fonde apo bërë transaksione në prapaskenë?

Nga Terpani i Beratit në Boçovë të Fierit: Tokë, energji dhe mistere

Ende nuk dihet se si ka përfunduar në duart e Agalliut toka në Boçovë të Fierit ku do të ndërtohet centrali. Në praktikat e mëparshme, tokat janë dhënë me qira nga bashkitë nëpërmjet garash publike. Por në këtë rast, mungon çdo informacion rreth procedurës, dokumentacionit apo transparencës. E vetmja gjë që dihet është rezultati: Engjëll Agalliu ka lejen.

A është ky një rast tipik i asaj që njihet në zhargon si “prestanom”? Një emër që shfaqet në letra, por prapa të cilit qëndrojnë figura më të mëdha dhe më të fuqishme nga biznesmenë me ndikim deri te zyrtarë të lartë shtetërorë?

Pista Salillari një emër që ringjall dyshimet

Një detaj i pazakontë e lidh Agalliun me një nga figurat më të fuqishme të botës së ndërtimit dhe tenderave në Shqipëri: Pëllumb Salillari. Sipas burimeve lokale në Berat, Agalliu ka punuar më parë në një ndërmarrje betoni në pronësi të Salillarit – një njeri që ka përfituar me qindra milionë euro nga fondet publike përmes rrugëve, shkollave dhe projekteve infrastrukturore të qeverisë Rama.

A është Agalliu një njeri i dërguar për të siguruar lejen në emër të dikujt tjetër? A po përdoren individë anonimë për të futur në treg një leje që më pas do të shitet ose transferohet nën tavolinë?

Nga HEC-et fantazmë te fotovoltaikët pa pronart

Precedenti është i njohur. Shqipëria ka dhënë me dhjetëra leje për hidrocentrale që nuk janë ndërtuar kurrë, ndërsa tokat janë përdorur për garanci bankare ose për transaksione aaaaaaa. Sot, e njëjta logjikë po zbatohet në sektorin fotovoltaik: një investim i madh, një emër anonim, një kompani pa asnjë historik dhe një shtet që hesht.

Rasti i Engjëll Agalliut nuk është thjesht një përjashtim. Ai është simptomë e një modeli të rrezikshëm, ku lejet energjetike jepen pa kontroll, pa kriter dhe jashtë çdo standardi të shëndoshë të zhvillimit ekonomik.

Në mungesë të transparencës dhe pa hetime nga SPAK apo institucionet e tjera, ky rast mbetet një kambanë alarmi për kapjen e sektorit energjetik nga interesa të errëta.

Sipas ekspertëve të sektorit energjetik, ndërtimi i një centrali fotovoltaik me fuqi të tillë kërkon të paktën 80 milionë euro investim, një vlerë e papërballueshme për një subjekt pa histori financiare dhe me një pronar pa pasuri të deklaruara, shkruan Kapitali.al

Mbetet e paqartë se si kompania e re ka siguruar tokën në Boçovë të Fierit, ku do të ngrihet parku diellor. Në rastet e mëparshme, praktika më e zakonshme ka qenë marrja me qira e tokës shtetërore nga bashkitë, një proces që kërkon transparencë dhe konkurrencë.

Por nuk ka asnjë informacion publik nëse është zhvilluar ndonjë procedurë e tillë. Kjo çon në një tjetër dilemë: A është Engjëll Agalliu një prestanome?

Nëse po, atëherë pas këtij projekti mund të fshihen individë apo grupe me interes ekonomik apo politik nga biznesmenë me ndikim, deri te zyrtarë shtetërorë apo edhe sekserë që kanë kthyer tregun e energjisë në një skemë të ngjashme me atë të lejeve të hidrocentraleve një dekadë më parë.

Një detaj tjetër që e thellon misterin është e kaluara e Agalliut si punonjës në një ndërmarrje betoni që, sipas burimeve lokale, ka qenënë pronësi të biznesmenit të njohur Pëllumb Salillari.

Ky i fundit është ndër përfituesit më të mëdhenj të fondeve publike dhe lejeve në infrastrukturë gjatë viteve të fundit.

A është Salillari pas këtij projekti energjetik? Apo po shohim nisjen e një skeme të re, ku individë anonimë përdoren për të siguruar leje, të cilat më pas shiten ose përdoren nga aktorë më të mëdhenj?

Në mungesë të transparencës dhe hetimeve institucionale, këto pyetje mbeten pa përgjigje. Por rasti i Albania Solar Power është një paralajmërim i qartë se sektori i energjisë mund të bëhet fushë e re për pazare të mbyllura dhe skema të dyshimta.

Në një vend ku janë dhënë me dhjetëra leje për HEC-e pa ndërtuar asnjë dhe ku paratë publike kanë përfunduar në projekte fantazmë, rasti i Engjëll Agalliut është shumë më tepër sesa një histori personale.

