Friday, June 6, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Protestë në Spaç: Kundërshtohet ndërhyrja pa kriter në ish-burgun komunist

Editor by Editor
June 5, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
Protestë në Spaç: Kundërshtohet ndërhyrja pa kriter në ish-burgun komunist
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për herë të fundit, në Spaç u protestua në vitin 1973 dhe regjimi i Enver Hoxhës u përgjigj me pushkatime dhe dënime të reja me punë të rëndë në minierat e bakrit.

Pesë dekada më vonë, nën diellin përvëlues të të enjtes së parë të qershorit, ish-të burgosur politikë dhe familjarët e tyre u ngjitën sërish në malet e Mirditës, aty ku qëndrojnë rrënojat e burgut famëkeq, për të ngritur zërin kundër një projekti restaurimi që, sipas tyre, po e zhvesh objektet nga historia e tyre.

Nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës dhe në funksion të një filmi artistik, disa objekte të Spaçi po suvatohen, duke rrezikuar, siç thonë protestuesit, të fshijnë shenjat e së shkuarës që nuk duhet harruar.

“Me këtë ndërhyrje po tjetërsohet identiteti i të vetmit burg antikomunist që ka ngelur ngelur në Shqipëri,” tha Ethem Fejzullahu, kryetar i Shoqatës së Ish-të Përndjekurve Politik të Shqipërisë.

Në emër të të gjithë të ish-të burgosurve të regjimit, ai i bëri thirrje qeverisë të heqë dorë nga ky projekt, i cili sipas tij dëmton identitetin e këtij objekti, pjesë e trashëgimisë historike kolektive.

Fejzullahu shpjegoi se të përndjekurit nuk janë kundër ndërhyrjeve apriori, por theksoi se ata kërkojnë që ato të bëhen konform arkitekturës së këtij simboli të diktaturës komuniste.

“Reagimi dhe qëndresa jonë do të jetë e vazhdueshme, deri në ndalimin e këtyre punimeve” tha ai.

Burgu-kamp i Spaçit u ndërtua nga regjimi i Enver Hoxhës në vitin 1968 për të shfrytëzuar punën e krahut të mijëra të burgosurve politikë në nxjerrjen e bakrit dhe piritit në minierë.

Në të njëjtën linjë me Fejzullahun ishin dhe familjarë të ish-të përndjekurve tjerë politikë, të cilët e konsiderojnë absurditet punimet që po kryhen në këto godina, duke rindërtuar dhe suvatuar mure.

“Është absurditet ajo çfarë po ndodh në këtë simbol të diktaturës komuniste”, tha Kol Nikolli, i cili pranoi se godinat kanë nevojë për përforcim, por jo për mure të reja dhe suva që tjetërsojnë identitetin e tyre.

“Nuk do të ndalemi, derisa qeveria ti thotë ndal këtij projekti që e shkatërron burgun e Spaçit”, shtoi ai.

Ndërhyrjet në ish burgun e Spaçit po bëhen nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore në kuadër të përgatitjes për një film artistik që do të xhirohet në ambientet e tij nga regjisori Namik Ajazi. Regjisori, më herët i tha BIRN, se ndërhyrjet po bëheshin me miratimin e kryeministrit Edi Rama, i cili i kishte dhënë një miratim verbal punimeve.

Në mbështetje të protestuesve ishte edhe kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, i cili u bëri thirrje autoriteteve qendrore për reflektim dhe transparencë lidhur me projektin.

“Ish-burgu është monument kulture dhe i tillë, i kemi kërkuar ministrisë transparencë në lidhje me këtë projekt që ka nisur që të zbatohet,” tha Mëlyshi, ndërsa shtoi se bashkia ishte në pritje të një përgjigje zyrtare nga institucionet qendrore në lidhje me këtë çështje.

“Në si pushtet vendor absolutisht nuk jemi dakord, që të dëmtohet identiteti i këtij simboli të rezistencës komuniste,” theksoi ai.

