Shtyrja e bërë nga Pedro Neto mbi mbledhësin e topave gjatë ndeshjes së 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve mes Paris Saint Germainit dhe Chelsea, ka ngritur shqetësime për marrëdhëniet e tij me UEFA-n. Organizatën europiane e futbollit ka hapur një hetim disiplinor për sjellje antisportive, bazuar në nenin 15 të rregulloreve të saj. Një vendim përfundimtar do të merret në një të ardhme të afërt.
Pritet që sanksioni ndaj Neto të rezultojë në skualifikimin e tij për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në Stamford Bridge javën e ardhshme. Incidenti ndodhi kur Neto, duke tentuar të rikuperonte shpejt topin për të rinisur lojën, e shtyu mbledhësin që rrëshqiti në tokë. Pas ndeshjes, ai i kërkoi ndjesë të rinjt dhe i dhuroi fanelën e tij, duke shprehur keqardhje për veprimin e tij.
Neto e komentoi situatën duke thënë: “Po humbisnim, doja të merrja topin shumë shpejt dhe nga emocioni e shtyva pak. Ishte një moment tensioni dhe kërkoj ndjesë. I dhurova fanelën time. Më vjen vërtet shumë keq dhe ndjej detyrimin për tu kërkuar ndjesë”.
Ky incident ka nxitur diskutime mbi sjelljen e lojtarëve në situatat e tensionuara dhe efektin që ato mund të kenë në karrierën e tyre. Mbetet për t’u parë se si do të reagojë UEFA ndaj këtij rasti dhe çfarë pasoja do të ketë për Neto dhe Chelsea në garat e ardhshme.















