Sunday, May 18, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Provat në shesh! 6 shkeljet në koncesionin e laboratorëve dhe hezitimi i SPAK-ut

Editor by Editor
September 12, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Provat në shesh! 6 shkeljet në koncesionin e laboratorëve dhe hezitimi i SPAK-ut
0
SHARES
30
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vjeshta pritet që të jetë e nxehtë. SPAK ka në dorë disa dosje të forta. Foksi dhe pritshmëritë prej vitesh janë tek shëndetësia. Batërdia që është bërë me tenderat dhe faktin që deri tani “kokat” kanë shpëtuar.

E ndërsa qytetarët prisnin “peshkun” e madh në rrjetë për dosjen e sterilizimit, SPAK çoi disa “cironka”. Megjithatë gjyqtari kërkoi hetimin e Ilir Beqjat, rolin në këtë koncesion dhe pasurinë.

Një tjetër koncesion ku pritet që SPAK të futet me “kokë” është ai i laboratorëve në 18 spitale të vendit. Denoncimet për këtë koncesion kanë qenë të shumta. Prej vitesh SPAK-ut nuk i kanë munguar indiciet me shkeljet që janë kryer.

Dosja me të gjitha shkeljet është dorëzuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në SPAK në fillim të vitit 2022. KLSH denoncoi në SPAK listën me të gjithë personat që firmosën koncesionin për kompanitë e biznesmenit Janis Karathanos.

“5Pyetjet.al” për t’i “freskuar” memorien SPAK-ut po sjell më poshtë disa nga shkeljet që gjeti jo vetëm KLSH, por edhe Instituti Shqiptar i Shkencës, që ka monitoruar koncesionet që ka dhënë qeveria. Më së paku ky institucion gjeti gjashtë shkelje, të cilat po i publikojmë më poshtë.

KONKLUZIONET
Në përfundim të hulumtimit përmes këtij rasti studimor, konstatohet se:

1) Autoriteti Kontraktues – Ministria e Shëndetësisë nuk ka ezauruar një nga kushtet thelbësore të parashikuara në Ligjin dhe Rregullat për dhënien e koncesioneve/PPP dhe konkretisht: Detyrimin ligjor të krahasimit të Modelit PPP me prokurimin publik, nga ku lerverdishmëria e projektit PPP në raport me prokurimin Publik do të lejonte zhvillimin e këtij Projekti;

2) Autoriteti kontraktues nuk ka publikuar asnjë referencë të analizës financiare të mbështetur në elementë teknikë, sasiorë apo statistikorë të shërbimit laboratorik ku është mbështetur për të llogaritur vlerën e Projektit në shumën 13,005,966,000 lekë pa TVSH;

3) Implementimi i Projektit të Laboratorëve për pothuajse gjithë Territorin e Republikës së Shqipërisë, bart rrisk të shtuar për palën Publike, pasi në një situatë dështimi të projektit mund të çojë në kolaps shëndetësor sistemin Publik të laboratorëve, çka do të ishte katastrofë shëndetësore;

4) Angazhimi i Autoritetit Kontraktor lidhur me reduktimin e impaktit social të këtij projekti ka dështuar.

5) Përzgjedhja e Fituesit të Projektit është kryer në kundërshtim me kuadrin ligjor të koncesioneve/ppp, në kundërshtim me kriteret e publikuara nga Autoriteti Kontraktues, si dhe pa marrë në konsideratë Opinionin e ekspertit ndërkombëtar IFC;

6) Kontrata nuk parashikon një nga sigurimet kryesore të projekteve të kësaj natyre, siç është “Sigurimin i Përgjegjësisë Profesionale”.

Por çfarë është pika e pestë, që ministria e Shëndetësisë nuk e mori parasysh?

Banka Botërore ka qenë kundër këtij koncesioni. Ajo ka sugjeruar që të mos i jepet biznesmenit Janis Karathanos, kompanive Labopharma në Tiranë dhe AB Laboratory Solution BV në Holandë, të cilën e kontrollon përmes kompanisë Pegasus në Tiranë.

Kjo me dyshimin se kompanitë e këtij biznesmeni po hetohen në Spanjë për aktivitet kriminal. Por ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu dhe zyrtarët e injoruan Bankën Botërore duke dhënë koncesionin, që tani është në duart e SPAK-ut, por që ende nuk po vepron.