“Ne do jemi në mbështetje të çdo veprimi që do ndërmarrin ish të përndjekurit politik në lidhje më këtë çështje”, përfundoi Mëlyshi./Reporter.al

Previous Post

FOTO/ Aksident i rëndë në Ulëz, betonierja përfundon në humnerë

Next Post

U arrestua duke ngrënë drekë me Xhevdet Plakun/ Dosja për Voltan Xhanin i kalon SPAK! 39-vjeçari organizoi vrasjen e Elis Rroshkodolit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Interpol operacioni kundër abuzimit seksual me fëmijë, arrestohen 20 persona

Interpol operacioni kundër abuzimit seksual me fëmijë, arrestohen 20 persona

June 6, 2025
Banorëve të Notting Hill u vjen në majë të hundës me turistët, lyjnë fasadat e banesave të tyre me të zezë: Ngjyrat janë tërheqëse për të bërë foto për rrjetet sociale!

Banorëve të Notting Hill u vjen në majë të hundës me turistët, lyjnë fasadat e banesave të tyre me të zezë: Ngjyrat janë tërheqëse për të bërë foto për rrjetet sociale!

June 6, 2025
Pas përplasjeve me Trump/ Steve Bannon: Musk duhet të deportohet menjëherë nga SHBA

Pas përplasjeve me Trump/ Steve Bannon: Musk duhet të deportohet menjëherë nga SHBA

June 6, 2025
As Trump e Musk, ja cilët janë 7 VIP-at që humbasin më shumë nga divorci mes Presidentit dhe miliarderit

As Trump e Musk, ja cilët janë 7 VIP-at që humbasin më shumë nga divorci mes Presidentit dhe miliarderit

June 6, 2025
Interpol operacioni kundër abuzimit seksual me fëmijë, arrestohen 20 persona
AKTUALITET

Interpol operacioni kundër abuzimit seksual me fëmijë, arrestohen 20 persona

by Editor
June 6, 2025
0

EVROPË- Organizata ndërkombëtare policore (Interpol) ka thënë se 20 persona janë arrestuar në Evropë dhe kontinentin amerikan, pas një operacioni të...

Read moreDetails
Banorëve të Notting Hill u vjen në majë të hundës me turistët, lyjnë fasadat e banesave të tyre me të zezë: Ngjyrat janë tërheqëse për të bërë foto për rrjetet sociale!

Banorëve të Notting Hill u vjen në majë të hundës me turistët, lyjnë fasadat e banesave të tyre me të zezë: Ngjyrat janë tërheqëse për të bërë foto për rrjetet sociale!

June 6, 2025
Pas përplasjeve me Trump/ Steve Bannon: Musk duhet të deportohet menjëherë nga SHBA

Pas përplasjeve me Trump/ Steve Bannon: Musk duhet të deportohet menjëherë nga SHBA

June 6, 2025
As Trump e Musk, ja cilët janë 7 VIP-at që humbasin më shumë nga divorci mes Presidentit dhe miliarderit

As Trump e Musk, ja cilët janë 7 VIP-at që humbasin më shumë nga divorci mes Presidentit dhe miliarderit

June 6, 2025
Plagosja e të miturit në Ali Dem, flet babai i 15-vjeçarit: Në piceri punonte prej 1 muaji, nuk ka patur konflikte! Pumbi është pistolete, jo stilolapsi

Plagosja e të miturit në Ali Dem, flet babai i 15-vjeçarit: Në piceri punonte prej 1 muaji, nuk ka patur konflikte! Pumbi është pistolete, jo stilolapsi

June 6, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Interpol operacioni kundër abuzimit seksual me fëmijë, arrestohen 20 persona

Interpol operacioni kundër abuzimit seksual me fëmijë, arrestohen 20 persona

June 6, 2025
Banorëve të Notting Hill u vjen në majë të hundës me turistët, lyjnë fasadat e banesave të tyre me të zezë: Ngjyrat janë tërheqëse për të bërë foto për rrjetet sociale!

Banorëve të Notting Hill u vjen në majë të hundës me turistët, lyjnë fasadat e banesave të tyre me të zezë: Ngjyrat janë tërheqëse për të bërë foto për rrjetet sociale!

June 6, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al