Monday, February 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Protestë kundër Gjykatës Speciale pas dënimit të ish-komandantit të UÇK-së

Editor by Editor
December 24, 2022
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE, Rajoni
0
Protestë kundër Gjykatës Speciale pas dënimit të ish-komandantit të UÇK-së
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me sloganin “Jo në emrin tim”, në Prishtinë është protestuar kundër Gjykatës Speciale pas dënimit me 26 vjet burgim për krime lufte të ish-komandantit të UÇK, Salih Mustafa.

Protesta e së shtunës u organizua nga Partia Socialdemokrate (PSD).

Kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj, ka bërë thirrje për unitet për ta kundërshtuar këtë gjykatë.

“Lufta për liri është shenja që ky është shteti jonë. Damkosja e kësaj lufte është sulm mbi Kosovën e pavarur. Edhe 23 vjet pas çlirimit, çlirimi po ka kosto”, tha ai.

Ai e ka quajtur absurd dënimin e Salih Mustafës.

“Shikoni aktgjykimin e kësaj gjykate ku thotë që duhet të dënohet komandant Cali është nëse viktima është vrarë nga plumbat e ushtrisë serbe. Kjo është e pritshme kur gjykata nuk e ka qëllim drejtësinë, por e ka qëllim dënimin e UÇK-së. Procesi i Speciales na ka nxjerrë edhe një mësim, liria mund të fitohet një herë, por duhet të mbrohet çdo ditë”, ka thënë ai.

Molliqaj tha se duhet të veprohet tash dhe të mos priten dënime të tjera, por se duhet të rrëzohen edhe dënimi ndaj Mustafës.

“Ne nuk jemi këtu për t’i dekoruar ata që e kanë kundërshtuar këtë gjykatë, e as fajësuar ata që e kanë votuar këtë gjykatë… Duhet të bëhemi bashkë nëse e kemi njëmend mbrojtjen e UÇK-së. Nën akuzë e kemi përndjekjen për liri, i kemi themeluesit e UÇK-së, e kemi shtabin e UÇK-së, komandantë të zonave operative, prandaj atyre që u thuhet se nuk po dënohet UÇK-ja, por individët, përgjigjuni thjesht se juve nuk ju intereson as UÇK-ja”, tha ai.

U.d i kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se aty gjykohen vetëm shqiptarët dhe jo kriminelët serbë që kryen krime në Kosovë.

“Gjykata Speciale gjykon vetëm shqiptarët, por jo krimet e kryera në Kosovë, jo krimet e masakrat që i ka shkaktuar pushtuesi serb ndaj civilëve. Gjykon vetëm UÇK-në, duke e quajtur edhe ndërmarrje e përbashkët kriminale”, tha ai.

Protestuesit kanë protestuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri në hapësirën përballë Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

Në mesin e protestuesve janë parë edhe deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës – Hisen Berisha, Ganimete Musliu dhe Ariana Musliu Shoshi.

Gjykata Speciale, me seli në Hagë, funksionon sipas ligjeve të Kosovës.

Mustafa është dënuar për vrasje të paligjshme, torturë dhe ndalim arbitrar. Ai është shpallur i pafajshëm për trajtim mizor.

Sipas aktakuzës, Salih Mustafa, i njohur si ‘komandant Cali’, ka qenë komandant i njësitit gueril BIA, njësit brenda Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vetë ai është deklaruar i pafajshëm për akuzat ndaj tij.

Vendimi ndaj Mustafës përbën aktvendimin e parë të Gjykatës Speciale lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë.

Përveç Mustafës, të akuzuar për krime lufte janë edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe ish-pjesëtari tjetër i UÇK-së, Pjetër Shala.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi dhe Shala dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer mes marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Gjykata Speciale e Kosovës është formuar pas publikimit të një raporti të Këshillit të Evropës më 2011, nën autorësi të senatorit zviceran, DickMarty.

Në atë raport janë përmendur krimet e pretenduara në Kosovë. /REL

Previous Post

FOTO-E la për Elhaida Danin ja kush është ish e dashura e Ledianit

Next Post

Kulisat e reformës brenda SHISH-it dhe roli i partnerëve, çfarë e tremb Ramën?