Në SPAK janë kallëzuar Raimond Cimbi, Silva Novi, Leonora Horanlliu, Ariola Krymi, Anjeza Alliu dhe Armila Ali. 110 milionë euro është vlera e koncesionit.

Previous Post

VIDEO/ Fundi i botës! Mbi 2 000 të vdekur, këto janë shkatërrimet e përmbytjeve në Libi

Next Post

Versioni i fundit/ Gjashtë të vrarët brenda në makinë janë “ushtarët” e mafiozit famëkeq

Next Post
Versioni i fundit/ Gjashtë të vrarët brenda në makinë janë “ushtarët” e mafiozit famëkeq

Versioni i fundit/ Gjashtë të vrarët brenda në makinë janë “ushtarët” e mafiozit famëkeq

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Sulmuan gazetarët, Paloka dhe Balliu përfundojnë në SPAK

Sulmuan gazetarët, Paloka dhe Balliu përfundojnë në SPAK

May 18, 2025
FOTOLAJM/ Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, mijëra besimtarë në Vtikan, delegacione nga e gjithë bota të pranishme

FOTOLAJM/ Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, mijëra besimtarë në Vtikan, delegacione nga e gjithë bota të pranishme

May 18, 2025
Merz do të verifikojë modelin italian të qendrave të emigrantëve me Shqipërinë! Kancelari gjerman: Këto janë nisma të mira që ne i mbështesim

Merz do të verifikojë modelin italian të qendrave të emigrantëve me Shqipërinë! Kancelari gjerman: Këto janë nisma të mira që ne i mbështesim

May 18, 2025
Mbyllet numërimi i votave për qarkun e Tiranës, Olta Xhaçka i “rrëmben” mandatin Blerina Gjylametit me vetëm dy vota! Si renditen kandidatët e tjerë

AKTUALITET

Sulmuan gazetarët, Paloka dhe Balliu përfundojnë në SPAK

by Editor
May 18, 2025
0

Tiranë, 18 maj 2025 – Gazetarja Besarta Demushi ka kallëzuar në SPAK dy zyrtarë të njohur të Partisë Demokratike, Edi Palokën dhe Klevis Balliun, duke i...

Read moreDetails
FOTOLAJM/ Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, mijëra besimtarë në Vtikan, delegacione nga e gjithë bota të pranishme

FOTOLAJM/ Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, mijëra besimtarë në Vtikan, delegacione nga e gjithë bota të pranishme

May 18, 2025
Merz do të verifikojë modelin italian të qendrave të emigrantëve me Shqipërinë! Kancelari gjerman: Këto janë nisma të mira që ne i mbështesim

Merz do të verifikojë modelin italian të qendrave të emigrantëve me Shqipërinë! Kancelari gjerman: Këto janë nisma të mira që ne i mbështesim

May 18, 2025
Mbyllet numërimi i votave për qarkun e Tiranës, Olta Xhaçka i “rrëmben” mandatin Blerina Gjylametit me vetëm dy vota! Si renditen kandidatët e tjerë

Mbyllet numërimi i votave për qarkun e Tiranës, Olta Xhaçka i “rrëmben” mandatin Blerina Gjylametit me vetëm dy vota! Si renditen kandidatët e tjerë

May 18, 2025
Votat preferenciale/“Luftë” e ashpër mes Gjylametit e Xhaçkës, Qefaliajt e Ornaldo Rakipit. Tabaku e Alimehmeti “kokë më kokë”

Votat preferenciale/“Luftë” e ashpër mes Gjylametit e Xhaçkës, Qefaliajt e Ornaldo Rakipit. Tabaku e Alimehmeti “kokë më kokë”

May 18, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Sulmuan gazetarët, Paloka dhe Balliu përfundojnë në SPAK

Sulmuan gazetarët, Paloka dhe Balliu përfundojnë në SPAK

May 18, 2025
FOTOLAJM/ Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, mijëra besimtarë në Vtikan, delegacione nga e gjithë bota të pranishme

FOTOLAJM/ Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, mijëra besimtarë në Vtikan, delegacione nga e gjithë bota të pranishme

May 18, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al