TIRANA– Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar protestën e organizuar nga Partia Demokratike përpara Kryeministrisë. Në një postim në Facebook, Balla ka publikuar një fotografi nga tubimi, duke vënë në dukje pjesëmarrjen e vogël të qytetarëve në këtë protestë të opozitës.
“Ia doli ta fundosë PD në shoqatë! Siç tha i madhi Besnik Çinari: “Kaq në Shkodër i çojmë krushq në dasëm”. Natën e mirë,” shkruan Balla.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fb.taulant%2Fposts%2Fpfbid0279h57BVoWqtwaAGBZbqtocDem5sWZKWuPhX2JnNP3nP8fD8fvLauuFZ5B8uGg2SPl&show_text=true&width=500