Next Post
Kulisat e reformës brenda SHISH-it dhe roli i partnerëve, çfarë e tremb Ramën?

Kulisat e reformës brenda SHISH-it dhe roli i partnerëve, çfarë e tremb Ramën?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
LIVE/ Diskutimet e mbyllura në Këshillin e Mandateve për Ballukun, SPAK: Prova për kërcënimin e dëshmitarëve janë të pranishme

LIVE/ Diskutimet e mbyllura në Këshillin e Mandateve për Ballukun, SPAK: Prova për kërcënimin e dëshmitarëve janë të pranishme

February 23, 2026
“Balluku zbaton masën e pezullimit, dorëzon të gjithë dokumentet personale”, mbrojtja e zv. kryeministres në Këshillin e Mandateve: Nuk ka mundësi për shkatërrimin e provave.

“Balluku zbaton masën e pezullimit, dorëzon të gjithë dokumentet personale”, mbrojtja e zv. kryeministres në Këshillin e Mandateve: Nuk ka mundësi për shkatërrimin e provave.

February 23, 2026
Policët në Milano qëllojnë për vdekje 24-vjeçarin për shkak të konflikteve lidhur me çështje droge.

Policët në Milano qëllojnë për vdekje 24-vjeçarin për shkak të konflikteve lidhur me çështje droge.

February 23, 2026
Galatasaray, Osimhen përballë dëmtimit dhe çështjeve financiare; rreziku për të mos qenë i pranishëm në ndeshjen me Juventusin.

AKTUALITET

LIVE/ Diskutimet e mbyllura në Këshillin e Mandateve për Ballukun, SPAK: Prova për kërcënimin e dëshmitarëve janë të pranishme

by timoni.al
February 23, 2026
0

Këshilli i Mandateve u mbledh sot në orën 10:00 për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për marrjen e autorizimit për...

Read moreDetails
“Balluku zbaton masën e pezullimit, dorëzon të gjithë dokumentet personale”, mbrojtja e zv. kryeministres në Këshillin e Mandateve: Nuk ka mundësi për shkatërrimin e provave.

“Balluku zbaton masën e pezullimit, dorëzon të gjithë dokumentet personale”, mbrojtja e zv. kryeministres në Këshillin e Mandateve: Nuk ka mundësi për shkatërrimin e provave.

February 23, 2026
Policët në Milano qëllojnë për vdekje 24-vjeçarin për shkak të konflikteve lidhur me çështje droge.

Policët në Milano qëllojnë për vdekje 24-vjeçarin për shkak të konflikteve lidhur me çështje droge.

February 23, 2026
Galatasaray, Osimhen përballë dëmtimit dhe çështjeve financiare; rreziku për të mos qenë i pranishëm në ndeshjen me Juventusin.

Galatasaray, Osimhen përballë dëmtimit dhe çështjeve financiare; rreziku për të mos qenë i pranishëm në ndeshjen me Juventusin.

February 23, 2026
"Çfarë provash konkrete dispononi?" Diskutimet mes deputetëve të PS dhe PD në Këshillin e Mandateve me Prokurorët e SPAK për Ballukun bëhen të qarta.

“Çfarë provash konkrete dispononi?” Diskutimet mes deputetëve të PS dhe PD në Këshillin e Mandateve me Prokurorët e SPAK për Ballukun bëhen të qarta.

February 23, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

LIVE/ Diskutimet e mbyllura në Këshillin e Mandateve për Ballukun, SPAK: Prova për kërcënimin e dëshmitarëve janë të pranishme

LIVE/ Diskutimet e mbyllura në Këshillin e Mandateve për Ballukun, SPAK: Prova për kërcënimin e dëshmitarëve janë të pranishme

February 23, 2026
“Balluku zbaton masën e pezullimit, dorëzon të gjithë dokumentet personale”, mbrojtja e zv. kryeministres në Këshillin e Mandateve: Nuk ka mundësi për shkatërrimin e provave.

“Balluku zbaton masën e pezullimit, dorëzon të gjithë dokumentet personale”, mbrojtja e zv. kryeministres në Këshillin e Mandateve: Nuk ka mundësi për shkatërrimin e provave.

February 23, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al