Ai është simptomë e një sëmundjeje më të thellë: mungesës së kontrollit, përgjegjësisë dhe transparencës në menaxhimin e pasurive energjetike të vendit

Previous Post

SPAK në kërkim të drogës së trafikuar nga “Jul Çezari” Dritan Rexhepi, hap kodet “Sky” dhe regjistron 2 dosje penale

Next Post

“Sulmi në Kolorado nxorri në pah rreziqet që i kanosen vendit”/ Trump nënshkruan vendimin, qytetarëve nga 12 shtete u ndalohet hyrja në SHBA

Next Post
“Sulmi në Kolorado nxorri në pah rreziqet që i kanosen vendit”/ Trump nënshkruan vendimin, qytetarëve nga 12 shtete u ndalohet hyrja në SHBA

"Sulmi në Kolorado nxorri në pah rreziqet që i kanosen vendit"/ Trump nënshkruan vendimin, qytetarëve nga 12 shtete u ndalohet hyrja në SHBA

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Interpol operacioni kundër abuzimit seksual me fëmijë, arrestohen 20 persona

Interpol operacioni kundër abuzimit seksual me fëmijë, arrestohen 20 persona

June 6, 2025
Banorëve të Notting Hill u vjen në majë të hundës me turistët, lyjnë fasadat e banesave të tyre me të zezë: Ngjyrat janë tërheqëse për të bërë foto për rrjetet sociale!

Banorëve të Notting Hill u vjen në majë të hundës me turistët, lyjnë fasadat e banesave të tyre me të zezë: Ngjyrat janë tërheqëse për të bërë foto për rrjetet sociale!

June 6, 2025
Pas përplasjeve me Trump/ Steve Bannon: Musk duhet të deportohet menjëherë nga SHBA

Pas përplasjeve me Trump/ Steve Bannon: Musk duhet të deportohet menjëherë nga SHBA

June 6, 2025
As Trump e Musk, ja cilët janë 7 VIP-at që humbasin më shumë nga divorci mes Presidentit dhe miliarderit

As Trump e Musk, ja cilët janë 7 VIP-at që humbasin më shumë nga divorci mes Presidentit dhe miliarderit

June 6, 2025
Interpol operacioni kundër abuzimit seksual me fëmijë, arrestohen 20 persona
AKTUALITET

Interpol operacioni kundër abuzimit seksual me fëmijë, arrestohen 20 persona

by Editor
June 6, 2025
0

EVROPË- Organizata ndërkombëtare policore (Interpol) ka thënë se 20 persona janë arrestuar në Evropë dhe kontinentin amerikan, pas një operacioni të...

Read moreDetails
Banorëve të Notting Hill u vjen në majë të hundës me turistët, lyjnë fasadat e banesave të tyre me të zezë: Ngjyrat janë tërheqëse për të bërë foto për rrjetet sociale!

Banorëve të Notting Hill u vjen në majë të hundës me turistët, lyjnë fasadat e banesave të tyre me të zezë: Ngjyrat janë tërheqëse për të bërë foto për rrjetet sociale!

June 6, 2025
Pas përplasjeve me Trump/ Steve Bannon: Musk duhet të deportohet menjëherë nga SHBA

Pas përplasjeve me Trump/ Steve Bannon: Musk duhet të deportohet menjëherë nga SHBA

June 6, 2025
As Trump e Musk, ja cilët janë 7 VIP-at që humbasin më shumë nga divorci mes Presidentit dhe miliarderit

As Trump e Musk, ja cilët janë 7 VIP-at që humbasin më shumë nga divorci mes Presidentit dhe miliarderit

June 6, 2025
Plagosja e të miturit në Ali Dem, flet babai i 15-vjeçarit: Në piceri punonte prej 1 muaji, nuk ka patur konflikte! Pumbi është pistolete, jo stilolapsi

Plagosja e të miturit në Ali Dem, flet babai i 15-vjeçarit: Në piceri punonte prej 1 muaji, nuk ka patur konflikte! Pumbi është pistolete, jo stilolapsi

June 6, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Interpol operacioni kundër abuzimit seksual me fëmijë, arrestohen 20 persona

Interpol operacioni kundër abuzimit seksual me fëmijë, arrestohen 20 persona

June 6, 2025
Banorëve të Notting Hill u vjen në majë të hundës me turistët, lyjnë fasadat e banesave të tyre me të zezë: Ngjyrat janë tërheqëse për të bërë foto për rrjetet sociale!

Banorëve të Notting Hill u vjen në majë të hundës me turistët, lyjnë fasadat e banesave të tyre me të zezë: Ngjyrat janë tërheqëse për të bërë foto për rrjetet sociale!

June 6, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al